Lajmet

​Policia e Kosovës fton qytetarët ta raportojnë dhunën

Pasojat nga dhuna në familje mund të jenë me dëmtime fizike dhe psikike.

Published

on

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të raportojnë dhunën në familje.

“Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është e shenjtë dhe e pazëvendësueshme. Familja fillon aty ku fillon jeta, andaj duaje dhe mbroje atë. Së bashku mund t’ia dalim, nëse i themi ‘stop’ dhunës në familje! Dhuna në familje e shkatërron familjen dhe të ardhmen e shoqërisë!“, thuhet në apel.

Mes tjarash policia ka potencuar se pasojat nga dhuna në familje mund të jenë me dëmtime fizike dhe psikike, familjet shkatërrohen, fëmijët marrin një shembull jo të mirë, banorët e komunitetit ndihen të pasigurt. Dhuna në familje ndikon te të gjithë.

Për t’i parandaluar rastet e dhunës në familje, Policia e Kosovës, kërkon bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Policia u bën apel të gjithëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje në:

– 092 nga tefonia fixe

– 192 nga vala

– 922 nga ipko

– 080019999

[email protected]

– aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’

Lajmet

Moti në Kosovë – temperatura përvëluese

Published

on

By

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dhjetë deri në shtatëmbëdhjetë gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet njëzetetetë deri në tridhjeteshtatë gradë Celsius.

Apelohet për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra për sekondë.

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Vajza e mitur zhduket, policia nis hetimet

Published

on

By

Një rast i zhdukjes është raportuar në Gjakovë gjatë orëve të para të mëngjesit të 29 qershorit 2025.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është cilësuar si “person i zhdukur” dhe hetimet për lokalizimin e saj janë në zhvillim e sipër nga njësitet përkatëse policore.

Continue Reading

Lajmet

48 aksidente në 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 48 aksidente trafiku, prej të cilave 1 aksident me fatalitet.

Ndërsa 19 prej tyre aksidente me persona të lënduar, 28 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,706 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Në vijim të veprimeve operative për rendin publik, janë arrestuar 14 persona, prej tyre 7 janë dërguar në mbajtje, 2 ndodhen në ndalim policor, ndërsa 1 person po vazhdon vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Vdes personi që u aksidentua në Sllovi të Lipjanit

Published

on

By

Vdes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi që ishte aksidentuar në Sllovi të Lipjanit më 26 qershor.

Sipas raportit të Policisë, i njëjti ka vdekur dy ditë më pas.

“Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara