Lajmet

​Policia në Paris kontrolle në restorante për lejen shëndetësore

Published

on

Policia në Paris patrulloi të mërkurën në baret dhe restorantet për të verifikuar nëse klientët ishin të pajisur me leje shëndetësore.

Ata që janë në pritje të dozës së dytë u detyruan të bënin testin PCR, në mënyrë që të darkonin jashtë.

Në një prej lagjeve të Parisit, e njohur për baret dhe restorantet e shumta, qytetarët treguan lejet gjatë një patrullimi të policisë në mesditë.

Një prej qytetarëve deklaroi se kontrolli i dha atij një ndjesi negative.

“Është një shkelje e privatësisë dhe për mendimin tim është e tepërt”, u shpreh një qytetar.

Nga ana e tyre zyrtarët policorë thanë se kontrolli edhe i kartave të identitetit ishte për t’u siguruar që me lejet shëndetësore të mos abuzohej.

“Qëllimi i këtyre kontrolleve është të sigurohemi që klientët e restoranteve të jenë në zotërim të një lejeje të vlefshme. Në këto kontrolle ne duhet të sigurohemi gjithashtu që personi që ka lejen është me të vërtetë ai që thonë letrat”, tha Didier Scalini, shef policie në Paris.

Që prej 9 gushtit, qytetarëve u është kërkuar të tregojnë lejen në vendet publike, si provë që ata janë vaksinuar, apo kanë rezultuar negativë në testet ndaj coronavirusit.

Leja shëndetësore ka shkaktuar protesta në Francë, me qytetarët që kanë kundërshtuar nismën e presidentit Macron, që synon frenimin e infektimeve me variantin Delta të koronavirusit./Euronews Albania/

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara