Lajmet

​PDK procedon në Kuvend projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve të Policisë dhe Inspektoratit

Grupi Parlamentar i PDK-së ka përgatitur edhe Memorandumin Shpjegues të tij.

Published

on

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj, përmes një konference për media kanë bërë të ditur se PDK ka ndërmarrë nismën për hartimin e Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë të Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur se kjo nismë për hartimin e këtij projektligji është bazuar nenin 79 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 5 pika 1 (1.2), nenit 8 të Ligjit Nr. 04/-l-025 për Nisma Legjislative dhe të nenit 53 të Rregullores së Kuvendit.

“Duke e ditur se Policia e Kosovës edhe pse është policia më re e themeluar në Evropë, ajo fatkeqësisht nuk është e re edhe me moshën e zyrtarëve të saj. Mosha mesatare e Policisë së Kosovës kalon moshën rreth 47 vjet andaj është e domosdoshme të bëhet shqyrtimit i këtij projektligji në afatin sa më të shkurtër kohor, në mënyrë që edhe të veprohet sa me shpejt që është e mundur nga Kuvendi, duke e marrë parasysh pikërisht shqetësimet që adresohen përmes projektligjit”, ka thënë deputetja Musliu.

Më tej ajo ka shtuar se krahas draftit të projektligjit të cekur më sipër, Grupi Parlamentar i PDK-së ka përgatitur edhe Memorandumin Shpjegues të tij, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe sot do ta procedojnë në Kuvend atë.

“Ky ligj përcakton njohjen e së drejtës në pension për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, familjarët e tyre, si dhe kriteret dhe të drejtën për pensionim. Ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pension për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre”, ka përfunduar Musliu.

Ndërkaq deputeti Rashit Qalaj ka treguar disa prej arsyeve pse ky projektligj duhet të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Është shumë e nevojshme që sa më parë që është e mundur ky ligj të vij në Kuvend,. Por, arsyeja kryesore është që Policia e Kosovës të investoj në gjeneratat e reja. Mosha mesatare prej 47 vjetëve tregon se policia është e vjetër dhe ka nevojë të rinohet. Ka shumë policë të vjetër me sëmundje të rënda, të cilat ua pamundësojnë që të kryejnë detyrat ashtu siç kërkohet. Po ashtu, Policia e Kosovës ka njësi të shumta ku shërbejnë mosha të ndryshme. Edhe ata ato kanë nevojë të përtërihen. Ne kërkojmë mbështetjen për këtë projektligj edhe nga Grupet tjera parlamentare dhe si tillë duhet të votohet nga të gjitha partitë politike”, ka thënë deputeti Qalaj.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara