Kulturë

​Promovohet libri “Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999”

Published

on

Instituti për të vërtetën, drejtësinë dhe paqen (TJP) promovon librin “Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999” që nxjerr në dritë gjenocidin ndaj shqiptarëve gjatë periudhës 1989-1999.

Ky libër është përgatitur e publikuar nga Muharrem Mustafa, Blerim Krasniqi dhe Bujar Mustafa.

Muharrem Mustafa tha se një publikim si ky ka qenë i nevojshëm pasi që është krijuar konfuzion për publikun vendor dhe ndërkombëtar, duke ngatërruar kështu viktimat shqiptare me kryesit e gjenocidit, Serbinë dhe RF të Jugosllavisë.

“Instituti për të vërteten, drejtësinë dhe paqen ka analizuar rrethanat në të cilën është kryer gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ky gjenocid është reflektuar dhe argumentuar jo mjaftueshëm deri më tani por është vlerësuar që është e nevojshme një publikim i tillë, për më tepër ka raste kur e vërteta është shtrembëruar duke krijuar konfuzion me dashje apo pa dashje për publikun e gjerë vendor, dhe ndërkombëtar[…]konfuzioni shkon deri atje sa të ngatërrohen viktimat shqiptare dhe kryesit e gjenocidit Serbia dhe republika Federale e Jugosllavisë, si pasojë ende nuk ka drejtësi për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, tha ai.

Mustafa tregon se në këtë publikim argumentohet plani i përgatitur i Serbisë dhe RFJ-së, për të shfarosur shqiptarët në Kosovë, përmes ekonomisë, shëndetësisë e kulturës.

“Ky publikim pasqyron faktin se gjenocidi u realizua nga Serbia dhe RFJ përmes një plani të përgatitur dhe të koordinuar paraprakisht, që synon shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë[…]ky publikim argumenton faktin që gjenocidi ka filluar dhe është realizuar përmes shkatërrimin ekonomik, rrezikimit të sigurisë kolektive, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, sistemit arsimor, gjuhës shqipe, kufizimit të lirisë, sistemit shëndetësorë që u kulmuan me vrasje masive, masakra. Përdhunime, plaçkitje e shkatërrim të pasurisë, spastrim etnik”, tha ai.

Ilir Dugolli me një kumtesë në këtë promovim paraqiti konceptin e Filozofisë së përmbysur, ku tha se duhet të tregojmë të vërtetën në opinionin ndërkombëtarë, pasi që Kosovarët përjetuan në forma të ndryshme gjenocidin.

“Të ngremë zërin që të tregojmë te vërtetën edhe në opinionet ndërkombëtare. Shumë pak kemi bërë lidhur me të vërtetën tonë. Fobia e neglizhenca për ta treguar të vërtetën tonë nuk ka kuptim fare[…]Në Kosovë u përjetuan forma të ndryshme të gjenocidit përfshirë dëmin kolektiv i dhunshëm dhe i organizuar nga shteti Serb, trupat e të vrarëve u masakruan me armë të ftohta”, tha ai.

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara