Lajmet

​Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë paralajmërojnë përshkallëzim të protestës

Problemi me ajrim në objektin e Pallatit të Drejtësisë është përcjellë që nga viti 2014.

Published

on

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë të cilët janë duke protestuar që nga java e kaluar për mungesën e ajrosjes, klimatizimit dhe mungesës së ujit në këtë objekt po paralajmërojnë përshkallëzim të veprimeve sindikale.

Sipas tyre kushtet në këtë objekt janë të rënda, ndërsa thonë se institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asgjë në këtë drejtim.

Kërkesa kryesore e tyre është hapja e dritareve të objektit.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi thotë se shqetësimet e tyre kanë nisur prej kur janë zhvendosur në këtë objekt.

Rrustemi thotë se kushtet e rënda në Pallat të Drejtësisë kanë ndikuar që edhe të keqësohet gjendja shëndetësore e shumë punëtorëve.

“Këtë vit ne kemi pas në vazhdimësi alivanosje të punëtorëve gjë që është dashur edhe intervenimi i ambulanteve emergjente për shkak të ajrimit jo të mirë, për shkak jo klimatizimit të mirë, për shkak të mungesës së ujit, për shkak të mungesës së ujit edhe në tualete, madje edhe aromatizime më të ndryshme edhe shumë të rënda për shëndetin e njeriut. Ky objekt nuk është në rregull sepse edhe ka mungesë të oksigjenit dhe ka mungesë të klimatiizmit. Çka është më e rëndësishme që ne po kemi problem me shëndetin tonë dhe sinqerisht po them që po të kishte pas institucion të mirëfilltë dhe po t’iu bëjnë analizë gjithë punëtorëve të stafit të Pallatit të Drejtësisë analiza shëndetësore po them se kanë me dalë shumë të sëmurë“, theksoi ai.

Rrustemi thotë se kërkesa e tyre kyçe mbetet hapja e dritareve të këtij objekti.

“Nonstop kemi kërkuar të reagohet për shkak të mungesës së oksigjenit, kërkesa jonë ka qenë imediate me i hap këto dritare sepse me klimë nuk po mund t’ia arrijmë, me aromë nuk po mund t’ia arrijmë kështu që e vetmja mundësi është me i hap këto dritare. Unë kam marr informacion se tenderimi veç është bërë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Dhe sipas disa fjalëve ofertuese është një firmë nga Istogu mirëpo punët e tenderimit në ministri të MAP-it ende nuk i kanë kompletua sepse veç tenderi është fituar dhe është shpall sipas fjalëve të Këshillit edhe ai Gjyqësor dhe ai Prokurorial kanë participuar me mjete të veta për hapjen e këtyre dritare. Por, zyrtarët e MAP-it nuk e di pse po stagnojnë pse po neglizhojnë me të vërtetë jemi në rrezik”, u shpreh Rrustemi.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk reflekton Ministria e Punëve të Brendshme krahas kërkesave të tyre.

“Duke parë edhe volumin e punës dhe ngarkesës fillimisht kemi filluar me protesta prej orës 14:00 deri në 15:40 dhe për këto ditë nuk ka intervenuar dhe nuk kemi marrë kurrfarë lajme, ne do të vazhdojmë për dy-tri ditë kështu, por nëse jo dhe hasim në vesh të shurdhër nga institucionet atëherë do të radikalizohet protesta”, tha ai.

Problemi me ajrim në objektin e Pallatit të Drejtësisë është përcjellë që nga viti 2014.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara