Lajmet

​PSD i dorëzon Kurtit peticionin që kundërshtonte marrëveshjet me Serbinë

Aktiviteti i PSD-së përfundoi i qetë dhe pa incidente.

Published

on

Partia Socialdemokrate në një aktivitet simbolik i ka dorëzuar para hyrjes së qeverisë mbi 205 mijë nënshkrime nga qytetarët e Kosovës kur Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një peticion kundër marrëveshjeve me Serbinë, ku ishte edhe marrëveshja për energjinë.

Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti në atë kohë e kishte nënshkruar këtë peticion së bashku me 205 mijë qytetarë të vendit, përfshirë këtu marrëveshjen e nënshkruar për energjinë në veri, e cila u formalizua ditë më parë nga qeveria aktuale.

Molliqaj ka thënë se Albin Kurti nuk ka mandat të nënshkruan marrëveshje politike etnike, pa marrë edhe mbështetjen e qytetarëve. Molliqaj i pyetur nga KosovaPress për mosliberalizimin e vizave dhe vizitën e Lajçak në Kosovë, ka thënë se ky i fundit nuk do ta dërgoi vendin në një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sipas nesh kjo marrëveshje është në logjikën e vjetër e ndarjes etnike në Kosovë, ne sot këtu edhe qysh po i shihni i kemi sjellë mbi 205 mijë nënshkrimet të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët e kishin kundërshtuar në mes të tjerash edhe këtë marrëveshje, ne qytetarët e nënshkruar në këtë peticion i kundërshtojmë marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë, që lidhën me krijimin e asociacionin , bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, barrikada në murin Ibër, kodit telefonik shtetëror, marrëveshja për energjinë, si dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Pra kemi të bëjmë me marrëveshjen për energjinë, tutje në këto marrëveshje thuhet se Kosovën e ndanë në vija etnike duke krijuar entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mosfunksionimit të shtetit, pengimit të zhvillimit ekonomik dhe qon drejtë një bashkë qeverisje midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se Kurti nuk ka mandat për të nënshkruar marrëveshje të cilat janë të dëmshme për Kosovën.

“Besoj që kurrë më shumë se sot Albin Kurti duhet të ketë parasysh që s’ka mandat për këto marrëveshje, që s’ka mandat me bo marrëveshje etnike në Kosovë dhe po ashtu i ka mbi 205 mijë qytetarë të republikës së Kosovës në mesin e tyre edhe veten e tij që e kanë kundërshtuar ky është vullnet politik më shumë së ai në zgjedhje në zgjedhje ka garuar për çështje të tjera, e po servon për çështje të tjera”, deklaroi Molliqaj.

Miroslav Lajçak sipas Molliqajt nuk është i duhur për të quar Kosovën në një marrëveshje me Serbinë.

“Nëse qeveria tentoi t’i marrë meritat për mosliberalizim duhet t’i merr edhe përgjegjësit. Unë besoj që përgjegjësia e mosliberalizimit të vizave është e Bashkimit Evropian dhe nuk është meritë e kësaj qeverie e as nuk është përgjegjësi e kësaj qeverie direkt, krejt çka ka bërë qeveria Kurti i ka ndërruar vetëm emrat në vend se me qenë Isa Mustafa në takim është Albin Kurti, në vend se me qenë Edita Tahiri është Besnik Bislimi por marrëveshjet e këqija po mbesin të njëjta… Procesi në dialogun e Brukselit e udhëhequr nga Lajçak nuk ka sinjale që dërgon në një marrëveshje përfundimtare drejt të zbatueshme që i rrit gjasat për fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë, që ne e quajm paqe e përhershme mes popujve kjo është ngurtësim i konfliktit edhe vazhdimësi e tij”, tha Molliqaj.

Aktiviteti i PSD-së përfundoi i qetë dhe pa incidente.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është raportuar në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij ushtron dhunë psikike ndaj tij, duke e ofenduar atë dhe anëtarët e familjes së tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara