Aktualitet

​Parashikimi i motit

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë.

Published

on

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në orët e pasdites vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.

Aktualitet

Bibloteka Kombëtare merr ngjyrë ari në ndërgjegjësim të muajit për kancerin në fëmijëri

Published

on

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin në fëmijëri janë ndriçuar me ngjyrë ari kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga Organizata Action for Health.

Drejtoresha e Action for Health, Nezaqete Rukovci, tha se kjo ngjyrë simbolizon luftën kundër kancerit të fëmijërisë.

“Kjo dritë e verdhë që është një simbol ndërkombëtarë për fëmijët është shprehje e guximit, forcës dhe përballjes së tyre. Ne jemi këtu bashkë me iu tregu se në rrugëtimin drejt shëndetit nuk janë vetëm dhe për t’iu dhënë kurajo se bashkë ta kalojmë këtë sfidë”, tha ajo.

Krahas anëtarvëve të kësaj organizate i pranishëm ishte edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Zelensky uron Ramën për mandatin e ri: Së bashku kontribuojmë në një Evropë më të fort

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për riemërimin e tij në krye të qeverisë për një mandat të ri 4-vjeçar. Zelensky theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe dialogut të ngushtë mes dy vendeve.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fund, Zelensky shpreh besimin se së bashku, Shqipëria dhe Ukraina mund të kontribuojnë në një Evropë të fortë dhe të bashkuar.

“Urime Edi Rama për riemërimin e tij si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën. I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Së bashku, ne do të përparojmë vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar”, shkruan Zelensky në X./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Osmani udhëton javën e ardhshme në SHBA

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në javën tjetër do të udhëtojë për në SHBA, ku do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina konfirmoi duke thënë se gjatë udhëtimit Osmani do të ketë takime me homologë dhe zyrtarë të shteteve të ndryshme.

“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Kupina./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Abuzimi seksual ndaj të miturës në Gjirokastër: Katër të arrestuar, njëri nga ata punonjës i Policisë

Published

on

Një histori tronditëse u zbulua këtë të enjte në Këlcyrë në Shqipëri, ku një vajzë e mitur 16-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është bërë objekt shantazhi.

Hetimet kanë zbuluar se vajza e mitur është abuzuar nga njerku i saj, një 55-vjeçar, që rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Përmetit, dhe që u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.

Sipas Policisë, e mitura është abuzuar nga njerku për rreth 3 vite radhazi, dhe në prangat e policisë gjithashtu ka rënë edhe një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me të miturën,, përfshi edhe shoku i tij, 27 vjeç.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër efektiv të Policisë së Tepelenës, një 53-vjeçar, i cili dyshohet po ashtu se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur.

Pas publikimit të informacioneve në media të dy efektivët janë pezulluar nga detyra.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se 27-vjeçari dhe shoku i tij 46-vjeçar, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj vajzës së mitur, duke e kërcënuar dhe detyruar të bënte një video regjistrim në momente intime.

Sipas Prokurorisë së Gjirokastrës, me këtë video, ata kanë shantazhuar efektivin e policisë, duke i kërkuar një shumë parash prej 12 mijë eurosh në këmbim, që të mos e publikonin.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, ndërsa ndaj dy efektivëve të policisë akuza e “Ngacmimit seksual”./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara