Kuriozitete
Pesë gjëra që njerëzit inteligjentë i bëjnë ndryshe?
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNe nuk kemi nevojë të dimë se cili është IQ i dikujt për të arritur në përfundimin se ai person është mbi mesatarisht inteligjent. Ne do të njohim ata nga 5 gjëra që i bëjnë ndryshe nga të tjerët.
1. Ata vënë në dyshim edhe opinionet dhe besimet më të rrënjosura
Njerëzit inteligjentë nuk besojnë gjithçka që dëgjojnë. Ata vënë në dyshim traditën, besimet, normat etike, të gjithë sistemin në të cilin jetojmë, në fakt gjithçka që ekziston. Ata nuk marrin asgjë si të mirëqenë dhe nuk ndjekin masat, por mendojnë në mënyrë kritike për gjithçka dhe hetojnë tërësisht para se të formojnë opinionin e tyre.
Ata me siguri nuk besojnë gjithçka që dëgjojnë në lajme ose nga ndonjë figurë autoritare. Njerëzit inteligjentë mbi mesataren mund të depërtojnë në gënjeshtra dhe të mos lejojnë që të tjerët të manipulojnë me ta. Parimet që paraqiten si e vërteta e padiskutueshme, nuk do të thotë asgjë për ta – ata kanë mendimin që duan të kenë dhe ndjekin rrugën e tyre në jetë.
2. Njerëzit inteligjentë nuk ju ngrenë kurrë në qiell
Njerëzit me IQ mbi mesataren rrallë kanë idhuj dhe rrallë kërkojnë dikë që t’i udhëheqë ata gjatë jetës. Ata e dinë që mund të gjejnë njohuritë që kërkojnë dhe kanë nevojë në vetvete. Ata e kuptojnë se ne mund të mësojmë diçka në jetë nga secili person, por ata gjithashtu e kuptojnë se ata vetë nuk dinë gjithçka.
Askush nuk i ka të gjitha përgjigjet, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit inteligjentë mbi mesataren nuk e shikojnë askënd si idhull. Ata e shohin veten si mësuesin e tyre personal që ka mençuri dhe forcë të mjaftueshme për të trajtuar çdo situatë.
3. Janë në kërkim të vazhdueshëm të dijes
Njerëzit me një IQ të lartë gjithmonë dëshirojnë njohuri dhe përvoja të reja. Ata kënaqen duke zgjeruar dijen dhe duke u përfshirë në biseda inteligjente sa herë që kanë mundësi.
Njerëzit inteligjentë janë të magjepsur nga dija dhe të varur nga ajo – ata nuk janë të kënaqur me atë që kanë mësuar, sepse kështu mendja e tyre do të ngecë. Ata e kuptojnë që njohuria është fuqi dhe duan të armatosen me sa më shumë municion mendor.
4. Ata i shndërrojnë mendimet në vepra
Njerëzit inteligjentë mbi mesataren e dinë që mendimet dhe idetë nuk nënkuptojnë asgjë pa veprim. Nëse duan të arrijnë kudo në jetë, ata e kuptojnë se atë që dinë duhet ta zbatojnë në vepra konkrete. Nuk ka përdorim në mendimet tuaja nëse nuk i ndani me të tjerët dhe nëse nuk i përdorni për të kontribuar në botë, kështu që njerëzit inteligjentë janë gjithmonë duke kërkuar ku mund të zbatojnë njohuritë e tyre.
Ata nuk do të lejojnë që asgjë të pengojë në përpjekjen e tyre për të ndryshuar botën për mirë duke përdorur njohuritë e tyre. Hartimi i planeve të reja me të cilat për të arritur qëllimet e tyre u jep atyre kënaqësi të madhe.
5. Ata e dinë vlerën e kohës së kaluar me veten në heshtje
Më shumë se çdo gjë, njerëzit me një IQ të lartë e dinë vlerën e kohës së kaluar me veten në heshtje. Bota është aq e shpejtë sa duket se nuk e vë aspak theksin te “qenia”. Ne të gjithë duhet të veprojmë, punojmë, prodhojmë, lëvizim, fitojmë para. Ne nuk kalojmë mjaft kohë duke menduar, ndjerë, dashuruar…
Kjo është arsyeja pse njerëzit inteligjentë mbi mesataren kalojnë sa më shumë kohë me veten dhe mendimet e tyre, sepse e dinë sa e rëndësishme është të shikosh thellë brenda për të gjetur përgjigje. Edhe nëse ata nuk po kërkojnë përgjigje në atë moment, ata janë ende të vetëdijshëm për rëndësinë e kohës që kalojmë vetëm, larg zhurmës që na rrethon, sepse gjithashtu ndihmon për të hequr qafe stresin dhe rigjenerimin e mendjes, trupit dhe shpirtit.
Njerëzit inteligjentë mbi mesataren kanë një lidhje të madhe me veten e tyre dhe e dinë se kjo lidhje është themeli për gjithçka tjetër në jetë.
Kuriozitete
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
2 months agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
Kuriozitete
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Published
2 months agoon
December 16, 2025By
UBT News
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash
Published
2 months agoon
December 12, 2025By
UBT News
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
Published
2 months agoon
December 11, 2025By
UBT News
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së
Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale
Presidentja Osmani u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Gjykata Supreme rrëzon tarifat e Trump
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
