Lajmet

​PDK fton qeverinë që të arrijë një zgjidhje gjatë vikendit për ndërprerjen e grevës

Eliza Hoxha ka thënë se ekzekutivi nuk po shqetësohet për fëmijët të cilët kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës po i bën thirrje qeverisë që gjatë vikendit të bëjë zgjidhje dhe fëmijët të kthehen në shkolla të hënën.

Deputetja Eliza Hoxha ka thënë se ekzekutivi nuk po shqetësohet për fëmijët të cilët kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Pas dështimit të rezolutës së PDK-së për ndërprerje të grevës, ajo në konferencë për media u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk ka brengë për tu ulur dhe për të gjetur një zgjidhje dhe që kjo situatë të marrë një epilog.

Sot përfundon edhe java e katërt që fëmijët janë jashtë shkollave, e që njëkohësisht greva po vazhdon. Sesioni vjeshtori ynë në Kuvend filloi pikërisht me debatin për grevën për dy javë radhazi. Me qëllimin më të mirë për të gjetur zgjidhje, por që as rezoluta e këtij debati e cila thërret Qeverinë e Kosovës dhe SBAShK-un që të gjejnë një zgjidhje që greva të mbyllet, t’i përafrojnë qëndrimet, t’i japin përfundim kësaj sage e mbi të gjitha mbi 300 mijë fëmijë të kthehen në bankat shkollore, as kjo rezolutë sot nuk u votua në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se kjo javë ka qenë vendimtare për të zgjidhur çështjen me sindikatat, por siç tha ajo, qeveria nuk po shqetësohet.

E përderisa mendoj që kjo javë ka qenë vendimtare ose mund të ketë qenë një javë vendimtare, për gjetjen e zgjidhjes sepse edhe në Komisionin për Arsim dhe Kulturë tentuam që të kemi diskutim por që edhe pardje edhe sot në komision, u pa se sa e pavullnetshme dhe sa jo e gatshme është Qeveria e Kosovës për tu gjetur një zgjidhje në favor të dy palëve. Praktikisht nëse e shikoj në aspektin e ndjeshmërisë dhe përjetimeve që i kam pasur këto ditë duke qenë pjesë e debateve të tilla, kjo qeveri nuk shqetësohet fare për këta fëmijë që nuk shkojnë në shkollë”, ka shtuar ajo.

Deputetja Eliza Hoxha ka thënë se çelësi i zgjidhjes së kësaj situate është tek qeveria. Ajo ka ftuar që të arrihet një zgjidhje gjatë vikendit.


Krejt çfarë kemi parë deri sot nga kjo qeveri është nëpërkëmbje e vazhdueshme e dinjitetit të mësimdhënësit. Përbuzje, ofendime, përçarje dhe pikërisht kjo lloj gjuhe, qasje nuk mund të jetë në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Andaj sot nga këtu e ftoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Arsimit, zonjën Nagavci, ministrin e Financave, zotëri Muratin, që të ulen me urgjencë gjatë javës, jo por gjatë vikendit dhe të përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë një zgjidhje. Të gjejnë një zgjidhje që mësimi të fillojë të hënën që fëmijët e Kosovës të hënën të jenë në bankat shkollor”, ka përfunduar Hoxha.

Ajo tha se nuk është në të mirën e fëmijëve të Kosovës që ky proces të vazhdojë pa pasur një epilog.

Në seancën e sotme, rezoluta e propozuar nga PDK nuk mori mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Vetëm 22 deputetë votuan për, 39 kundër dhe 6 abstenuan.

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara