Lajmet

​Qeveria do të punësojë persona me aftësi të kufizuara

Kështu bën të ditur Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajtën sot takim me përfaqësues të organizatave jo qeveritare, ku ndër të tjera u nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.6 – Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në mes të Qeverisë dhe OJQ-ve. Kështu bën të ditur Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

“Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre. Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim. E për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, ne zotohemi që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Pra 270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ministri Murati tha se ndonëse masat e pakos kanë qëllim të krijojnë prosperitet për të gjithë, ato shpeshherë janë edhe të targetuara. Ai gjithashtu theksoi se masa 1.6 ka një mekanizëm të veçantë zbatimi ku organizatat kanë rol thelbësor në monitorim duke identifikuar sfidat dhe arritjet përgjatë vijueshmërisë së masës.

Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe përfaqësuesit nga organizatat jo-qeveritare u pajtuan që kjo masë të trajtohet si një pilotim në mënyrë që të nxirren mësimet e nevojshme me synimin që të kthehet në një masë afatgjatë.

Lajmet

Gazmend Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri të Kosovës, Policia në koordinim me KFOR-in

Published

on

By

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se së fundi janë regjistruar raste të fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të vendit, për të cilat dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë.

Ai tha se Policia është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in dhe po kryen monitorime të situatës.

Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”, tha Hoxha pas ceremonisë së shkatërrimit të armëve.

Ai theksoi se rreziku ekziston për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët, të cilët sipas tij janë të mbrojtur nga institucionet.

Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR”, u shpreh Hoxha.

Më tej, ai bëri të ditur se institucionet ndërkombëtare janë njoftuar për këtë situatë dhe se përgjegjësia i takon KFOR-it.

Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, KFOR është përgjegjësi e tyre, janë duke punuar për këtë drejtim”, tha Hoxha./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani në SHBA, merr pjesë në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit”

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Osmani, derisa ka theksuar se ka qenë e pranishme si e ftuar nga zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau, ka ndarë disa fotografi në Facebook.

Osmani ka udhëtuar në Nju Jork për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Trump vendos tarifë 100% për ilaçet që importohen në ShBA

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha produktet farmaceutike të markës ose të patentuara që hyjnë në vend nga 1 tetori 2025.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se masa nuk do të zbatohet për kompanitë që ndërtojnë fabrika prodhimi ilaçesh në SHBA.

Kujtojmë se në vitin 2024 në ShBA pothuajse ishte trefishuar importi i barërave farmaceutike./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Trump i kërkon Erdogan që Turqia të ndalojë blerjen e naftës ruse

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Turqisë të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ndërprerë financimin e energjisë nga Moska.

Duke folur përkrah Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndalimi i këtyre importeve do të ishte gjëja më e mirë që mund të bënte homologu i tij turk.

Takimi në Zyrën Ovale përfundoi pa ndonjë angazhim të fortë për të hequr sanksionet e SHBA-së ndaj Turqisë ose për të shitur avionë luftarakë të përparuar F-35, megjithëse Trump shprehu optimizëm për të dyja çështjet, shkruan BBC.

Turqia për vite me radhë është penguar të blejë avionë F-35 të SHBA-së.

Në vitin 2019, ajo u përjashtua nga një program ku prodhonte pjesë për aeroplanin luftarak pasi bleu sisteme të mbrojtjes ajrore nga Rusia.

Gjatë një sesioni të shkurtër pyetje-përgjigjesh përkrah Erdoganit në Zyrën Ovale të enjten, Trump tha se do të donte që Turqia të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj kundër Ukrainës.

“Gjëja më e mirë që ai mund të bënte është të mos blinte naftë dhe gaz nga Rusia. Nëse ai do ta bënte këtë, kjo do të ishte gjëja më e mirë”, tha Trump

Trump shtoi se beson që Erdogani respektohet si nga Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ashtu edhe nga Presidenti rus Vladimir Putin, që do të thotë se ai mund të ketë një ndikim të madh në luftë nëse dëshiron.

Krahas Indisë dhe Kinës, Turqia është ndër klientët më të mëdhenj të Moskës për eksportet e naftës dhe gazit, dhe të dhënat tregojnë se vëllimi i gazit rus që arriti në Evropë përmes Turqisë u rrit me mbi 26% në fillim të këtij viti./S.K/KP

 

Continue Reading

Të kërkuara