Sport

​Pesë përmbysjet më të mahnitshme në histori të Ligës së Kampionëve

Më poshtë veçojmë pesë ndeshjet me përmbysje të mahnitshme të rezultateve.

Published

on

Përgjatë viteve, Liga e Kampionëve ofruar ndeshje spektakolare dhe përmbysje të paimagjinueshme të rezultateve.

Gara më e preferuar e Evropës ka qenë prej kohësh një turne ku fati i skuadrave ka ndryshuar brenda pak minutash dhe historia ka shënuar një numër mjaftë të madh të ndeshjeve me rikthime të jashtëzakonshme në rezultat.

Më poshtë veçojmë pesë ndeshjet me përmbysje të mahnitshme të rezultateve:

5. Ajax 5-3 Real Madrid – 2019

Ajaxi tashmë kishte befasuar shumë në fazën e grupeve të sezonit 2018-19 duke barazuar në shtëpi dhe në udhëtim kundër Bayern Munich.

Sidoqoftë, skuadra holandeze dukej se nuk kishte gjasa të rikthehej nga një humbje 2-1 në shtëpi ndaj gjigantëve spanjollë të Real Madridit në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Por ata bënë një nga rikthimet më të mëdha në historinë e fundit kundër skuadrës më të suksesshme të Evropës, pasi Hakim Ziyech shënoi në fillim të ndeshjes përpara se David Neres të realizonte golin tjetër dhe konkretizimin e rikthimit të madh.

Më pas erdhi goli i Dusan Tadic përpara se Lasse Schone të përfundonte natën me një gol nga goditja e dënimit në këndin e sipërm dhe duke e vendosur rezultatin 4-1 pasi paraprakisht pë Real Madridin kishte shënuar Marco Asensio.

4. Tottenham 3-3 Ajax – 2019

Disa javë pas triumfit të tyre kundër “Los Blancos”, skuadra e Erik ten Hag u gjend vetëm 90 minuta larg finales.

Klubi nga Amsterdami krijoi një epërsi prej 1-0 në Holandë pas një paraqitje mbresëlënëse kundër Tottenhamit në Londër,

Dhe nikoqirët shpejt krijuan një avantazh prej 3-0 kur Matthijs de Ligt dhe Ziyech gjetën rrjetën para pjesës së parë në ndeshjen kthyese.

Por në atë që ishte me të vërtetë një nga pjesët e dyta më të forta në historinë e Ligës së Kampionëve, sulmuesi i “Spurs”, Lucas Moura shënoi në minutat 55 dhe 59 për të rikthyer ekuilibrin në fushë.

Djemtë e Mauricio Pochettinos u përballën me rezistencë të ashpër nga portieri i Ajax-it, Andre Onana, derisa Moura shënoi sërish në minutën e gjashtë shtesë për të vulosur hat-trikun e tij, siguruar fitoren dhe një vend në finalen e madhe.

3. Barcelona 4-4 Roma — 2018

Goli i Kostas Manolas shkaktoi skena euforie në fitoren e Romës në çerekfinale kundër Barcelonës në vitin 2018.

Pak njerëz i dhanë Romës shpresën për të mposhtur Barcelonën në çerekfinalen e tyre në sezonin 2017-18 – dhe ky numër do të ishte zvogëluar edhe më tej pas humbjes së tyre 4-1 në “Camp Nou”.

Por përsëri në stadiumin “Olimpico” për ndeshjen e dytë, goli i hershëm i Edin Dzekos u dha nikoqirëve një shpresë të madhe.

Kur Daniele De Rossi shënoi nga pika e bardhë pas pushimit, turma e egër vendase në kryeqytetin italian mori jetë.

Nivelet e adrenalinës arritën në kulm në minutën e 82-të, kur mbrojtësi grek Kostas Manolas shënoi golin e tretë të Romës, duke i dhënë skuadrës së Serie A një triumf ikonik pas golave si mysafirë.

2. Barcelona 3-4 Liverpool – 2019

Fitoret mbresëlënëse kundër Bayern Munich dhe Portos i kishin dhënë Liverpool-it një përballje gjysmëfinale me Barcelonën në maj të vitit 2019.

Por “Merseysiders” ishin jashtë ritmit në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, me një dygolësh të Lionel Messit që orkestroi një fitore 3-0 për mikpritësit katalanas.

Por “Anfield” e ka zakon të organizojë rikthime të jashtëzakonshme evropiane dhe ndeshja e dytë ishte një nga më të mirat.

Divock Origi dhe Georginio Ëijnaldum siguruan një fitore 4-0 për djemtë e Jurgen Klopp, duke ia shkaktuar gjigantit katalanas një dëshpërim të madh.

1. Paris-Saint Germain 5-6 Barcelona — 2017

Sergi Roberto kompletoi fitoren e jashtëzakonshme të Barcelonës 6-1 kundër Paris Saint-Germain nëvitin 2017.

Skuadra e La Ligës humbi 4-0 pas ndeshjes së parë të 1/16-tës me Paris Saint-Germain-in, pasi u mposht në kryeqytetin francez.

Një epërsi 2-0 në pjesën e parë u kishte dhënë katalanasve në “Camp Nou” shpresa të vogla për një kthesë të madhe, por ndërsa ndeshja po shkonte drejt fundit, duheshin edhe dy gola të tjerë.

Neymar më pas shënoi nga një goditje dënimi përpara se Sergi Roberto të dilte përpara si heroi i madh për të përfunduar një nga ndeshjet më mahnitëse në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sport

Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, Ferizaj refuzon medaljet pas finales me tensione

Published

on

By

KF Dukagjini ka shkruar histori duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës në futboll, pasi mposhti KF Ferizaj me rezultat 2:1 në finalen e zhvilluar në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri.

Finalja ishte e mbushur me shumë tensione, gola spektakolarë dhe vendime të shumta të VAR-it. Altin Mërlaku kaloi Dukagjinin në epërsi në minutën e 16-të me një supergol nga distanca, ndërsa Ferizaj barazoi shpejt përmes Kushtrim Shabanit në minutën e 23-të.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 75-të, kur 20-vjeçari Berisha realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës, duke i dhënë trofeun skuadrës nga Klina, edhe pse luante me një futbollist më pak pas përjashtimit të Erlis Xhemajlit.

Ndeshja u mbyll mes polemikave për referimin. Ferizaj kërkoi penallti në minutat shtesë, por gjyqtari Genc Nuza nuk akordoi faull. Pas protestave, kapiteni Betim Haxhimusa u përjashtua me karton të kuq, ndërsa trajneri Arsim Abazi e tërhoqi ekipin nga fusha në shenjë revolte.

Lojtarët e Ferizajt u kthyen më vonë në fushë, por refuzuan t’i pranojnë medaljet pas përfundimit të ndeshjes, duke protestuar ndaj gjykimi

Continue Reading

Lajmet

Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Sezonit” te Sunderland AFC

Published

on

Sunderland AFC ka vlerësuar paraqitjet e shkëlqyera të mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, duke e shpallur atë “Lojtari i Sezonit” për edicionin aktual.

Në një postim të publikuar nga klubi anglez, Xhaka u cilësua si “kapiteni” dhe “lideri” i skuadrës, duke marrë vlerësime të mëdha për kontributin dhe ndikimin e tij gjatë sezonit.

“Kapiteni ynë. Lideri ynë. Lojtari ynë i Sezonit. Urime, Granit Xhaka”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Sunderland AFC.

Mesfushori shqiptar ka qenë një nga figurat kryesore të ekipit, duke treguar paraqitje të qëndrueshme dhe lidership si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Continue Reading

Sport

Trepça shpallet kampione e Kosovës në basketboll

Published

on

By

Trepça ka vazhduar dominimin në basketbollin e Kosovës duke u shpallur sërish kampione, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 98:78 në ndeshjen e katërt finale të zhvilluar në Prizren.

Me këtë fitore, mitrovicasit e mbyllën serinë finale me rezultat të përgjithshëm 4:0 dhe siguruan titullin e shtatë në historinë e klubit, të tretin radhazi.

Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi në fillim, por Trepça reagoi shpejt, e përmbysi lojën dhe e mori kontrollin deri në fund të sfidës.

Me këtë sukses, Trepça renditet si skuadra e dytë më e suksesshme në Kosovë, duke kaluar Pejën me 6 tituj, ndërsa në krye mbetet Sigal Prishtina me 14 tituj kampioni.

Continue Reading

Lajmet

Ministri Gashani vlerëson sukseset e kick-boksierëve kosovarë në garat ndërkombëtare

Published

on

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Federatës së Kick Boksit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fatmir Makolli, si dhe me sportistët që përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror në Turqi.

Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet, planet dhe programi i federatës, ndërsa u diskutua edhe për organizimin e garave dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti në vend.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rezultateve të arritura në “Turkish WAKO World Cup”, ku Kosova fitoi një medalje të artë dhe dy të bronzta.

Nga ministria u theksua se këto rezultate dëshmojnë nivelin e lartë të përgatitjes dhe potencialin e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e mbështetjes institucionale ndaj federatës dhe sportistëve, me synim avancimin e mëtejmë të kick boksit dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e tij në vend.

Continue Reading

Të kërkuara