Lajmet

​Termokos nuk rrit çmimin e ngrohjes, ofron ngrohje edhe për katër mijë konsumatorë të rinj

“Termokos”, si kompani e ngrohjes qendrore nga qershori i vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.

Published

on

Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos”, këtë sezon pritet të ofrojnë ngrohje edhe për 140 objekte të reja banesore me rreth katër mijë konsumatorë të rinj në lagjen Mati 1, konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”.

E derisa pritet të nis edhe me shtrirjen e rrjetit të ngrohjes në lagjen e Muhaxherëve, konkretisht afër parkut të qytetit, Termokos është në proces të realizimit të projektit për vendosjen e paneleve solare, me të cilët do të sigurohet ngrohja për dy lagje të reja në kryeqytet.

Termokos po planifikon po ashtu, që pas zgjerimit të rrjetit te parku i qytetit, të vazhdojë me zgjerimin në pjesën tjetër të lagjes Arbëria, por gjithashtu janë në proces të realizimit të projektit për dyfishimin e kapaciteteve të energjisë termike që marrin nga KEK-u.

Me ndihmën e fondeve të ndara nga Qeveria e Gjermanisë dhe banka gjermane për zhvillim, po zgjerohet rrjeti i ngrohjes Termokos për disa lagje të kryeqytetit për të lehtësuar ditët e ftohta gjatë dimrit.

Zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka- Fejzullahu tha se shtrirja e gypave të ngrohtores është duke u bërë në disa lagje.

Është në proces tashmë kyçja në rrjetin e ngrohjes, ku përkatësisht shtrirja e rrjetit të ngrohtores është bërë në lagjen Mati 1, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”, rrugicat dhe objektet që ndodhen përreth rrugicave të kësaj rruge, ndërsa aktualisht është duke u punuar për vendosjen e nënstacioneve të ngrohjes, pasi që Banka Gjermane për Zhvillim, e cila i realizon të gjitha procedurat e tenderimit për zgjedhjen e punëkryesve në këto projekte për të cilat janë financuar nga Qeveria Gjermane, ka zgjedhur dy punëkryes në këtë pjesë të tenderit, pra për kryerjen e punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, derisa pjesa e parë e kompanisë së punëkryesve, shtrirja e rrjetit ka përfunduar vitin e kaluar, tash kjo është duke u bërë instalimin e nënstacioneve të ngrohjes, kemi 140 objekte të reja banesore që do të kyçen në këtë lagje, me rreth katër mijë konsumatorë të rinj që për herë të parë do të filloj furnizimi me ngrohje, pra që nga fillimi i këtij sezoni, që pritet të filloj ashtu siç e kemi përcaktuar ligjërisht nga 15 tetori i këtij viti. Shtrirje të ngrohjes tjetër do të ketë edhe për lagjet tjera të qytetit të Prishtinës, është e planifikuar që për pak kohë varësisht nga koordinimi që do të kemi edhe me komunën dhe me projektet e tyre, do të filloj edhe punimet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes tek lagja, në afërsi të parkut të qytetit, ndërsa për pjesën tjetër, të lagjes Arbëria, pjesa e poshtme e lagjes Arbëria fillojnë punimet pas realizimit të këtyre punimeve. Pra lagja Mati 1 përkatësisht rruga “Muharrem Fejza” dhe pjesa e lagjes në afërsi të parkut të qytetit pritet të fillojnë pas fillimit të sezonit të ri ngrohës, pra ka pas gjasa që ata të kyçen këtë vit, mbase do të arrijmë që vitin e ardhëm të kyçim rrjetin e ngrohjes”, thotë ajo.

Ajo thotë se në proces është edhe vendosja e paneleve solar.

Kemi edhe projekte të tjera përveç të masës së nxehtësisë, kemi në proces të realizimit edhe projekte për vendosjen e paneleve solar. Me këtë projekt i cili financohet po ashtu nga donatorë ndërkombëtare, do të sigurohet ngrohja për dy lagje të reja të Prishtinës, është pjesa e epërme e lagjes Arbëria dhe për herë të parë në rrjetin e ngrohjes pritet të kyçet me këtë projekt edhe lagja Tophane. Kjo përveç sigurimit të ngrohjes cilësore të mjaftueshme për këta konsumatorëve të këtyre dy lagjeve, pritet se do të ndikojë dukshëm edhe në eliminimin enorme të ajrit për qytetin e Prishtinës, të cilët këta banorë në mungesë të ngrohjes qendrore janë detyruar të shfrytëzojnë alternativa të tjera ngrohëse, ndërsa në proces jemi edhe në realizimin e projektit për dyfishimin e kapaciteteve të energjisë termike që marrim nga KEK-u. Aktualisht jemi duke marrë 140 KË me energji termike nga KEK-u, ndërsa në të ardhmen do të merremi me realizimin e projektit i cili tashmë, pak kohë më parë kemi nënshkruar kontratën me Bankën Evropiane për Investime, e cila në vlerë të 1.5 milion eurove ka financuar projektin për studimin paraprak për realizimin e këtij projekti, pra dhe fazat e mëtutjeshme do të varen nga ky studim që do të vërehet, pran Banka Evropiane për Investime, i cili presim se do të jetë në favor të realizimit të këtij projekti”, shton Fejzullahu.

Uka-Fejzullahu më tej shton se këtë vit nuk kanë rritur faturat e energjisë termike dhe se këto fatura vendosen nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Gjithashtu, zëdhënësja e Termokosit thotë se në rastin kur konsumatorët nuk do të paguajnë faturat, janë të obliguar të marrin masa, pasi sipas saj, investimet po bëhen me fonde nga ndërkombëtarët.

Është shumë e palogjikshme që në këtë fazë të zhvillimit të ngrohtores, në këtë fazë ne i ofrojmë ngrohje të mjaftueshme dhe për të gjithë ata konsumatorë, aq më tepër në këtë fazë kur ka një rritje të çmimit të energjisë elektrike, i cili po paralajmëron se do të ndodhë edhe periudhën e ardhshme, pra sidomos periudhën e dimrit ne kemi vazhduar edhe këtë sezon e fundit të furnizojmë me ngrohje pa ndryshim të tarifave, d.m.th. pa rritje të çmimit dhe në vazhdën e ngritjes së çmimeve dhe të gjithave lëndës së parë, pra për ngrohje cilat do qofshin ato dru, pelet apo thëngjill, gjitha këto shumë më të kushtueshme se ngrohja që ofrojmë ne. Është alternativa e vetme, pra e sigurt dhe shumë e leverdishme ekonomikisht për të gjithë konsumatorët tanë, pra ata nuk duhet të hezitojnë këto fatura të ngrohjes ngase është më e leverdishme për ata, në të kundërtën ne në vazhdimësi duhet të aplikojmë masat të cilat nuk i pëlqejmë por jemi të detyruar duke i ngjasuar të gjithë ato borxhe, ngase nuk është shumë e arsyeshme, ne të kërkojmë fonde nga donatorët për të realizuar projekte të shumta, kur ata konsumatorë për të cilët po bëhen këto projekte nuk dëshirojnë të paguajnë faturat për një shërbim shumë cilësor të cilën e marrin gjatë gjithë periudhës së dimrit, pra për gjashtë muaj me radhë. Ata kanë një furnizim cilësor dhe të mjaftueshëm me ngrohje 24 orë për shtatë ditë në javë. Ne në vazhdimësi kemi aplikuar metodat më të reja të cilat po shihet se po kanë ndikim të konsumatorët, tek ata konsumatorë të cilët po kanë hezitim t’i paguajnë faturat e ngrohjes, kemi ngrit padi private përmes përmbaruesve privat”, shton ajo.

“Termokos”, si kompani e ngrohjes qendrore nga qershori i vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.

Rjeti i ngrohjes së Termokos-it deri tani ka shërbyer në lagjet e vjetra të Prishtinës dhe atë me gypat e viteve të ’70- ta.

Lajmet

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të menjëhershme të përkohshme

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave dhe vendimeve që lidhen me konstituimin e Legjislaturës XI të Kuvendit të Kosovës. Kërkesa është dorëzuar fizikisht nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.

Përmes këtij hapi, opozita konteston zyrtarisht tri vendime të ditëve të fundit: vendimin e 9 shtatorit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, vendimin procedural të 11 shtatorit lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve, si dhe konstatimin e 13 shtatorit që shpallte të konstituar Legjislaturën XI. PDK kërkon nga Gjykata që t’i vlerësojë këto procese dhe të përcaktojë qartë pasojat juridike të shkeljeve që pretendohet se janë bërë.

Gjatë dorëzimit të lëndës, përfaqësuesit e PDK-së deklaruan se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur renditjen kushtetuese nga kalkulimet politike. Arian Tahiri theksoi se institucioni më i lartë i interpretimit të Kushtetutës duhet ta thotë fjalën e vet përfundimtare, ndërsa deputeti Përparim Gruda shtoi se rregullat në Kosovë duhet t’i përcaktojë Kushtetuta dhe jo vullneti i një partie politike.

Krahas kërkesës kryesore, avokati Faton Fetahu bëri me dije se i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendosë menjëherë një masë të përkohshme. Kjo masë synon pezullimin e pasojave të mëtejshme juridike dhe parandalimin e krijimit të fakteve të reja institucionale derisa të merret një vendim përfundimtar. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dërgojë në Kushtetuese edhe një lëndë tjetër të veçantë, e cila ka të bëjë me procesin e formimit të Qeverisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Në vitin 1962, një burrë bleu një pikturë për 4 dollarë në treg dhe më vonë u zbulua se ishte një kopje origjinale e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së me vlerë miliona.
  2. Ka një hotel në Suedi që ndërtohet çdo vit krejtësisht nga akulli dhe shkrihet përsëri në pranverë.
  3. Shkencëtarët kanë zbuluar se lopët kanë “shoqe të ngushta” dhe stresohen kur ndahen prej tyre.
  4. Në Korenë e Jugut ekziston një ditë e quajtur “Black Day”, ku beqarët mblidhen dhe hanë petë me salcë të zezë.
  5. Një burrë në Japoni u bë i famshëm duke mos bërë asgjë — njerëzit e paguajnë vetëm që t’i shoqërojë në heshtje.

Continue Reading

Lajmet

“Die Fledermaus” rikthehet në skenën e TKOBAP-së më 25, 26 dhe 27 shtator

Published

on

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të sjellë në skenë operetën e njohur “Die Fledermaus” të kompozitorit Johann Strauss II, më 25, 26 dhe 27 shtator.

E cilësuar si një nga veprat më të dashura të repertorit të operetës, “Die Fledermaus” sjell një histori plot keqkuptime, identitete të rreme, flirt, sekrete dhe situata komike.

Ngjarjet zhvillohen rreth një feste me maska, ku një hakmarrje shndërrohet në një seri episodesh të papritura, të shoqëruara nga ritmet karakteristike të valsit vjenez.

Me humor, elegancë dhe atmosferë festive, shfaqja premton muzikë dhe argëtim, ndërsa maskat bien njëra pas tjetrës dhe sekretet dalin në dritë.

Biletat mund të blihen pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna deri të dielën, në oraret 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00. Në ditët e shfaqjeve, biletaria do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga 16:00 deri në 19:30.

“Die Fledermaus” fton publikun të përjetojë një festë ku asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku, deri në fund, askujt nuk mund t’i besohet plotësisht./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justin Bieber feston tetëvjetorin e martesës me Hailey-n: “Tetë vjet deri në pafundësi”

Published

on

Justin Bieber ka shënuar tetëvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, duke ndarë një seri fotografish romantike në Instagram.

Këngëtari 32-vjeçar publikoi momente të ndryshme me Hailey-n, duke përfshirë pamje teksa luajnë bilardo, përqafohen dhe puthen.

“Tetë vjet deri në pafundësi. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin”, shkroi Bieber në përshkrimin e postimit, të cilin e ndau me ndjekësit e tij në Instagram.

Edhe Hailey reagoi me humor ndaj postimit të bashkëshortit. “Tetë vjet që luajta në bilardo, për fat të keq”, shkroi ajo në koment, duke shoqëruar fjalët me emoji puthjesh. Më pas, ajo e shpërndau postimin e Justin-it edhe në story.

Çifti u martua në shtator të vitit 2018, vetëm disa muaj pasi u fejuan. Justin i kishte propozuar Hailey-t gjatë një udhëtimi në Bahamas.

Dyshja njiheshin prej vitesh përpara se lidhja e tyre të bëhej romantike. Mediat nisën t’i lidhin për herë të parë në vitin 2014, ndërsa marrëdhënia e tyre kaloi në disa faza para se të riktheheshin bashkë në vitin 2018.

Në maj të vitit 2024, Justin dhe Hailey njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bënë publik përmes fotografive dhe një videoje nga rinovimi i premtimeve të tyre në Hawaii, ku Hailey shfaqej shtatzënë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara