Aktualitet

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Aktualitet

Oda Ekonomike: Tregu i papërgatitur për liberalizim, s’kemi marrë as faturat nga KEK-u

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë thirrje sërish që të pezullohet deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë.

Rafuna thotë se ka shumë pasiguri te bizneset dhe se nuk janë kundër daljes në treg të lirë të energjisë, por thotë se tregu nuk është i përgatitur ende për këtë.  Ai ka shtuar se bizneset ende nuk i kanë marrë faturat për dy muaj sa janë furnizuar nga furnizuesi i fundit KEK-u.

“Asnjë biznes ende s’ka pranuar faturën e KEK-ut. Na është thënë se KEDS-i i lëshon pasi i shikon orët. KEDS ende nuk i ka lëshuar. Është gjuajtje ZRRE me KEDS derisa gjejnë rrugën, mënyrën e kalkulimit. Ka lloj-lloj kalkulimi. Është çmimi i rrymës që blihet, transmisionit, marzhës, shpenzime administrative etj. Kjo është ajo që kemi thënë nga fillimi. Duhet të përgatitet tregu. Nuk është përgatitur as në kuptim të furnizuesve”, ka thënë Rafuna.

Ai ka potencuar se shumë biznese janë detyruar të lidhin kontrata, pasi ZRRE-ja ka njoftuar se nga 1 gushti bizneset që plotësojnë kushtet për të kaluar në treg të hapur e që s’kanë lidhur marrëveshje do të shkëputen nga rrjeti energjetik.

Rafuna ka thënë se është shqetësuese pasi po goditet prodhimi dhe se për të shtyrë vendimin deri më 1 shkurt, ZRRE-ja ka thënë se duhet subvencionuar 50 milionë euro.

Kreu i Odës Ekonomike ka treguar se në takim që kishin pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, para 1 qershorit, ai u kishte thënë biznese se është me to. Ai ka treguar se bizneset kishin dëshmuar se si dëmtohen dhe se ka monopol.

 

Continue Reading

Aktualitet

Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave

Published

on

E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 me anë të rezolutës A/RES/ 68/192, 30 korriku u caktua si Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Në rezolutë thuhet se një ditë e tillë ishte e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit njerëzor dhe për promovimin, mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Simboli i kësaj dite është ”Zemra blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen duke na kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore.

Trafikimi i personave është një krim i rëndë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Çdo vit, mijëra burra, gra dhe fëmijë bien në duart e trafikantëve, në vendet e tyre dhe jashtë vendit. Pothuajse çdo vend në botë është i prekur nga trafikimi, qoftë si një vend i origjinës, tranzit apo destinacion për viktimat.

UNODC, si kujdestar i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar transnacional (UNTOC) dhe protokolleve të tij, ndihmon shtetet në përpjekjet e tyre për të zbatuar Protokollin për Parandalimin, Frenimin dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave (Protokolli i Trafikimit të Personave).

Protokolli për parandalimin, shtypjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave përcakton trafikimin e personave si rekrutimin, transportin, transferimin, strehimin ose pranimin e personave, me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, abuzimit të pushtetit ose i një pozicioni të cenueshmërisë ose i dhënies ose marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

Continue Reading

Bota

Tërmet i fuqishëm godet Rusinë, cunami rrezikon shtetet rreth Oqeanit Paqësor

Published

on

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunami deri në katër metra të lartë, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke shkaktuar alarme dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor.

Disa persona u plagosën në rajonin e largët rus, dhe banorëve të pjesës më të madhe të bregdetit lindor të Japonisë.

“Tërmeti i sotëm ishte serioz dhe më i forti në dhjetë vitet e fundit”, tha guvernatori i Kamchatka në Telegram.

Ministri Rajonal i Situatave të Emergjencave Sergei Lebedev raportoi se pas tërmetit u regjistrua një cunami prej 3 deri në 4 metrash. “Të gjithë duhet të largohen nga bregu”, tha Lebedev në një video të postuar në rrjetet sociale.

Instituti Amerikan i Sizmologjisë njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 19.3 km, rreth 125 km nga Petropavlovsk, një qytet me 165,000 banorë në bregdetin e Gjirit të Avaçës.

Continue Reading

Lajmet

Taravari zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari i ka shpallur kandidatët e partisë së tij për zgjedhjet lokale. Taravari njoftoi se Blerand Ramadani, Nazim Taipi, Isen Shabani dhe Valbon Limani do të jenë kandidatët e tij.

“Kandidati për Komunën e Sajarit do të jetë Blerand Ramadani, për Komunën e Tearcës do të jetë Nazim Taipi, për Komunën e Vrapçisht do të jetë Isen Shabani dhe kandidati për Gostivarin do të jetë Valbon Limani”, tha Taravari, i cili nuk përjashtoi edhe lista të përbashkëta me koalicionin që do të quhet “Aleanca Kombëtare për Integrim”.

“ASH ishte arsye që VLEN të bëjë 108 mijë vota, kishim përvojë të keqe me VLEN-in. Çdo herë ju kemi uruar fat”, tha Taravari kur u pyet për VLEN-in.

Ndërsa i pyetur se pse nuk garon ai në zgjedhjet lokale, Taravari tha se e ka dëshmuar veten në dy herët që e ka fituar Komunën e Gostivarit.

Continue Reading

Të kërkuara