Lajmet

​Përfundon seanca gjyqësore ndaj Molliqajt

Vendimi do të bëhet i ditur më vonë.

Publikuar

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj. Për këtë të fundit prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për veprën penale “sulmi ndaj personit zyrtar”.

Para mediave do të ketë konferencë nga zyrtarë të PSD-së. Ndërsa vendimi do të bëhet i ditur më vonë.

Lajmet

Në Gjeorgji studentët u bashkohen protestave para votimit final të projektligjit për “agjentët e huaj”

Publikuar

nga

Afër Parlamentit të Gjeorgjisë janë mbajtur për javë të tëra protesta masive, ku pritet më 14 maj të japë miratimin final mbi projektligjin kundërthënës për “agjentët e huaj”.

Studentët gjeogjianë janë bashkuar në protesën masive që e shohin si kërcënim të rrugës së shtetit drejt integrimeve euroatlantike dhe kopje të legjistalcionit shtypës që aplikohet në Rusi.

Raportohet më tutje se studenët po planifikojnë të krijojnë të ashtuquajturit korridore të trupit për ligjvënësit nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në mënyrë që ata të kalojnë përmes këtyre koridoreve njerëzore gjatë hyrjes në Parlament, ku dhe pritet të votohet draftligji.

Ndërsa edhe nga Shtete e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian është dënuar ky projektligj, pasi dhe kanë argumentuar se është i ngjashëm me ligjin që përdor presidenti rus, Vladimir Putin, për të shtypur disidencën dhe institucionet e pavarura.

Presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, mbështet protestat paqësore dhe është zotuar se do të vendosë veto ndaj këtij projektligji, nësa ai miratohet nga ligjvënësit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gërvalla: Shanset që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës janë 50/50

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

E pyetur nëse më 16 maj do të vendoset në rend dite të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës pika për anëtarësimin e Kosovës, Gërvalla ka thënë se shanset janë 50/50.

Kryediplomatja ka deklaruar se nuk mund të flasë me siguri nëse do të vendoset dhe ka potencuar se sa janë të mëdha shanset për t’u vendosur, janë po aq të mëdha për të mos u vendosur.

 “Nuk mund t’iu them as a vendoset a .. është 50/50. Sa janë të mëdha shanset që të vendoset, aq janë të mëdha shanset edhe që të mos vendoset”, ka thënë Gërvalla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar tashmë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës po kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti tha javën e kaluar se qeveria e tij nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke cilësuar “absurd” një kushtëzim të tillë.

Kurti tha se Kosova e meriton anëtarësimin në KiE pasi plotëson standardet e kërkuara, por shtoi se kërkesa për Asociacionin, si kusht për t’i hapur rrugë Kosovës drejt KiE-së, është absurde dhe joparimore. Kurti u shpreh i zhgënjyer edhe me aleatët e Kosovës, teksa tha nuk e mendonin që shtetet që kanë qenë përkrahëse të Kosovës drejt çlirimit dhe pavarësimit, do të ishin pengesë për rrugën drejt KiE-së.

Këshilli mblidhet këtë javë pritej që të votonte për kërkesën e Kosovës, e cila muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, duke nxitur besimin në Prishtinë për përmbushjen e këtij synimi dhe zemërimin në Beograd.

Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor të vitit të kaluar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Një police në Gjilan dyshohet se kreu vetëvrasje

Publikuar

nga

Një zyrtare policore në Gjilan është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Sipas policisë, viktima është e moshës 46-vjeçare.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, thekson Hashani në një përgjigje me shkrim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

QUINT: Ndalimi i vizitës së Porfirijes në Kosovë, në kundërshtim me Planin e Ahtisarit dhe obligimet e Dialogut

Publikuar

nga

Shtetet e QUINT-it dhe zyra e BE-së janë shprehur të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë, partiakut të Kishës Ortodokse Serbe, Profirije.

Në një deklaratë të lëshuar sot QUINT-i thekson se vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar patriarkun Porfirije të Kishës ortodokse serbe dhe peshkopët që e shoqëronin atë për të hyrë në Kosovë për të marrë pjesë në ngjarjen e fillimit ceremonial të kuvendit të rregullt vjetor të Sinodit në Patriarkanën e Pejës. Vendimi i qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisarit, i cili i përshkruan qartazi të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerin e Kishës ortodokse serbe, si dhe nuk është në përputhje me detyrimet e Kosovës në dialogun e BE-së”, thuhet në komunikatë.

QUINT thotë se pret nga Qeveria e Kosovës të aplikojë standarde më të larta drejt përmbushjes së kornizës ligjore për të drejtat e njeriut, dhe të përmbahet nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet.

“Presim që qeveria e Kosovës të përmbushë standardet më të larta për të drejtat e njeriut si në kornizën e saj ligjore ashtu edhe në veprimet e saj, të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe t’i respektojë vlerat dhe përgjegjësitë thelbësore ndaj stabilitetit rajonal. Vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje të dy palëve që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe të çojë në incidente”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të hënën ka konfirmuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

Përmes një komunikate për media, MPJD tha  se derisa Serbia të vazhdojë të shkel Marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve shtetërorë të Kosovës në Serbi dhe të mos ndalet me fushata kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara