Lajmet

​Policia konfiskon mbi 170 pajisje për kriptovaluta në veri

Lajmin e ka konfirmuar ministrja Rizvanolli.

Published

on

Gjatë një aksioni në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme që ishin përdorur për mihjen e kriptovalutave. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Twitter.

“Mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme. Për këtë Serbia bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë. Ne kemi përmbushur zotimet tona. Është koha që edhe pala tjetër urgjentisht të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Lajmet

KQZ fton qytetarët të kontrollojnë adresën e qendrës së votimit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit.

Për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, KQZ ka vënë në dispozicion platformën elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve.

Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Viti: Viktima e plagosur ndërron jetë në spital

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vitisë, ku një person i plagosur rëndë më 8 shtator ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë teksa ishte nën kujdesin e mjekëve.

“Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Mbi 2000 gjoba trafiku shqiptohen nga Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2350 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 28 aksidente trafiku me dëme materiale, 28 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona, 21 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Polonia rrëzon dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore

Published

on

Kryeministri polak, Donald Tusk tha se një operacion është duke u zhvilluar në lidhje me shkelje të shumta të hapësirës ajrore nga Rusia dhe ushtria përdori edhe armët kundër objektivave të identifikuara si dronë.

“Operacionet janë duke u zhvilluar për të gjetur objektet e rrëzuara. Inkursionet janë një akt agresioni .Dronët kaluan kufirin gjatë një vale sulmesh ruse në Ukrainë”, thanë Forcat e Armatosura Polake.

”Tusk është i pranishëm në vendin e ngjarjes”, deklaroi zëvendësministri polak i Mbrojtjes Cezary Tomczyk, shkruan ANSA.

Ministri Wladyslaw Kosiniak-Kamysz shtoi se Forcat Territoriale të Mbrojtjes Polake janë aktivizuar për të kërkuar në tokë për dronë të rrëzuar.

Mbrëmë, autoritetet polake mbyllën përkohësisht aeroportin ”Chopin” të Varshavës dhe vunë mbrojtjen ajrore të vendit në gatishmëri të lartë pas raportimeve për dronë rusë që hynë vazhdimisht në hapësirën ajrore polake gjatë një vale sulmesh ajrore gjatë natës kundër Ukrainës.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake tha se kishte aktivizuar të gjitha procedurat e nevojshme për të mbrojtur hapësirën ajrore kombëtare dhe kishte ngritur në ajër avionë polakë dhe të NATO-s në përgjigje të kërcënimit të mundshëm.

“Gjatë sulmeve të sotme ruse ndaj objektivave në Ukrainë, hapësira ajrore polake u shkel vazhdimisht nga objekte të ngjashme me dronë”, thanë Forcat Ajrore Polake.

Sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë arritur gatishmërinë maksimale dhe një operacion për të lokalizuar dhe neutralizuar dronët është duke u zhvilluar./S.K/KP/The New York Times/

 

Continue Reading

Të kërkuara