Lajmet

​PDK me tetë rekomandime, një ndër to të mos miratohet raporti i ZRrE-së për tarifat

Ndër rekomandimet e PDK-së, ishte edhe nisja e projektit për gazin.

Published

on

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së si iniciues i debatit për shtrenjtimin e rrymës, deputeti Ferat Shala ka dhënë tetë rekomandime për Qeverinë se si të dilet nga kriza energjetike dhe për të mos e miratuar raportin e ZRRE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Deputeti Shala ka thënë se të gjitha resurset e këtij vendi i ka në dorë kryeministri Kurti për t’u përballuar me krizën energjetike dhe për të ndaluar shtrenjtimin e rrymës.

“Të gjitha resurset i ke në dorë kryeministër, dhe po t’i numëroj disa ide duke e plotësuar edhe kërkesën e parafolëses sime, sepse po më duket që edhe ajo nga njëherë po harron. Në një, fillo menjëherë me planifikimin dhe rivitalizimin e Termocentraleve A dhe B, ashtu siç ju mendoni dhe na krijo stabilitet energjetik. Fillo po ashtu menjëherë me përgatitjet dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja nëse guxon energjetike nga thëngjilli. Fillo po ashtu për zgjerimin e kapaciteteve të reja energjetike nga era në Shalë të Bajgorës, ende ka kapacitete dhe fusha deri tek bjeshkët e Llapit… dhe pika e tetë të mos miratohet raporti i ZRrE-së për tarifat”, theksoi ai.

Ndër rekomandimet e PDK-së, ishte edhe nisja e projektit për gazin. 

Lajmet

BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

Published

on

By

Delegacioni i Bashkimit Evropiane në Shqipëri ka përgëzuar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar pas betimit te Presidenti, për detyrën në katër vitet e ardhshme në qeverisjen e vendit.

Me një postim në rrjetin social X, delegacioni i BE-së deklaron se miratimi dhe zbatimi i reformave të nevojshme, do duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Vetëm përmes këtyre proceseve, sipas delegacionit, Shqipëria do arrijë qëllimin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në familjen e madhe europiane brenda 2030-ës.

“Urime Kryeministrit @ediramaal dhe të gjithë Ministrave me rastin e marrjes së detyrës. Me një përpjekje të vazhdueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për mbylljen e negociatave të pranimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të popullit shqiptar”, thuhet në postim.

Më 12 shtator, Edi Rama u dekretua nga presidenti Bajram Begaj për herë të katërt si kryeministër i Shqipërisë, prej ngjitjes në krye të pushtetit ekzekutiv në vitin 2013./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Shpati Zekaj i sjellë medalje elitare Kosovës në xhudo

Published

on

Sportisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin dhe shtetin e Kosovës në sportin e xhudos. Zekaj erdhi pasi ishte stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Waza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli, duke siguruar kështu një podium të merituar.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Franca pritet ta njohë sot Palestinën

Published

on

Franca pritet që ta njohë sot shtetin e Palestinës, sipas sekretarit të parë të partisë socialiste, njëherësh deputeti, Oliver Faure, pasi i njëjti kishte përmendur datën e 22 shtatorit.

Ai ka kërkuar që kur Franca më në fund do ta njohë shtetin e Palestinës, të ngritet flamuri palestinez nëpër komunat e Francës.

Por, ngritjen e flamurit nëpër komuna, e ka kundërshtuar Ministria e Brendshme.

Megjithatë, deputeti Faure ka thënë se pavarësisht tendencës që ministri i Brendshëm në largim po përpiqet t’i ndjekë penalisht kryebashkiakët që do të ndërmerrnin nismën për të lyer godinat e komunave me ngjyrat e Shtetit të Palestinës, i bëri thirrje Emmanuel Macronit, që Franca të jetë e qëndrueshme me qëndrimin që do të shpallë sot përpara komunitetit ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Published

on

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë.

Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara