Lajmet

​Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj

Published

on

Rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj, nga Prokuroria Themelore po konsiderohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Kjo prokurori është ende në fazën e hetimeve, në lidhje me rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj.

Muaj më parë, si shkak i këtij shpërthimi kishin mbetur të lënduar mbi 40 persona. Ndërkaq, një 20-vjeçare, pas dërgimit për trajtim në Turqi, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Vjosa Baftiu nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë siguruar edhe incizimet nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht është në fazën e hetimeve, ku janë duke u intervistuar pronarët dhe palët e dëmtuara nga ana e Policisë. Po ashtu, janë siguruar edhe incizimet nga vendi i ngjarjes dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Lidhur më veprimet e tjera nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj rreth këtij rasti, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në këtë përgjigje.

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, i cili la të lënduar dhjetëra qytetarë ngriti shqetësimin për shkak të përdorimit të madh të tyre. Për këtë ishte thënë se problemi del të jetë mungesa e laboratorëve të gazit dhe kompanive që bëjnë certifikimin e bombolave të gazit e të cilat në Kosovë janë afër gjysmë shekulli të vjetra. 

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara