Lajmet

​Pas tragjedisë, komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar

Ekipet sot kanë dalë në terren për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

Published

on

Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, ku një i ri humbi jetën dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e goditjes nga një dru, Komuna ka ndërmarrë disa veprime për të parandaluar rreziqe të tjera.

Sipas njoftimit të komunës, ekipet sot kanë dalë në terren për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës. Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rrugët ‘Abedin Rexha’ dhe në ‘Parkun e Qytetit’”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur po ashtu se Komuna planifikon që njëjtë të veprojë edhe në Taukbahqe, në rrugët “Simon Shiroka” në qendër të qytetit dhe “Jonuz Zejnullahu”, si dhe në vende të tjera ku mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Lajmet

Gjilan: Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona, E.M. dhe B.H., të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Pas një hetimi të detajuar dhe veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe kanë tërhequr para nga banka, duke keqpërdorur besimin e një shtetasi të huaj gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tyre pritet të ngrihet kallëzim penal për veprat e përmendura.

Continue Reading

Lajmet

Gruaja 80-vjeçare gjendet pa shenja jete në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, rreth orës 13:45, është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Imzot Nikprelaj” në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Viktima, një grua rreth moshës 80-vjeçare, është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pas marrjes së informatës, ekipet policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ftuar edhe mjekët emergjentë. Mjekët kanë konstatuar se gruaja nuk kishte shenja jete.

Aktualisht, Policia e Kosovës po heton me kujdes të gjitha rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe detajet e këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: Aleate historike, mike e pazëvendësueshme

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë.

Haradinaj, ka thënë se SHBA-të janë aleate historike dhe një mike e pazëvendësueshme e Kosovës.

‘‘Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!

Happy Independence Day!’’, shkroi në facebook, Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani uron ShBA-në: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 Korrikun

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë.

Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi në Facebook, presidentja Osmani.

Continue Reading

Të kërkuara