Lajmet

​Policia në rajonin e Ferizajt me disa kërkesa për përfaqësuesit e gastronomisë

Sipas Policisë, në këto takime, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në këto komuna.

Published

on

Komandantët e stacioneve policore në Ferizaj, Shtërpcë dhe Hani Elezit, kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e lokaleve të gastronomisë dhe inspektorët e komunës.

Sipas Policisë, në këto takime, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në këto komuna, e cila është vlerësuar të jetë e qetë, stabile dhe e menaxhuar, nuk ka ndonjë informacion që do të rrezikonte situatën e sigurisë në këto komuna, por është e nevojshme që të merren masa shtesë për respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë:

Respektimi i Ligjit për Rend dhe Qetësi Publike, në lidhje me muzikat dhe zhurmën e lartë në disa lokale, respektimi i rregullores së komunave lidhur me orarin e punës në lokalet e gastronimisë, respektimi i ligjit për të huajt (pronarët e hoteleve dhe moteleve janë të detyruar të regjistrojnë klientët e tyre që vijnë nga jashtë – shtetasit e huaj), lirimin e hapësirave publike nga shitësit ambulantorë, që janë pengesë për qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugë, si dhe parkingjet e parregullta të automjeteve. Policia i ka njoftuar të gjithë, se i kanë marrë masat e nevojshme me plan operativ gjatë sezonit të verës në parandalim të këtyre dukurive negative, që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret e komunave përkatëse dhe se policia ka shtuar personelin e sajë në detyrë. Bashkarisht u dakorduan, që të merren masa të nevojshme dhe secili të kontribuojë që kjo verë të kalojë me sa më pakë incidente. Policia fton qytetarët për bashkëpunim. Nëse kanë informacione për personat/lokalet që prishin rendin dhe qetësinë publike, që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, por nëse kanë i formacione edhe rreth kriminalitetit në përgjithësi, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Gazetarët e RTK-së protestojnë për mungesën e pagave, nuk përjashtojnë grevën në të ardhmen

Published

on

By

Për shkak të mos ekzekutimit të pagave për muajin korrik, disa punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) protestuan sot para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar të drejtat e tyre ligjore për alokim të mjeteve.

Ndonëse 5 gushti ishte dita e fundit kur atyre do të duhej t’iu alokoheshin mjetet për muajin korrik, rreth 700 punonjës të RTK-së kanë mbetur pa paga.

RTK nuk hesht”, “Gazetar pa pagë=Demokraci pa zë”, “Mos na e fikni zërin publik”, “Buxheti nuk është privilegj, është e drejtë ligjore”, “Mos e shkatërroni mediumin publik”, “RTK është e popullit, jo e politikës”, “Punëtorët e RTK-së, jo viktima të krizës”, janë disa nga mbishkrimet në pankartat që punëtorët e mediumit publik mbanin në duar gjatë protestës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), Gëzim Bimbashi tha se kjo krizë është rezultat i mosmiratimit të Ligjit të ri për RTK-në dhe mungesës së një financimi të pavarur dhe të qëndrueshëm.

Ai tha se kërkesat e punëtorëve të RTK-së janë alokimi i menjëhershëm i buxhetit, kompletimi i bordit të RTK-së nga Kuvendi i ri, shpallja e konkursit për drejtor të përgjithshëm, me respektim të plotë të procedurave ligjore, si dhe rritja e buxhetit për vitin 2026, përfshirë rritjen e pagave.

Bimbashi potencoi se mbi 700 familje janë pa paga, në kushte të rënda ekonomike, nën barrën e kredive dhe me kosto të jetesës në rritje.

Po ashtu, Bimbashi tha se nuk përjashtohen greva, protesta para objektit të RTK-së dhe bojkoti i ngjarjeve politike.

Ndërkaq, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tha se ofrojnë mbështetje të plotë dhe të fuqishme për punëtorët e RTK-së.

Ai potencoi se thirrja e AGK-së është që punonjësit e RTK-së të vazhdojnë punën e tyre pa presion financiar e politik.

Sipas tij, situata aktuale ka qenë e shmangshme për cka ftoi institucionet që të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

Continue Reading

Aktualitet

OVL-UÇK për protestën e nesërme: Janë bërë të gjitha përgatitjet, po synohet të rishkruhet historia

Published

on

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme të 7 gushtit në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Në konferencë për media Gazmend Syla tha se për këtë protestë janë paralajmëruar të gjitha institucionet për mbarëvajtjen sa më korrekte të saj dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet për protestë.

“Në kuadër të organizimit të protestës të paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë bërë të gjitha përgatitjet, kemi kërkuar lejen e Komunës së Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës, është angazhuar ambulanta kemi bërë kërkesë të kemi një ambulantë nëse ka nevojë. I është dhënë mundësia kushdo që ka dëshirë me marrë pjesë në protestë me autobus. Kemi komunikuar me parkingun Prishtina, ka mbetë vetëm nesër me fillu protesta. Folës të kësaj proteste do jene profesoresha universitare, zonja Nevenka edhe organizuesi i kësaj proteste, Hysni Gucati, pastaj do të jetë edhe një bashkëluftëtari joni, kryetari i BDI, Ali Ahmeti edhe një djalë dëshmori”, tha fillimisht ai.

Syla ftoi sërish qytetarët për pjesëmarrje masive në këtë protestë dhe se OVL-UÇK vazhdimisht ka bërë fushatë diplomatike te bashkësia ndërkombëtare në institucione dhe figura të ndryshme botërore.

Ndër të tjera Syla tha se po synohet të rishkruhet historia jonë dhe se po presin edhe ndonjë reagim ndërkombëtar.

“Për ne është e papranueshme dhe kjo është edhe një motiv shtesë për me dalë në protestë por edhe në protestat tjera që do kemi pas kësaj, për të kërkuar nga faktori ndërkombëtar të mos lejojnë një gjë të tillë pasi aty po synohet të rishkruhet historia jonë, po cenohet të rishkruhet historia e shtetndërtimit tonë që e kemi ndërtuar së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj kjo i lëkund themelet e shtetit tonë. Jemi duke pritur nëse do ketë reagim ndërkombëtar, nëse jo ne do të vazhdojmë prapë me protesta”, përfundoi Syla.

Gjykata Speciale së fundmi ka pranuar si dëshmi edhe dëshmi nga institucionet serbe, teksa Syla shpreh shqetësim të thellë për këtë fakt duke ftuar edhe reagim ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Sorensen arrin në objektin e Qeverisë, zhvillon takim me Kurtin

Published

on

By

Emisarin i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Sorensen është parë teksa hynë në objekt aty ku do të takojë, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sorensen para takimit me Kurti ka zhvilluar takim edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Pas takimit pritet të ketë një deklaratë të shkurt për media.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-ambasadori i Holandës: Protestoni me dinjitet, Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet

Published

on

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të protestojnë me dinjitet, pa dhunë e pa slogane të këqija.

Bosch që ishte ambasador në Kosovë kur u themelua Gjykata Speciale, thotë se kjo gjykatë ka devijua nga qëllimi që ishte krijuar.

Ai ka thënë se pavarësisht që u konfirmua që nuk ka pasur trafikim të organeve, Specialja po vazhdon të veprojë pa asnjë mbikëqyrje.

Ajo u krijua mbi bazën e akuzave për trafik organesh. Kur gjyqtari Williamson përfundoi se kjo nuk kishte ndodhur, arsyeja e ekzistencës së saj u zhduk dhe procesi duhej të ndalej. Tani kjo gjykatë, e cila supozohet të jetë një gjykatë kosovare, vepron pa asnjë mbikëqyrje”, thotë ai për Nacionalen.

Ish-ambasadori Bosch thotë se Gjykata Speciale nuk ka asnjë transparencë. Madje, me pranimin e provave të fundit nga Shërbimi Sekret i Serbisë, vetëm sa e minon besimin.

Siç u vendos nga BE-ja, BE-ja duhet të shohë çfarë po bëjnë ata keq, sepse nuk tregojnë asnjë transparencë, gjë që është shumë keq. Gjithashtu, pranimi i të ashtuquajturave prova nga shërbimi sekret serb e minon edhe më tej besueshmërinë e tyreS, tha Bosch.

Ai kërkoi që kjo gjykatë të shfuqizohet, dhe të themelohet një Gjykatë për krimet e luftës në Ukrainë.

Continue Reading

Të kërkuara