

Lajmet
Polonia sërish kërkon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë
Ambasadori polak në BE, Andrzej Sados i përcolli kërkesat në një takim të të dërguarve shtetërorë të BE-së.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPolonia i ka bërë thirrje sërish BE-së të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë mbi gazin, naftën, bankat, shërbimet, IT dhe transportin tokësor dhe detar.
Ambasadori polak në BE, Andrzej Sados i përcolli kërkesat në një takim të të dërguarve shtetërorë të BE-së, të thirrur për të diskutuar propozimet e fundit të sanksioneve të Komisionit Evropian, të miratuara të premten e kaluar.
Ndër të tjera, paketa e re e sanksioneve ndalon importet e arit rus dhe kufizon eksportet e teknologjisë së lartë në Rusi. Ai gjithashtu bëri thirrje për një embargo ndaj LNG-së ruse dhe produkteve që mund të merren lehtësisht diku tjetër, të tilla si gjysmëproduktet e çelikut, përbërjet bituminoze dhe mobiliet.
Sados sugjeroi gjithashtu sanksione ndaj kompanive ushtarake ruse dhe agjencive propagandistike dhe kufizime më të rrepta në sektorin energjetik rus, veçanërisht tubacionet e naftës dhe gazit.
Polonia gjithashtu dëshiron sanksione më të ashpra financiare kundër Moskës, në veçanti përjashtimin e bankave të tjera ruse nga sistemi SWIFT./ATSh
Lajmet
Aksident mes dy veturave në Podujevë, një i lënduar
Published
54 seconds agoon
July 7, 2025By
UBTnews
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Podujevë.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.
“Sot rreth orës 10:20, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha ai.
Lajmet
Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës për disa shërbime komunale
Published
50 minutes agoon
July 7, 2025By
UBTnews
Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve gjatë sezonit veror dhe numrit të madh të bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale.
Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga data 8 korrik 2025, disa sportele do të funksionojnë me orar të zgjatur, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 17:00.
“Sportelet që do të punojnë me këtë orar të zgjatur janë: Komuna e vjetër: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, Komuna e re: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, bashkësia lokale – Lagjja e Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.
Ky vendim thuhet se synon të përmbushë kërkesat e qytetarëve për dokumente dhe shërbime administrative, siç theksohet, duke ofruar kohë shtesë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’i kryer punët e tyre gjatë kësaj periudhe.
Lajmet
Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër
Published
54 minutes agoon
July 7, 2025By
UBTnews
Me nismën e Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, në Mitrovicë të Veriut nisi të hënën një peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër.
Gurëthemelet e tyre u vendosën më 1 korrik, me praninë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Qeveria e Kosovës ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik – dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.
Kurti tha se qëllim i këtij projekti është lidhja e Mitrovicës së Veriut, me popullsi shumicë serbe, me Mitrovicën e Jugut, ku shumica e popullsisë është shqiptare.
Ai, gjithashtu, tha se Qeveria është e përkushtuar për një “komunikim, qarkullim, bashkëpunim dhe shkëmbim më të madh midis Veriut dhe Jugut”.
Në anën tjetër, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i tha Radio Televizionit të Serbisë përpara fillimit të nënshkrimit të peticionit, se qëllimi është “të tregohet një qëndrim i unifikuar i popullit serb, se ai nuk pranon vendime të njëanshme për projekte në dëm të komunitetit serb”.
Ai tha se peticioni do të jetë i disponueshëm për nënshkrim gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa më pas do t’i përcillet bashkësisë ndërkombëtare.
Nga Bashkimi Evropian i thanë Radios Evropa e Lirë më herët se çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës përgjatë lumit Ibër, duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – përkatësisht me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.
Urat, përndryshe, do të ndërtohen pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë urë qëndrojnë vazhdimisht pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, pasi ajo njihet për konflikte etnike në periudhën e pasluftës.
Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore për mbylljen e saj për qarkullimin e makinave.
Aktualisht, ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.
Verën e kaluar, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se ajo mund të hapet për trafik – gjë që i rriti tensionet dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
Kryeministri në detyrë, Kurti, tha se Qeveria e tij nuk do të heqë kurrë dorë nga hapja e urës kryesore.
Pjesëtarë të komunitetit serb nga Mitrovica e Veriut i thanë më herët Radios Evropa e Lirë se hapja e urës kryesore vetëm se do t’i rriste tensionet në terren, ndërsa shqiptarët nga Mitrovica e Jugut deklaruan se një veprim i tillë do të kontribuonte në bashkëjetesë dhe liri të lëvizjes.
Në vitin 2014, Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës kryesore për trafik, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
I ashtuquajturi rivitalizim i urës u planifikua me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe funksionalizimin e urës.
Më pas, në vitin 2016, u miratua një plan i ri zbatimi, që synonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mbi interpretimet e ndryshme të konstatimeve të mëparshme.
Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës duhej të bëhej në janar të vitit 2017.
Punimet rreth rivitalizimit të urës përfunduan vetëm në qershor të vitit 2018 dhe ura, në të cilën u investuan 1.5 milion euro, nuk u hap kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë./REL
Lajmet
Peci: VV-së i takon drejtimi i Kuvendit, qëndrimi i Bekë Berishës duhet vlerësuar
Published
1 hour agoon
July 7, 2025By
UBTnews
Kryetari i partisë “Guxo”, deputet i Vetëvendosjes, Faton Peci, ka vlerësuar qëndrimin e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili u shpreh i gatshëm të votojë cilindo kandidat të propozuar nga partia e parë nëse votimi është i hapur. Sipas Pecit, kjo qasje meriton vlerësim dhe duhet të shndërrohet në sjellje të përgjithshme parlamentare.
Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka të garantuar vetëm një pozicion institucional, atë të kryetarit të Kuvendit. ndërsa për të gjitha temat e tjera, do të vendoset përmes negociatave politike dhe partneriteteve.
“Nuk është në pyetje sakrifikimi askujt, çështja është se në rast se një propozim i tillë prej një deputeti të cilit duhet vlerësuar, në esencë do duhej me qenë sjellja e shumicës së deputeteve, për shkak se nuk mundet të tjetërsohet vullneti i qytetarëve dhe e drejta që VV e ka fituar me votë të qytetarëve dhe që i takon me aktvendimin dhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka dihet si rezultat i procesit zgjedhor të 9 shkurtit, VV ka të siguruar vetëm një pozicion institucional, pozita e kryetarit e kuvendit. Të gjitha temat tjera, varet nga procesi negociator dhe mënyrën si ndërtohen partneritetet”, ka thënë Peci.
Duke folur për dështimin e fundit për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, Peci tha se përpjekja ka dështuar përkundër angazhimit, ndërsa mohoi pretendimet se është ndryshuar rendi i ditës në seancën konstituive. Ai theksoi se mocionet procedurale nuk kanë aplikim në këto seanca.
Duke komentuar një propozim nga një përfaqësues i LDK-së që Kosova të “kthehet në kornizën kushtetuese”, Peci tha se korniza kushtetuese është dokument juridik i kaluar.
“Kur flasim për përgjegjësinë e partive politike dhe gjithë deputeteve për konstituim të Kuvendit, kjo duhet të respektohet pa përjashtim. Ajo çka unë pash risi prej ditëve tjera në përpjekjen radhës për të aprovuar komisionin për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, është se kishte një propozim prej përfaqësuesit të LDK-së, që Kosova duhet të kthehet në kornizën kushtetuese. Mendoj se korniza kushtetuese është dokument juridik i kaluar, ka qenë në periudhën e armikut, Kosova ka kushtetutën e saj, që është e plotfuqishme, në bazën të cilën funksionon Republika e Kosovës”, ka thënë Peci.
Konstituimi i Kuvendit dështoi edhe për herën e 43-të. Vazhdimi i kësaj seance dështoi në mungesë kuorumi për votimin e komisionit që mundëson votimin e fshehtë. Në sallë kanë qenë të pranishëm 99 deputetë, ku kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ftuar partitë politike për propozim të emrave për komision.

Aksident mes dy veturave në Podujevë, një i lënduar

UBT organizon gara sportive në kuadër të Akademisë Verore 2025

A e dëmton kondicioneri lëkurën tuaj?

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës për disa shërbime komunale

Shakira prek me veprimin e saj, ndihmon familjet e goditura nga përmbytjet në Teksas

Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

Trump: Jemi afër marrëveshjes për armëpushim në Gazë

Peci: VV-së i takon drejtimi i Kuvendit, qëndrimi i Bekë Berishës duhet vlerësuar
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës