Lajmet

​Qeveria do të punësojë persona me aftësi të kufizuara

Kështu bën të ditur Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajtën sot takim me përfaqësues të organizatave jo qeveritare, ku ndër të tjera u nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.6 – Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në mes të Qeverisë dhe OJQ-ve. Kështu bën të ditur Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

“Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre. Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim. E për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, ne zotohemi që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Pra 270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ministri Murati tha se ndonëse masat e pakos kanë qëllim të krijojnë prosperitet për të gjithë, ato shpeshherë janë edhe të targetuara. Ai gjithashtu theksoi se masa 1.6 ka një mekanizëm të veçantë zbatimi ku organizatat kanë rol thelbësor në monitorim duke identifikuar sfidat dhe arritjet përgjatë vijueshmërisë së masës.

Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe përfaqësuesit nga organizatat jo-qeveritare u pajtuan që kjo masë të trajtohet si një pilotim në mënyrë që të nxirren mësimet e nevojshme me synimin që të kthehet në një masë afatgjatë.

Vendi

Trump vlerëson Vjosa Osmanin pas mandatit: Trashëgimia juaj do të formësojë të ardhmen e rajonit

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër falënderimi ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përfundimit të mandatit të saj, duke vlerësuar lart kontributin e saj për vendin dhe rajonin.

Në letrën e datës 8 prill, Trump ka shprehur admirim për lidershipin e guximshëm të Osmanit, duke e cilësuar atë si një partnere të besueshme të Shteteve të Bashkuara dhe duke theksuar se trashëgimia e saj do të formësojë të ardhmen e Kosovës, Ballkanit dhe Evropës.

Një fokus i veçantë në këtë letër i është kushtuar bashkëpunimit në kuadër të “Bordit të Paqes”, një nismë e re ku pjesëmarrja e Kosovës konsiderohet e rëndësishme për promovimin e lirisë dhe përfundimin e konflikteve në botë. Trump ka bërë të ditur se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Osmanin në vitet në vijim, duke lënë të hapur mundësinë për angazhime të përbashkëta edhe jashtë zyrës presidenciale.

Nga ana tjetër, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar Presidentin Trump për vlerësimin e punës së saj dhe ka rikonfirmuar se lidhja e fortë mes Kosovës dhe Amerikës do të mbetet e palëkundur. Mandati i Osmanit si presidente përfundoi më 4 prill 2026, ndërsa detyra e saj aktualisht po ushtrohet përkohësisht nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke rezultuar në lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:22.

Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka reaguar shpejt duke identifikuar të përfshirët. Gjatë ditës së hënë (20 prill), janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po ashtu janë të moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Lajmet

Zbresin çmimet e derivateve në Kosovë, nafta tetohet në 1.68 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të jenë valide për datën 21 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet tavan për produktet e naftës janë: Nafta (dizel): 1.68 euro për litër, benzina: 1.41 euro për litër, gasi: 0.88 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Ministria ka njoftuar se qytetarët që hasin në parregullsi apo çmime mbi tavanin e lejuar, mund t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar [email protected] ose përmes numrit të telefonit falas 0800 11000.

Continue Reading

Të kërkuara