Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës fillon fushatën 16-ditore kundër dhunës në familje

Kjo fushatë do të realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave.

Published

on

Policia e Kosovës si institucion i ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në kuadër të detyrave dhe autorizimeve që i përkasin, që nga themelimi i saj ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje, me ç’rast në vazhdimësi ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese për pasojat e dhunës në familje, duke potencuar se dhuna nuk ndalet pa u raportuar dhe pa u trajtuar nga organet kompetente.

“Duke ditur ndjeshmërinë e tyre edhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është; parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në vazhdën e realizimit të aktiviteteve, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla, me datën 25.11.2022, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me zyrën e UN- Women, ka filluar zbatimin e fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.

Kjo fushatë do të realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave, të cilat përmbajnë këshilla për ndërmarrjen e masave në parandalimin e dhunës në familje si dhe raportimin e këtyre rasteve në Policinë e Kosovës që bartin mesazhin “Ndal dhunën në familje”, ku të njëjtat do të shpërndahen tek qytetarët e të gjitha qyteteve të Kosovës pavarësisht moshës.

Kjo fushatë sensibilizuese do të vazhdojë deri me datën 10 dhjetor 2022 me aktivitete të ndryshme sensibilizuese, siç janë: takimet njoftuese me qytetarë, ligjërata në institucione shkollore, takime në nivelin e institucioneve shtetërore, duke mos lënë anash edhe segmentin e rëndësishëm dhe kontribuues pra angazhimin e shoqërisë civile. 

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e së dielës, por që janë kapur nga policia dhe janë kthyer sërish në qendër.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara