Sport

​“Po, është e kryer”, Xavi gëzon tifozët e Barcelonës

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka konfirmuar se ai ka arritur marrëveshje për ta rinovuar kontratën e tij me klubin.

Pas lajmeve të shumta që Xavi do të nënshkruajë kontratën e re gjatë ditëve në vazhdim, dhe konfirmimit nga drejtori sportiv, Deco, presidenti i Barçës, Joan Laporta arriti në Ciutat Esportiva pak çaste para se të fillojë konferenca e Xavit.

Xavi ishte me vonesë afro 25 minuta, dhe u pyet nëse kjo vonesë ka të bëjë me rinovimin e kontratës së tij.

“Po është punë e kryer. Ka përfunduar para disa ditësh dhe do të bëhet zyrtare së shpejti. Veçse e kam thënë se jam 10/10 këtu, jam i lumtur, gjithçka do të bëhet zyrtare së shpejti”, tha Xavi.

Xavi pritet ta rinovojë kontratën e tij edhe për një sezon tjetër deri në vitin 2025, edhe pse ka pasur raportime se do të ketë një klauzolë që nëse i arrin synimet e caktuara, kontrata e tij do të rinovohet sërish.

Sport

Drita përballë Differdange në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës, synon kualifikimin historik

Published

on

By

Drita do të luajë si mysafire ndaj Differdange në ndeshjen kthyese të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, me synimin për t’u kualifikuar për herë të parë në grupet e një gare evropiane.

Takimi zhvillohet në “Stade Municipal de la Ville de Differdange” me fillim nga ora 20:00. Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani do të kërkojë të ruajë avantazhin 2-1 nga ndeshja e parë në Prishtinë.

“Intelektualët” synojnë të fitojnë apo të sigurojnë të paktën një barazim, që do t’i çonte në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.

Nëse arrin kualifikimin, Drita do të bëhet klubi i dytë kosovar që e arrin këtë sukses, pas Ballkanit, i cili ka luajtur dy herë në grupet e këtij kompeticioni.

Continue Reading

Sport

Zvicra publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, mungojnë Bislimi dhe Hajdari

Published

on

By

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës, që do të zhvillohet më 5 shtator në St. Jakob-Park të Baselit, në kuadër të Grupit B për Kupën e Botës 2026.

DUBLIN, IRELAND: March 26: Granit Xhaka #10 of Switzerland during the Republic of Ireland V Switzerland, International friendly match at Aviva Stadium on March 26th, 2024 in Dublin, Ireland. (Photo by Tim Clayton/Corbis via Getty Images)

Në listë janë dy futbollistë me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, ndërsa mungojnë dy emra të tjerë të njohur. Uran Bislimi, i cili ka refuzuar Kosovën për të luajtur me Zvicrën, nuk është ftuar nga trajneri Murat Yakin. Po ashtu, nuk është përfshirë as Albian Hajdari, i cili është në radar edhe të Kosovës, por ende nuk ka marrë një vendim për përfaqësimin.

Ndeshja ndaj Kosovës është takimi i parë për Zvicrën në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 dhe pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për të dyja ekipet.

Continue Reading

Sport

Murat Yakin reagon për ‘ikjen’ e Leon Avdullahut te Kosova dhe planin për Albian Hajdarin

Published

on

By

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka komentuar në konferencën për shtyp pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës, që zhvillohet më 5 shtator në St. Jakob-Park të Baselit.

Zvicra do të përballet me Kosovën në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Yakin ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë takim, ndër ta edhe dy lojtarë me prejardhje shqiptare.

Në konferencë, trajneri u pyet për zgjedhjen e Leon Avdullahut që të përfaqësojë Kosovën, si dhe për mungesën e Albian Hajdarit në listën zvicerane. Për Avdullahun, Yakin tha se ka pasur një bisedë të gjatë me të dhe i ka shpjeguar perspektivat sportive, por sipas tij, futbollisti nuk ka zgjedhur rrugën sportive që pritej.

“Avdullahu? Pata një bisedë të gjatë me të në pranverë dhe i shpjegova perspektivat sportive. Siç e shoh unë, ai nuk e zgjodhi rrugën sportive. Nëse dikush mendon ndryshe për kulturën, ne nuk mund ta ndikojmë këtë,” tha Yakin, duke mohuar se Federata e Zvicrës nuk i kishte dhënë mjaftueshëm përpjekje lojtarit.

Në lidhje me Albian Hajdarin, trajneri shtoi se për të ka një plan, i cili do të konkretizohet pas ndeshjeve të shtatorit. Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar për mundësinë e largimit të mbrojtësit të Hoffenheimit.

Continue Reading

Sport

Christopher Nkunku pranë kalimit te AC Milan, arrihet marrëveshje verbale me Chelsea

Published

on

By

Christopher Nkunku është shumë pranë transferimit te AC Milan, pasi klubet Chelsea dhe Milani kanë arritur një marrëveshje verbale për kalimin e sulmuesit francez në San Siro.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Milani do të paguajë rreth 35 milionë euro për Nkunkun, përfshirë edhe bonuset që lidhen me performancën, të cilat mund të rrisin shumën totale deri në 42 milionë euro.

Detajet e kontratës janë finalizuar, me sulmuesin që ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me klubin italian. Aktualisht, Chelsea dhe Milani po përgatisin dokumentet përfundimtare për finalizimin e transferimit.

Nkunku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në projektin sulmues të AC Milanit, ndërsa nënshkrimi dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhin brenda ditëve në vijim.

Continue Reading

Të kërkuara