Sport

​Pochettino identifikon dy yjet e Interit për merkaton e verës

Pochettino po kërkon një portier të ri dhe një sulmues qendror.

Published

on

Mauricio Pochettino është në prag të emërimit si trajneri i ri i Chelsea-t, dukë u bërë kështu i treti brenda nëntë muajve.

Raportohet se argjentinasi ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare dhe do të fillojë zyrtarisht punën në fund të sezonit.

Puna e tij e parë është që gjatë verës të konsolidojë radhët e skuadrës në mënyrë që sezoni i ardhshëm të sjellë një fytyrë tjetër nga ajo e këtij edicioni.

Në këtë pikë, padyshim se pritet të ketë ndërhyrje edhe në merkato gjatë afatit kalimtar veror dhe sipas asaj që raporton “talkSport”, në mendjen e Pochetinos janë dy emra dhe që të dy vijnë nga Interi.

Pochettino po kërkon një portier të ri dhe një sulmues qendror dhe duket se që të dy i gjen tek gjiganti italian.

Andre Onana ka shkëlqyer me zikaltërit në këtë sezon duke i ndihmuar ata që të jenë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa ish-trajneri i PSG-së e admiron tej mase edhe sulmuesin Lautaro Martinez.

Gjithsesi ky do të ishte një operacion shumë i komplikuar pasi “Neroazzurrët” nuk do të heqin dorë lehtësisht nga dy prej elementëve kyç të skuadrës së tyre.

Sport

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Published

on

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja e skuadrës së Contes, që pësoi 27 gola në 38 ndeshje të luajtura në kampionat.

Shifra të rëndësishme, Napoli u shpall mbrojtja më e mirë në kampionatin italian dhe në Evropë dhe faqja zyrtare e Serie A donte ta festonte me një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Në foto shfaqen vetëm lojtarët titullarë, nga Meret te Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno dhe Olivera, pa futur në lojë lojtarët e tjerë.

Continue Reading

Sport

Çeku: Kurrë më parë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit

Published

on

By

Ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në infrastrukturën e futbollit po punohet dhe investohet si asnjëherë më parë deri më tani.

Në një postim në ‘Facebook’, Çeku ka shkruar se me këto investime, po ndërtohet një infrastrtukturë moderne e cila u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

“Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë. Po ndërtojmë infrastrukturë moderne që u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Çeku, duke renditur pastaj stadiumet në të cilat është duke u punuar.

Të përfunduar dhe në realizim:

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë

Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë

Stadiumi i qytetit, Shtime

Stadiumi i qytetit, Gjakovë

Stadiumi i Gjilanit

Stadiumi i Hogoshtit, Kamenicë

Stadiumet ndihmëse në Komoran, Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan

Në procedurë:

Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Stadiumi i qytetit, Ferizaj

Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren

Stadiumi i qytetit, Rahovec

Stadiumi “Ferki Aliu”, Vushtrri

Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Stadiumi i qytetit, Suharekë

Stadiumi i qytetit, Han i Elezit

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë

KosovaPress

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Prishtina e blindon me kontratë të re Ardian Mujën

Published

on

FC Prishtina ka vazhduar me rinovimet e kontratave, ku i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin është Ardian Muja.

Anësori mitrovicas do të mbetet në kryeqytet edhe për dy vite të tjera, pasi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2027.

Ka qenë faqja zyrtare e FC Prishtinës që ka njoftuar se Muja ka vazhduar kontratën dhe do të mbetet në kryeqytet.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Muja +2

Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim.

Me shpirtin luftarak dhe kontribut të vazhdueshëm në fushë, Muja është një nga shtyllat kryesore të skuadrës. 

Continue Reading

Sport

Futbollisti i famshëm gjerman viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë

Published

on

Futbollisti i famshëm gjerman, Karim Adeyemi, po kalon disa ditë të mira në Kosovë. Ai ndodhet bashkë me gruan e tij, këngëtaren nga Ferizaj, Loredana Zefi si dhe disa miq të tyre.

Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane.

Ata kanë zgjedhur për të vizituar disa vende të veçanta, ndonëse e tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.

Përpara këtij memoriali, ylli i Dortmundit ka bërë edhe shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.

Loredana dhe Karim janë bashkë prej disa vitesh, një përkrahje e madhe e njëri-tjetrit.

Rap-artistja ndërkaq ka një vajzë nga marrëdhënia e mëparshme me reperin Mozzik.

Continue Reading

Të kërkuara