Kuriozitete
Profesori që ruhet në gjendje të ngrirë
Bedford, ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, dhe autor i disa librave në fushën e tij.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiDoktor James Bedford më 12 janar të vitit 1967, bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht ose në gjendje të ngrirë, me qëllim të ringjalljes në të ardhmen.
Bedford, ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, dhe autor i disa librave në fushën e tij. Pak orë pas vdekjes nga kanceri, trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën-zero gradë celsius.
Me testament, 73-vjeçari kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të ngrirë.
Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje.
Kuriozitete
Tacos, ushqimi më i popullarizuar i rrugës në botë! Hot Dog renditet e dyta
Published
22 hours agoon
December 26, 2024Kthimi nga pushimet dimërore nuk do të jetë mundësi e lehtë, por një gjë që ndoshta do të mbetet më gjatë me ty sesa kujtimet është shija e asaj gjellës së vërtetë e të shijshme që ke ngrënë.
Nëse është ndonjë ceviche që ke provuar në Peru, ndonjë paella që shijoje në Spanjë, ose poutine që e shijove në Kanada, kushdo që është kaq aventurier me shije sa me planet e udhëtimit do të kujtojë një ushqim në rrugë që ka qenë pak transformues.
Por, cilat janë më të popullarizuarat?
Remitly, një platformë, ka përdorur numrin e postimeve në TikTok si pikë referimi për të përcaktuar cilat janë ushqimet më të popullarizuara të rrugës dhe tacos kanë dalë në vendin e parë me shifër marramendëse prej 1.8 milionësh.
Në vendin e dytë, megjithëse me më pak se gjysma e këtij numri marramendës, janë pani puri, ato lëvozhgat krokante të mbushura me patate pikante e qepë të grira që origjinën e kanë nga India, një ndër një shije që ka pasur 734,200 postime në rrjetet sociale.
Në vendin e tretë është hot dog-u amerikan, i cili ka 653,700 postime lidhur me të, shkruan TimeOut.
Këtu janë 20 ushqimet më të popullarizuara të rrugës, në botë:
Tacos, Meksikë
Pani Puri, Indi
Hot Dog, Shtetet e Bashkuara
Waffles, Belgjikë
Croissant, Francë
Tamales, Guatemalë
Empanadas, Spanjë
Phở, Vietnam
Ceviche, Peru
Crêpes, Francë
Macarons, Francë
Churros, Spanjë
Shawarma, Bahrein
Frites (Patate të skuqura), Francë
Nasi Goreng, Indonezi
Poutine, Kanada
Paella, Spanjë
Fou Fou, Guine
Croquetas, Spanjë
Elote, Meksikë
Ushqimi i rrugës është më shumë se një mundësi për të ngopur urinë e shkaktuar nga udhëtimi dhe një nga mënyrat më të mira për të parë një vend në mënyrën më autentike. /UBT News/
Kuriozitete
Fakte interesante mbi traditat e disa shteteve për Vitin e Ri
Published
24 hours agoon
December 26, 2024Sipas Kalendarit Gregorian, dita e fundit e vitit është data 31 dhjetor. Samoa dhe disa pjesë të Kiribatit janë ndër vendet e para që festojën ardhjen e Vitit të Ri, ndërsa ishujt Baker në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër të fundit.
Shumë kultura e festojnë në mënyra të ngjashme, ku përmendim, darkën e Vitit të Ri dhe gatimet tradicionale, arritjet që secili duhet të përmbushë gjatë Vitit të Ri dhe shijimi i spektaklit të fishekzjarreve.
Të dhënat e regjistruara për Vitin e Ri, datojnë në vitin 2000 para Lindjes së Krishtit në Mesopotami dhe kjo festë zhvillohej në periudhën e ekuinoksit pranveror, në mesin e muajit mars. Sipas kalendarit të vjetër romak, 1 marsi ishte dita e parë e vitit e kishte vetëm 10 muaj.
Më 1582, Kalendari Gregorian u ndryshua dhe 1 janari u bë dita e parë e vitit, duke i shtuar edhe 2 muaj të tjerë, janarin dhe shkurtin.
Që prej atij viti, pjesa më e madhe e shteteve në botë përdorin këtë kalendar. Çdo vit mbi 1 milion njerëz mblidhen para sheshit “Time Square” në Nju Jork për të festuar natën e ndërrimit të viteve dhe për të parë spektaklin që zhvillohet aty.
Për gjermanët, spektaklin e “Time Square” e zëvendëson, “Brandenburg Gate”, ku mblidhen një numër i madh njerëzish për të festuar dhe për të parë fishekzjarret. Dollia e parë që ngrenë gjermanët gjatë ndërrimit të viteve është me verë të gazuar gjermane e njohur si Sekt.
Festimet në Londër përqendrohen në orën e famshme Big Ben, festimet më të mëdha ndodhin në Australi, në Sidnej ku 1.5 -2 milionë njerëz mblidhen në “Sydney Harbour”. Ndër shpenzimet më të larta të kësaj nate janë në Dubai, ku shifrat e shpenzuara vetëm për fishekzjaret e hedhura në Burj Khalifa arrijnë nivele të larta.
Në mesnatën e 31 dhjetorit, në tempujt budistë të Japonisë bien këmbanat 108 herë, si simbolikë për të kujtuar 108 mëkatet e njerëzve e larguar 108 dëshirat që të dërgojnë drejt këtyre mëkateve. Një prej atraksioneve më të mëdha është edhe këmbana Night në Tokio.
Meksikanët e festojën ardhjen e Vitit të Ri duke ngrënë 12 kokrra rrushi dhe duke shprehur 12 dëshira për secilin muaj, në Kolumbi, Kubë dhe Porto Riko, një traditë të vjetër vazhdon të praktikohet edhe në ditët e sotme. Atje njerëzit krijojnë një kukull të veshur me kujtime nga e kaluara dhe në mesnatë kjo kukull digjet duke i dhënë fund kujtimeve të këqija.
Në Antarktidë mbahet një festival i njohur me emrin “Icestock” në natën e ndërrimit të viteve. /UBT News/
Kuriozitete
Kaq kushton panetonia më e shtrenjtë me ar dhe diamante
Published
1 day agoon
December 26, 2024Në Krishtlindje nuk kursehet asnjë shpenzim, por ka edhe nga ata që janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të sjellë në tryezë një ëmbëlsirë aspak të zakonshme. Bëhet fjalë për panetonen e veshur me ar të prodhuar nga pastiçeri në Borgo di Carmagnola (Torino).
E dini ju se sa kushton? Epo, 900 euro për kg. Ajo është panetonia më e shtrenjta në Itali. Ëmbëlsira është e mbuluar me fletë ari 24 karatësh dhe është vendosur në një bazë që mund të përfshijë diamante, ari të bardhë ose kristale Swarovski.
Natyrisht këto janë ëmbëlsira të prodhuara vetëm sipas kërkesës. Në të kaluarën, Hartvig ishte bërë i famshëm për ëmbëlsirat luksoze dhe madje ka bërë bujë duke prodhuar edhe panetone me vlerë 700 mijë euro.
Ishte për një manjat indian, i cili kishte shtuar një byzylyk dhe një diademë diamanti në panetone, por kemi një lajm të mirë edhe për ata që duan të kursejnë. Ka edhe panetone të mbuluar me fletë argjendi vetëm 300 euro për kg. /UBT News/
Kuriozitete
10 fakte interesante që nuk i keni ditur për Krishtlindjet
Published
3 days agoon
December 24, 2024Krishtlindja festohet nga rreth 2 miliardë njerëz përreth botës dhe simbolizon paqe, mirësi dhe dashuri. Kjo festë konsiderohet një prej datave më të rëndësishme të vitit.
Meqënse Krishtlindja është nesër, UBT News ju tregon disa kuriozitete rreth kësaj feste të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.
1. Alabama ishte shteti i parë amerikan që legalizoi festimin e Krishtlindjes. Shteti i fundit që e bëri festë ligjore ishte Oklahoma më 1907. Po ashtu, në SHBA Krishtlindja është festa më e festuar e vitit. 9 nga 10 persona e festojnë atë pavarësisht nëse janë apo jo besimtar.
2. Vakti i festës së Krishtlindjes nuk shërbehet në Hungari derisa një yll i ndezur të shihet në qiell.
3. Shembulli i parë i dokumentuar i kallamave të karameleve për të festuar Krishtlindjet në Amerikë ndodhi më 1847. August Imgard, një emigrant gjermano-suedez nga Wooster i Ohios i përdori ato për të dekoruar pemën e Krishtlindjes.
4. Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve, që do zëvendësonin pemët origjinale për herë të parë në vitin 1991.
5. Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.
6. Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.
7. Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar ‘Pema e Parajsës’.
8. Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq.
9. Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.
10. Parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale në 1647. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell. /UBT News/
Bastiset edhe Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës
Sonda e NASA-s dërgon sinjal pas misionit afër Diellit
Reali do ta ndryshojë emrin e stadiumit
Çfarë sëmundjesh paralajmëron gjakderdhja nga hundët?
Regjistrohet një rast me lijën e majmunëve në Kosovë
Ministrja Rizvanolli sot takohet me përfaqësues të KOSTT-it dhe KEDS-it
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ligjëratë ndërvepruese nga Bling Marketing, studentët e MBE-së diskutojnë praktikat dhe inovacionet e marketingut digjital
Qeverisa sot mban mbledhje, në rend dite shqyrtimi i shtesave për fëmijë dhe pensionistë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman