Lajmet

​Projektligji për Byronë procedohet për seancë plenare

Megjithatë vërejtje për këto raporte adresoi anëtari i komisionit, deputeti Driton Selmanaj.

Published

on

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e Komisioneve kryesore për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, rrjedhimisht ka proceduar për shqyrtim në seancë plenare. Pro të njëjtit votuan gjashtë deputetë të mazhorancës, kurse nga opozita u përmbajtën nga votimi.

Megjithatë vërejtje për këto raporte adresoi anëtari i komisionit, deputeti Driton Selmanaj, i cili tha se aty ka vlerësime abstrakte për Byronë.

“Është ndoshta prej herëve të para kur shoh vlerësime abstrakte ose kuturu të komisioneve. Në Komisionin për buxhet thuhet se Projektligji për byronë përmban kosto shtesë buxhetore, por të përballueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës. Çka është ky vlerësim kështu. Çka është e përballueshme për buxhetin e Kosovës dhe çka jo. Gjithmonë çdo projektligj që ka ardh këtu është përcaktuar qartë sa është kosto buxhetore e këtij projektligji, madje është nda për vitet vijuese në mënyrë që të dihet qartë pasi janë paratë e taksapaguesve… Te rekomandimi tjetër i Komisionit për integrime evropiane, thotë se Projektligji për byronë nuk është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Ky është një vlerësim shumë i përgjithshëm, a ka rregullore ose direktiva të BE-së që e rregullojnë këtë çështje. Mendoj që nuk ka, por në të kaluarën ka ndodh se kjo çështje nuk është e rregulluar me direktiva të BE-së dhe ne mund të ecim tutje”, tha ai.

Këto vërejtje i mirëpriti kryetari i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi, i cili tha se Komisioni për Buxhet dhe Komisioni për Integrime Evropiane është dashur të elaborojnë dhe arsyetojnë më shumë në vlerësimet e tyre për Projektligjin për Byronë.

“Janë ndërtuar si shabllone këto vlerësimet le të themi preventive minimale të komisioneve të përhershme. Le të themi si komisioni për buxhet, integrime evropiane, por edhe ai për legjislacion kur e ka rolin e komisionit të përhershëm të vlerësimit të përputhshmërisë së projektligjeve me Kushtetutën dhe ligjet. Esencialisht nuk po arrijmë të lëshohemi në thelb të çështjeve që kemi përgjegjësi, deri diku është e kuptueshme. Por kjo nuk t’i dërgojë nga ekstremi në ekstremin tjetër, nëse nuk është e mundur të bëhet vlerësim sa më substancial, kjo nuk do të thotë që të kemi vlerësim sipërfaqësor…Komisioni për buxhet në rastin konkret do të ishte me rendësi me na konstatu që buxheti a është planifikuar këtë vit për këtë agjenci, për byronë. Pasi në fakt është planifikuar se buxheti është miratuar në fund të vitit të kaluar. Edhe komisioni për integrime evropiane ka pasur mundësinë me elaboru, por po kufizohen në minimumin e vlerësimit”, theksoi ai.

Ndërkaq, kritika për menaxhimin e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, adresoi deputeti i LVV-së, Hydajet Hyseni.

Në mbledhjen e sotme komisioni miratoi në parim edhe Projektligjin për mjekësinë ligjore.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara