Lajmet

​Pse ushqimet e mbetura nuk duhet të mbështillen kurrë në letër alumini?

Published

on

Ushqimet e mbetura në frigorifer mund të zgjasin për disa ditë nëse mbyllen mirë. Për shumicën e njerëzve, mbulimi i pjatave të tyre me letër alumini dhe vendosja e tyre në frigorifer është mënyra më e lehtë për të ruajtur ushqimin, por është gjithashtu një mënyrë për ta ekspozuar veten ndaj rrezikut.

Disa baktere, të tilla si stafilokoket dhe Bacillus cereus, të cilat shkaktojnë sëmundje të shkaktuara nga ushqimi, prodhojnë toksina që nuk shkatërrojnë temperaturat e larta të gatimit. Nëse një vakt i nxehtë lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë, bakteret mund të rriten shpejt.

Përdorimi i letrës së aluminit për të mbuluar ushqimin ndonjëherë mund të paraqesë të njëjtin rrezik pasi nuk e largon plotësisht ushqimin nga ajri.

“Kur ajri është i pranishëm, bakteret rriten më shpejt, kështu që është e nevojshme të merrni enë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit dhe ta ruani siç duhet”, tha dietologia Lindsay Malone.

Rregulli i saj i artë për paketimin e mbetjeve është t’i vendosni gjithmonë në enë të cekëta dhe të mbyllura hermetikisht për të përshpejtuar procesin e ftohjes dhe për të parandaluar rritjen e baktereve në ushqim.

Qumështi dhe produktet e mishit janë veçanërisht të prira për rritjen e baktereve. Hidhni çdo ushqim që ka qëndruar për më shumë se disa orë në temperaturën e dhomës.

Continue Reading

Sport

​Leao në dyshim për derbin me Romën

Published

on

Milani ka shqetësime për gjendjen fizike të Rafael Leaos para ndeshjes vendimtare të fundjavës kundër Romës. Sulmuesi portugez u largua nga fusha në pjesën e parë të barazimit 1-1 ndaj Atalantës dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, testet nuk zbuluan dëmtim serioz, por lojtari po vuan nga një inflamacion në vijë, çka e vë në dyshim për ndeshjen e së dielës.

Leao, 26 vjeç, ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A, duke shënuar tre gola, pas një periudhe mungese për shkak të dëmtimit në pulpë.

Nëse nuk do të jetë gati, trajneri mund të aktivizojë Christopher Nkunku ose Ruben Loftus-Cheek, pasi Christian Pulisic dhe Santiago Gimenez pritet të mungojnë.

Ndërkohë, Ardon Jashari dhe Pervis Estupinan janë rikthyer në stërvitje me grupin, ndërsa Pulisic dhe Adrien Rabiot synojnë të jenë gati për ndeshjen ndaj Parmës më 8 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për narkotikë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me pesë vjet heqje lirie dhe dy mijë euro gjobë E.Ç., shtetas i Shqipërisë, për posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më datë 30 qershor 2023, duke i koordinuar veprimet me të pandehurin J.B. e transporton narkotikun nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore.

E njëjta substancë deponohet në shtëpinë e të pandehurit J.B., për ta lehtësuar transportin, pasi shtëpia e tij është e fundit në fshatin Devë, në brezin kufitar me Shqipërinë, nga ku mund të kalohet lehtë në territorin e Shqipërisë në këmbë për rreth 40 minuta.

I pandehuri E.Ç., i gjen dhe kontakton blerësit e mundshëm të narkotikëve dhe, përmes numrit të tij të telefonit, komunikon me të pandehurin J.B., për t’u siguruar nëse ai ndodhet në shtëpi, pasi blerësi do të vijë për të marrë substancën narkotike.

Më pas, ai e udhëzon të pandehurin J.B., që t’i marrë blerësit në vendet e caktuara dhe t’i dërgojë në shtëpinë e tij, si dhe e udhëzon për sasinë e substancës narkotike që duhet t’ua japë blerësve, duke iu referuar me termat “i pardjeshmi” dhe “i sotmi”.

Gjatë kontrollit të kryer pas shtëpisë së të pandehurit J.B., janë gjetur dy çanta me substancë narkotike të llojit kanabis (marihuanë), me peshë totale 32 kilogramë e 92 gramë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./KP

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: E vetmja seancë e re që mund të thirret, është ajo për të votuar ose jo Qeverinë

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Vlora Çitaku pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se e vetmja thirrje për seancë të re, mund të jetë ajo për të votuar ose jo Qeverinë e re.

Në emër të PDK qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenarë për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, shkelje e Kushtetutës. Liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare”, tha ajo. Çitaku edhe njëherë ka konfirmuar se” Kryetari Krasniqi do të merr pjesë, Kosova nuk ka kohë për të humbur. Është e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare. Duhet të shkojmë në zgjedhje”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.

Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.

Continue Reading

Të kërkuara