Lajmet

​Profesionistët shëndetësorë sot marrin dozat e dyta të vaksinës antiCOVID

Published

on

Nga sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë me dozën e dytë të vaksinës AstraZenenca. Tashmë në sallën “1 Tetori” veçse ka nisur ky proces.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress menaxheri i kësaj qendre të vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Tashmë procesi i vaksinimit me dozë të dytë për profesionistët shëndetësor ka nisur”, tha ai.

Vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë që sot po imunizohen edhe me dozën e dytë të vaksinës, më 29 mars 2021 kishin marrë dozën e parë dozën e parë.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeçare. Ndërsa, javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1.2 milion dozave të vaksinave anti-COVID.

Kosova aktualisht është duke vazhduar të vaksinojë qytetarët me dozat donacione të dhuruara nga COVAX dhe BE-ja për imunizim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar që nga 15 qershori do të nis vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës.

Lajmet

Mali i Zi, regjimi i vizave rrezikon integrimin evropian

Published

on

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Malin e Zi se mund të humbasë fonde nga Plani i Rritjes nëse nuk tërheq vendimet për ndryshimet në regjimin e vizave për vendet e treta deri në fund të shkurtit 2025. Ky paralajmërim erdhi pas faktit që Mali i Zi shtoi Bahrein në regjimin pa viza dhe ndryshoi statusin e Arabisë Saudite nga vizë sezonale në të përhershme. Për të përmbushur hapat e Agjendës së Reformës, Mali i Zi duhet të heqë dy vende nga regjimi i tij pa viza.

Qeveria e Malit të Zi ka mbrojtur vendimin e saj, duke theksuar se ky hap është në interes të zhvillimit ekonomik, veçanërisht për turizmin dhe investimet, dhe ka premtuar të punojë me BE-në për të gjetur zgjidhje që balancojnë interesat ekonomike dhe detyrimet për integrimin evropian.

Opozita e ka parë këtë veprim si një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi, duke akuzuar partitë në pushtet për shkatërrimin e institucioneve shtetërore dhe sistemit të sigurisë.

Përveç kësaj, grupi studentor “Kamo Sjutra” ka ngritur padi për shpifje kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi, duke akuzuar zyrtarët e partisë për akuzat të pavërteta ndaj organizatorëve të protestës studentore. Protestat vazhdojnë, me kërkesa për dorëheqjen e drejtuesve të sektorit të sigurisë pas një masakre në Cetinë, që la 13 të vdekur dhe 3 të plagosur. Protestat gëzojnë mbështetje të gjerë nga publiku i cili është i shqetësuar për ngadalësinë e reformave të policisë dhe problemet e tjera të brendshme të qeverisë./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Published

on

Është ndarë nga jeta kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini. Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj. Kështu është bërë me dije nga familjët e tij.

Varrimi i tij do të bëhet ditën e martë, më 25 shkurt 2025, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

“Sot i mbylle sytë për të kaluar në amshim. Vdekja të mori dhe të ngjiti në Olimpin e njerëzve që lanë gjurmë për këtë vend. Vërtet, të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi. Ti sot shkove te Lartmadhëria e Tij. Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga.

Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Për rreth 25 vite Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.

Continue Reading

Bota

Ish-udhëheqësi i Hezbollah do të varroset të dielën

Published

on

Hezbollah ka njoftuar se ish-udhëheqësi i tij, Hasa Nasrallah, do të varroset të dielën pas pesë muajsh që nga vdekja e tij. Nasrallah humbi jetën më 27 shtator 2024, në një sulm ajror të kryer nga Izraeli, ndërkohë që ai ishte duke u takuar me komandantët e lëvizjes Hezbollah.

Nasrallah, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin dhe drejtimin e Hezbollah, është konsideruar një nga liderët më të respektuar të botës arabe, për shkak të ndikimit të madh që ka pasur në rajon dhe përpjekjeve të tij për të krijuar një lëvizje ushtarake islamike me përmasa globale. Kjo ngjarje ka tronditur shumë komunitete, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Të dielën, pas pesë muajsh, trupi i tij do të varroset në një ceremoni të pritur me shumë vëmendje, që pritet të tërheqë vëmendjen e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë nga e gjithë bota arabe.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet ish-kryetarja e Nishit, Dragana Sotirovski

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar arrestimin e katër personave, përfshirë ish-kryetaren e Nishit, Dragana Sotirovski, dhe ish-komandantin e Shtabit të Situatave Emergjente të qytetit, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Nishit.

Sipas njoftimit të MPB-së, dyshimet lidhen me një dëm të vlerësuar prej 460 milionë dinarësh (afro katër milionë euro), i cili është shkaktuar përmes angazhimit të kompanive të caktuara për punime ndërtimore. Gjatë kontrollit të zhvilluar nga policia, janë sekuestruar 11 automjete, si dhe një sërë mjetesh të tjera, duke përfshirë kamionë dhe makineri pune që dyshohet të kenë lidhje me veprimtarinë kriminale.

Sotirovski, gjatë periudhës nga 16 marsi 2022 deri më 9 korrik 2024, ka angazhuar dy kompani, “DN PR” dhe “Sim puk gradnja”, për kryerjen e punëve ndërtimore në qytetin e Nishit, duke shkelur ligjin dhe rregulloret për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe menaxhimin e emergjencave.

Dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe do të dërgohen në prokurorinë kompetente me kallëzim penal.

Ish-kryetarja e Nishit, Sotirovski, ka shërbyer në këtë post nga viti 2020 deri në vitin 2024. Para arrestimit, u raportua se ajo ishte në shënjestër të hetimeve, megjithatë ajo e ka mohuar çdo akuzë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara