Lajmet

​Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” insistojnë për takim me ministren Rizvanolli

Ata dy herë kanë hyrë brenda me ftesë për takim, por në asnjërin rast nuk janë pritur nga Rizvanolli.

Published

on

Për të pestën herë me radhë po protestojnë punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjilli”. Me dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie po qëndrojnë për më shumë se katër orë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë. Ata po kërkojnë rikthimin në punë pas ndërprerjes së punës nga Korporata Energjetike të Kosovës. Punëtorët dy herë kanë hyrë brenda me ftesë për takim, por në asnjërin rast nuk janë pritur në takim nga ministrja Artane Rizvanolli.

Kryetari i aksionarëve i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imri Restelica i cili është pritur në takim nga këshilltari Vullnet Gacaferri, tha se nuk shpresojnë në zgjidhje të problemit të tyre.


“Kërkova për mundësinë e vazhdimit të punës me gjet një mundësi, megjithatë në bazë të bisedimeve, ai do t’ia përcjell ministres të gjitha këto probleme që i kemi ne. Mirëpo, absolut po shihet që ky problem është shumë i madh jo vetëm i ministrisë, por edhe më i madh. Përmes kompanisë të KEK-ut dhe Kosova Thëngjillit, sipas tyre ‘nuk mund të ndërhyjmë shumë, sepse duhet të konsultohemi me zyrën ligjore dhe të bisedojmë për më tutje’”, ka njoftuar ai para protestuesve.

Sipas tij, mbi 160 punëtorë padrejtësisht kanë mbetur pa punë. Megjithatë, Restelica tha se nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete.

“Derisa të kemi një takim tjetër zyrtar nuk mund të them që kemi një pozitivitet dhe fjalë pozitive që mund të kryhet diçka… Nuk kanë dhënë afat dhe kohë të caktuar”, ka shtuar ai.

Protestuesit janë të shprehur të indinjuar me qasjen e zyrtarëve të ministrisë, për çka kanë kërkuar takim me vet ministren Artane Rizvanolli.

“Ne qe sa vite jemi me protesta pa kurrfarë zgjidhje, po të na i bën zgjidhjen e problemit. Ne nuk po kërkojmë as më shumë, e as më pak. Por, po kërkojmë kafshatën e gojës, se si ministri na i kanë ndërprerë. Kush është nga nga KEK-u. Qeveria mund të bëjë zgjidhjen e menjëhershme të 160 punëtorëve. Ne jemi të varur nga kjo ministri, nëse është ministri e shtetit”, ka deklaruar Behxhet Fejza.

Me dhjetëra punëtorë, të cilët që nga mëngjesi kanë qëndruar para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, po shprehen të indinjuar. Ata thonë se do të qëndrojnë gjatë tërë ditës në rrugë, derisa të takohen me ministren Rizvanolli.

Dy punëtorë të kompanisë “Kosova Thëngjilli” u ftuan në takim sërish, por nuk u pritën në takim nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Inxhinieri i prodhimit, Petrit Muleta ka bërë thirrje që ministrja t’i pret në takim, në të kundërtën do të hyjnë me dhunë.

“Nuk janë të interesuar të na bëjnë zgjidhje, kështu që ne do të insistojmë sërish. Prej këtu nuk do të largohemi pa dal ministrja. ‘Nuk është kjo kompetencë e ministrisë’, shumë mirë i dimë kompetencat e kësaj ministrie.. Imriu është mirë t’iu përcjell organeve të rendit që ne do të insistojmë me hy brenda direkt te ministrja. Jo, jo do të tentojmë të hyjmë me dhunë brenda”, u shpreh ai.

Pjesëtarë të policisë së Kosovës që nga fillimi i protestës kanë qëndruar para hyrjes së objektit të ministrisë.

Inxhinieri Ramadan Berisha tha se tash e dy muaj janë pa punë dhe se janë në gjendje jo të mirë sociale.


“160 punëtorë në këtë kohë me mbet ma punë, ka 40 vjet që kanë punuar, është njëjtë si me privuar prej jete. Në këtë gjendje ekonomike, gjendja sociale është sikur me privuar nga jeta. Për shembull, ne po bëhemi barrë e shoqërisë, po kalojmë prej një gjendje që kemi mundur të kontribuojmë për shtetin ne po kalojmë në një gjendje sociale që duhet të varemi prej shtetit”, është shprehur ai.

Protesta e punëtorëve të kompanisë “Kosova Thëngjilli” po mbahet për herë të pestë me kërkesën për rikthimin në punë. E njëjta është paraparë të mbahet deri në orën 16:00. 

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara