Lajmet

​Qeset e plastikës ende pa pagesë, udhëzimi administrativ nuk u finalizua në tërësi

Çavdarbasha thotë se janë duke u bërë ndryshime në udhëzimin administrativ.

Published

on

Qeset e plastikës nuk janë bërë me pagesë, ani pse ishte thënë se nga janari do të merret ky vendim. Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha thotë se janë duke u bërë ndryshime në udhëzimin administrativ i cili shumë shpejt do të dal në diskutim publik, e më pas do të miratohet nga ekzekutivi.

Ajo tregon se vitin e kaluar kanë punuar në studimin për reduktimin e qeseve të plastikës dhe pas kësaj është formuar grupi administrativ për të punuar lidhur me udhëzimin administrativ për ambalazh dhe mbeturinat e tyre.

“Ai udhëzim administrativ ka përfunduar në fund të vitit, mirëpo më pas kemi parë se për pjesën e rimbursimit të depozitave është dashur të bëhen disa ndryshime. Për arsyeje se ky udhëzim administrativ përfshin edhe pjesën e qeseve të plastikës, edhe sistemin e rimbursimit të depozitave për shishet xham, plastik dhe kanaçe, atëherë jemi detyruar në një far forme me ndal miratimin e udhëzimit administrativ, derisa të bëhen ndryshime edhe për sistemin e rimbursimit të depozitave. Tashmë i kemi këto ndryshime dhe besoj që shumë shpejt do të dal në diskutim publik dhe pas diskutimit publik shkon për miratim në Qeverinë e Kosovës”, tregon zëvendësministrja.

Udhëzimi administrativ që përfshin qeset e plastikës, zëvendësministrja tregon se nuk kanë pësuar ndryshime.

“Qeset prej 25 deri në 50 mijë kron janë qese të cilat do të bëhen me pagesë, faktikisht pagesa minimale do të jetë prej 0,05 cent, që do të thotë diku 3 cent shkojnë për qesen tek prodhuesi apo importuesi dhe dy cent shkojnë te buxheti i Kosovës. Pse e kemi bërë në këtë formë është se fondet e grumbulluara, reduktimi i qeseve të plastikës apo blerja e qeseve të plastikës të shkojnë në favor të vetëdijesimit për reduktimin e qeseve, mbrojtjen e mjedisit dhe po ashtu që të jenë edhe si shtysë për bizneset të cilat ne i kemi këtu që prodhojnë qese plastike që gradualisht të fillojnë të ndryshojnë teknologjitë e tyre sa i përket prodhimit të qeseve të plastikës”, shton ajo.

Po ashtu, Çavdarbasha thotë se sfidë mbetet numri i vogël i inspektorëve për të monitoruar zbatimin e këtij vendimi.

“Me rikonstruktimin e ministrisë po shpresojmë që ky numër i inspektorëve do të rritet dhe në momentin që miratohet organogrami i ri i ministrisë, do të kemi mundësinë që të marrim inspektorë të rinj. Mirëpo besoj që edhe kampanjën të cilën do e fillojmë këto ditë do të ndihmojë shumë që edhe tek qytetarët të përcjell një mesazh se qeset plastike e ndotin mjedisin dhe mund të përdorim më pak qese plastike ose alternativa të tjera të cilat qytetarët mund t’i kenë”, përfundon ajo.

Kujtojmë se Shqipëria në qershor të vitit të kaluar ka ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës njëpërdorimëshe.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara