Lajmet

​Philips: Serbia po vepron si ‘proxy’ i Rusisë, Kosova është model për zbatimin e të drejtave të pakicave

Sipas tij, Kosova është aleate e Perëndimit dhe se Rusia dëshiron të zhbëjë këtë.

Published

on

Drejtori i Programit për Paqe në Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, David L. Philips është shprehur se Serbia në rajon po vepron si “proxy” i Rusisë. Philips për Al Jazeera ka theksuar se Kosova është model për zbatimin e të drejtave të pakicave të cilat janë të garantuara në Kushtetutë.

“Kosova është model i të drejtave të pakicave përmes Kushtetutës së saj duke miratuar parimet e Marti Ahtisaarit, gjatë negociatave. Ajo që po ndodh këtu është se Serbia po kërkon të provokojë një konfrontim dhe nuk po vepron vetë”, thekson Philips.

Sipas tij, Kosova është aleate e Perëndimit dhe se Rusia dëshiron të zhbëjë këtë.

“Serbia po vepron si ‘proxy’ i Rusisë duke përfshirë NATO-n në konflikt, ajo po përpiqet ta zgjerojë atë. Ne duhet ta kuptojmë këtë në terma më të gjerë gjeopolitikë. Kosova është aleate e Perëndimit. Rusia dëshiron ta zhbëjë këtë dhe të krijojë një front të ri në konfrontimin e saj me NATO-n dhe Mitrovicën si një vend i përshtatshëm për përshkallëzimin e tensioneve”, shton ai.

Analisti amerikan thotë se Serbia duhet të pranojë faktin se e ka humbur Kosovën. “Kosova është sovrane dhe e pavarur, është njohur nga më shumë se 100 shtete, Serbia duhet të pranojë faktin se e ka humbur Kosovën, për shkak të krimeve të saj dhe nuk do të kthehet kurrë nën kontrollin e Serbisë”, përfundon ai.

Ndërsa për drejtorin e Institutit për Siguri Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Darko Trifunoviq gjendja aktuale në vendin tonë “është si pasojë e mungesës së negociatorëve të Bashkimit Evropian për të përafruar Kosovën dhe Serbinë”.

“Në thelb është Marrëveshja e Brukselit dhe refuzimi për ta zbatuar atë, kështu që quhet Asociacion i Komunave Serbe, ky është thelbi i problemit dhe shpresoj se do të kemi më shumë diplomaci në të ardhmen dhe ju mund ta shihni tani që është pasojë e mungesës së komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht negociatorëve të Bashkimit Evropian për të sjellë dy vende në një tryezë”, është shprehur ish-zyrtari i inteligjencës serbe.

Më 10 dhjetor serbët lokal në veri të vendit ngritën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnajk. Për shkak të situatës së tensionuar, Policia e Kosovës ka rritur praninë në këtë zonë. Vendosja e barrikadave nga serbët lokalë erdhi si përgjigje e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq nga autoritetet e rendit në Kosovë. Pantiqit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi që dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar bëri po ashtu thirrje për largimin e barrikadave. Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd thanë se arrestimi i Pantiqit “po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve”./Al Jazeera

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara