Lajmet

​Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Seanca me kundërpyetjet e avokatit mbrojtës të Shalës ka vijuar e mbyllur për publikun.

Published

on

Dëshmitari i parë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka përfunduar dëshminë e tij duke thënë se i akuzuari duhet të tregojë se çka ka ndodhur në Fabrikën e Metalit në Kukës. Sipas tij, Shala ka qenë prezent në atë vend për të cilin dëshmitari pretendon se ka qenë kamp ndalimi ku janë keqtrajtuar njerëzit.

Seanca me kundërpyetjet e avokatit mbrojtës të Shalës ka vijuar e mbyllur për publikun. Mirëpo në fund të saj, dëshmitari ka thënë se babai i tij kishte pasur probleme me shikimin për shkak të torturës që ai pretendon se i është bërë në Kukës. Sipas dëshmitarit, përgjegjës për këtë është Pjetër Shala.

“Me sa unë e mbaj në mend, diku 2008-ën veç ka filluar me humb shikimin, ka dokumentacionin ku është operuar, por pa sukses, i ka tetë vite prej kohës kur është mbajtur në kamp e përqendrimit, në burg sepse nuk është punë kamp, kështu që të gjitha i kanë ardhur nga aty, nga torturat çnjerëzorë deri në alivanosje ku babai tregonte që kur kanë ardhur njerëzit e tjerë u kanë thënë merre rrehe ti, tortura të ndryshme nga këta tre persona, me persona të tjerë që ka pasur, emrat nuk ka mundur t’i identifikoj. Mirëpo i dyshuari duhet të tregojë për të gjitha, çka është bërë aty, se ka qenë aty prezent, ka ushtruar dhunë, me gjithë personat e tjerë”, ka thënë dëshmitari.

Në ditën e parë të dëshmisë së tij, ai ka thënë se në maj të vitit 1998 disa persona kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kërkuar dorëzimin e armëve.

Sipas tij, dy nga ta ishin futur në oborr për të biseduar, ndërsa të tjerët kishin qëndruar jashtë oborrit dhe me armë në duar.

Në këtë grup, sipas dëshmitarit ka qenë edhe Pjetër Shala. Tutje, dëshmitari ka thënë se babai i tij ishte kidnapuar dhe dërguar në një fabrikë metali në Kukës. Aty, sipas tij, ai ishte keqtrajtuar deri në kthimin e tij në shtëpi 13 ditë më vonë.

Ky është dëshmitari i parë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe i njëjti ka dëshmuar nën masa mbrojtëse duke mbajtur të fshehur identitetin.

Seanca në Hagë do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të dytë të ZPS-së, i cili mban numrin 6. Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021. Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Gjermani, dy shqiptare humbin jetën në një aksident të rëndë në autostradë

Published

on

By

Dy gra të reja me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në autostradën A5, pranë Appenweier, në landin e Baden-Württembergut në Gjermani. Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, të cilat kanë publikuar detaje nga ngjarja tragjike.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në drejtim të Karlsruhe, pasi fillimisht dy automjete u përplasën gjatë një manovre të ndryshimit të korsisë me shpejtësi të lartë. Si pasojë, automjetet mbetën të ndaluara në rrugë, duke detyruar drejtuesit e mjeteve që vinin pas tyre të frenonin papritur. Kjo shkaktoi një tjetër aksident zinxhiror, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete.

Mediat gjermane raportojnë se dy gratë, të cilat po udhëtonin së bashku në një veturë, humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit, autostrada A5 u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia intervenuan në vendngjarje. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Dëmet materiale vlerësohen të jenë mbi 100 mijë euro.

Identiteti i viktimave ende nuk është bërë publik nga autoritetet gjermane. Sipas raportimeve të mediave, ato ishin me prejardhje nga Kosova.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë, kanosi policët dhe dëmtoi pajisje në stacion

Published

on

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarë policorë dhe ka dëmtuar pasuri brenda stacionit policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21.06.2026 rreth orës 13:30, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se i ka kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe brenda stacionit policor.

Gjithashtu, në një zyrë të stacionit, i dyshuari ka dëmtuar një kompjuter.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm seksual dhe dëmtim prone në kryeqytet, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar një rast në Prishtinë, i cilësuar si sulm seksual dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj.

Sipas njoftimit zyrtar nga autoritetet policore, një burrë dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme operative.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit kanë nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara