Sport

​Pochettino zbulon listën me të cilën do t’i dal kundër Real Madridit

Ndeshja është e vlefshme për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Published

on

Me fillim nga ora 21:00 sonte në stadiumin “Parku i Princave” në Francë do të ballafaqohen Paris-Saint-Germain dhe Real Madridi.

Ndeshja është e vlefshme për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe padyshim që është njëra nga sfidat më të rëndësishme të kësaj faze.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino në konferencë për shtyp nuk pranoi që të zbulojë më shumë rreth formacionit të mundshme, por ai sot ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për këtë ballafaqim.

Aty janë përfshirë 24 lojtarë, me emra shumë cilësorë si Mbappe, Messi, Neymar, Verratie të tjerë.

Sport

Drita përforcohet me Eduard Rrocën

Published

on

By

Eduard Rroca është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka zyrtarizuar të martën transferimin e sulmuesit 33-vjeçar, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas një eksperience të gjatë jashtë vendit.

Rroca së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Ankara, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për disa klube të tjera në Turqi, si dhe në Shqipëri.

Me ardhjen e Rrocës, Drita synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv dhe të forcojë skuadrën për sezonin e ri.

Klubi gjilanas po ashtu ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë. Të hënën, Drita riktheu Ardian Nuhiun në postin e trajnerit, me të cilin synon të vazhdojë objektivat e saj për edicionin e ri.

D.L

Continue Reading

Sport

Gazetari turk ndalohet nga policia pas raportimit për transferimin e Musialas te Galatasaray

Published

on

By

Gazetari turk Burhan Can Terzi është ndaluar nga policia pasi raportoi se Galatasaray ishte pranë transferimit të yllit të Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Sipas mediave turke, Terzi u ndalua me urdhër të kryeprokurorit publik të Bakırköyt, nën dyshimin për “përhapje publike të informacionit mashtrues”.

Ky raportohet të jetë rasti i parë i një gazetari sportiv me profil të lartë në Turqi që ndalohet nën akuza të tilla.

Terzi u lirua disa orë pas ndalimit dhe ndaj tij nuk u vendosën masa kufizuese.

Gazetari kishte raportuar më 26 korrik se Galatasaray ishte shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Musialas. Megjithatë, klubi turk reagoi duke e mohuar kategorikisht këtë pretendim.

Pavarësisht lirimit të tij, ndalimi i Terzit ka shkaktuar vëmendje të madhe në Turqi, veçanërisht për shkak se bëhet fjalë për një raportim sportiv që lidhej me një prej futbollistëve më të njohur të Bayern Munichut.

D.L

Continue Reading

Sport

Valverde refuzon largimin, mesfushori i vendosur të qëndrojë te Real Madridi

Published

on

By

Federico Valverde nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar, pavarësisht interesimit nga disa klube të huaja.

Mesfushori uruguaian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj klubit madrilen dhe nuk dëshiron të diskutojë për një transferim të mundshëm.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, në orët e fundit në zyrat e Real Madridit kanë mbërritur disa kërkesa dhe shprehje interesi nga klube të huaja, të cilat kanë kërkuar të mësojnë kushtet për një transferim të Valverdes.

Megjithatë, pavarësisht interesimit, vetë futbollisti ka bërë të qartë se nuk dëshiron të hyjë në negociata për largimin e tij.

Reprezentuesi i Uruguait e sheh të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu” dhe synon të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Real Madridit. Me këtë qëndrim, Valverde ka riafirmuar përkushtimin e tij ndaj klubit dhe ka forcuar edhe më shumë statusin si një nga lojtarët kryesorë dhe të paprekshëm të skuadrës.

Edhe Real Madridi e konsideron 27-vjeçarin një pjesë të rëndësishme të ekipit dhe nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Pavarësisht ofertave dhe interesimit nga jashtë, Valverde duket i vendosur: e ardhmja e tij mbetet në Madrid.

D.L

Continue Reading

Sport

Messi dhe Ronaldo, objektiva të kërcënimeve gjatë Kupës së Botës

Published

on

By

Detaje tronditëse mbi sigurinë gjatë Kupës së Botës 2026 janë zbuluar përmes dokumenteve të policisë amerikane. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, e cila citon dokumente të FBI-së, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dyshohet se kanë qenë objekt i kërcënimeve serioze gjatë turneut.

Sipas raportit, Messi është përballur me të paktën dy kërcënime konkrete për vrasje. Në njërin prej rasteve janë përmendur bomba dhe një pushkë gjysmëautomatike AR-15.

Kërcënimi i parë dyshohet se ka ndodhur në Dallas, para ndeshjes së fazës së grupeve mes Argjentinës dhe Jordanisë, më 27 qershor. Një person, i dyshuar për vrasje, kishte telefonuar në aeroportin e Teksasit dhe, sipas dokumenteve, kishte deklaruar se ai dhe dy bashkëpunëtorë kishin bomba në shtëpi, si dhe një pushkë AR-15. Telefonuesi thuhet se kishte shprehur qartë edhe synimin për të vrarë Messin.

Dhjetë ditë më vonë, përpara ndeshjes së Argjentinës kundër Egjiptit, një tjetër person dyshohet se publikoi në rrjetet sociale një kërcënim ndaj yllit argjentinas. Sipas raportit, ai pretendonte se do të shkonte në stadiumin e Atlantës për ta sulmuar Messin me bomba të lidhura në trup.

Gjatë asaj ndeshjeje, autoritetet morën edhe një tjetër alarm për bombë, pasi një telefonues pretendoi se kishte vendosur tre bomba në koshat e mbeturinave në tribunat e stadiumit. Policia reagoi menjëherë dhe dërgoi qen të trajnuar për zbulimin e eksplozivëve, por kontrollet nuk zbuluan asnjë bombë.

Në shënjestër të kërcënimeve dyshohet se ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Sipas portalit “Terre”, një burrë në Houston kishte kërkuar informacione rreth masave të sigurisë në hotelin ku Ronaldo qëndronte me kombëtaren portugeze. Personi më pas kishte rezervuar një dhomë në të njëjtin hotel, duke bërë që autoritetet ta arrestonin.

Në një tjetër incident, një person i dyshuar se po përpiqej t’i afrohej Ronaldos u arrestua pasi dyshohet se tentoi ta shqetësonte futbollistin në ashensor, ndërsa po e filmonte me telefon.

Rastet e raportuara tregojnë nivelin e lartë të rrezikut dhe masat e shtuara të sigurisë që u ndërmorën gjatë Botërorit, veçanërisht për dy prej futbollistëve më të famshëm në botë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara