Sport

​PSG bëhet skuadra me shpenzimet më të larta në planet për pagat e lojtarëve

Published

on

Kalimi i Lionel Messit në PSG dukej diçka e parealizueshme deri para pak ditësh, por tani ajo është diçka që po shkon drejt konkretizimit dhe madje edhe mund të mbyllet në orët ose ditët në vijim.

Por, tani diskutimi kryesor po bëhet rreth pagës së Messit te skuadra e re dhe mbi të gjitha për shpenzimet stratosferike që gjiganti francez do t’i bëjë për mbulimin e pagave të lojtarëve.

Raportohet se 34-vjeçari argjentinas do të fitojë 25 milionë funte në vit pasi nënshkruan një marrëveshje dyvjeçare në “Parkun e Princave”.

Me ardhjen e Messit si dhe me numrin e madh të yjeve që tashmë janë në skuadër të cilët po ashtu kanë paga shumë të larta, PSG tani ka një faturë astronomikisht të lartë të pagave, e cila do t’i kalojë shpenzimet e të gjitha ekipeve duke përfshirë edhe ato jashtë futbollit.

“Sportmail” ka renditur top-10 ekipet që kanë shpenzime marramendëse për t’i mbuluar pagat e lojtarëve të tyre.

10: CLEVELAND BROËNS – 157 milionë funte

Broëns Cleveland janë një ekip profesionist amerikan i futbollit që paguan për lojtarët e 157 milionë funte në vit.

9: DALLAS COËBOYS – 158 milionë funte

Dallas janë po ashtu një tjetër ekip i futbollit amerikan që ka shpenzime marramendëse për mbulimin e pagave të yjeve të skuadrës.

8: CHELSEA – 163 milionë funte

N’Golo Kante është lojtari më i paguar në radhët e Chelseat i cili përfiton 15 milionë funte në vit ose 290.000 në javë

7: BAYERN MUNICH – 166 milionë funte

Robert Lewandowski është lojtari më i paguar nga radhët e Bayernit me 18.3 milionë funte në vit, ndërsa kjo skuadër i ka 7 lojtarë që marrin mbi 10 milionë euro në vit duke përfshirë Sane, Muller, Costa dhe Hernandez.

6: JUVENTUSI – 184 milionë funte

Crisitiano Ronaldo paguhet 52 milionë euro në vit duke qenë kështu larg lojtari më i paguar krahasuar me të tjerët.

5: LOS ANGELES DODGERS – 193 milionë funte

4: BARCELONA – 195 milionë funte

3: MANCHESTER UNITED – 201 milionë funte

2: REAL MADRID – 212 milionë funte

1:PSG – 256 milionë funte

Klubi i Ligue 1, i mbështetur nga investimet e Katarit tani kanë faturën më të lartë të pagave nga çdo ekip sportiv në planet me rreth 256 milionë funte në vit.

Sport

Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit.

Sipas tij, në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare po zhvillohet takimi i planifikimit sportiv, ku po detajohet masterplani i objekteve. Ai theksoi se gjatë këtij procesi po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe po merren vendime kyçe për organizimin e ngjarjes së madhe sportive që do të mbahet në kryeqytet.

Rama u shpreh se “Prishtina 2030” nuk është vetëm një organizim sportiv, por dëshmi se kryeqyteti është gati të performojë në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

MRS shpall kategorizimin e ri të federatave sportive, Xhudoja kryeson listen

Published

on

By

Ministria e Rinisë dhe Sportit ka bërë publike listën përfundimtare të kategorizimit të sporteve në Republikën e Kosovës, ku përfshihen gjithsej 37 federata sportive.

Sipas njoftimit zyrtar, 6 federata janë renditur në kategorinë A, një në kategorinë B, katër në kategorinë C, ndërsa 26 federata janë përfshirë në kategorinë D.

Në kategorinë A kryeson Federata e Xhudos e Kosovës me 115.26 pikë, duke dëshmuar vazhdimësinë e sukseseve në arenën ndërkombëtare. Në vendin e dytë renditet Federata e Karatesë e Kosovës me 97.5 pikë, ndërsa e treta është Federata e Volejbollit të Kosovës me 88 pikë. Pasojnë Federata e Hendbollit e Kosovës me 87.8 pikë, Federata e Futbollit e Kosovës me 85.5 pikë dhe Federata e Basketbollit e Kosovës me 85.3 pikë.

Në kategorinë B është renditur vetëm Federata e Boksit e Kosovës me 83.1 pikë.

Ndërkaq, në kategorinë C bëjnë pjesë Federata e Atletikës e Kosovës, Federata e Pingpongut e Kosovës, Federata e Aeronautikës e Kosovës dhe Federata e Sportit Shkollor e Kosovës.

Sipas ministrisë, pjesa më e madhe e federatave gjithsej 26  janë të renditura në kategorinë D, në bazë të pikëzimit dhe kritereve të përcaktuara nga komisioni profesional për procesin e kategorizimit.

Continue Reading

Sport

Finalja e tensionuar, Barcelona përballë Atletico Madrid sonte në “Camp Nou”

Published

on

By

Sonte nga ora 21:00, FC Barcelona pret Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Copa del Rey në “Spotify Camp Nou”.

Pas një humbjeje 0-4 në ndeshjen e parë, Barcelona ndodhet në një situatë të vështirë: për të fituar kupën, katalanasit duhet të shënojnë të paktën 5 gola dhe të mos pësojnë më shumë.

Tifozët presin një performancë sulmuese dhe dramatike nga skuadra e tyre, ndërsa çdo gol do të lërë gjurmë në përpjekjen e Barcelonës për ta kthyer këtë sfidë në një triumf të madh para “Camp Nou”.

Continue Reading

Sport

Ronaldo largohet nga Arabia Saudite

Published

on

By

Cristiano Ronaldo ka lënë përkohësisht Arabinë Saudite dhe është nisur drejt Spanjës, pas përshkallëzimit të tensioneve ushtarake mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së.

Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka pezulluar ndeshjet e klubeve nga rajoni, duke përfshirë ato të ekipit Al‑Nassr, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Ronaldo pritet të qëndrojë në Madrid deri sa situata të qetësohet.

Ronaldo ka shënuar 22 gola në 26 ndeshje për Al-Nassr këtë sezon. Kontrata e tij me klubin saudit është e vlefshme deri në vitin 2027. /Kosova Press/

Continue Reading

Të kërkuara