Lajmet
“Pakicat në Kosovën e pavarur”, Rexhepi: Çdo komunitet mund të realizojë të drejtat e veta
Kryeministri Kurti deklaroi se kanë mbështetur të gjitha komunitetet përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në tryezën kushtuar 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”, u shpreh se Kosova është shteti ynë i përbashkët, në të cilin “duhet të kemi edhe mirëqenie edhe siguri”. Ai deklaroi se kanë mbështetur të gjitha komunitetet përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara.
“Takimi i sotëm përfaqëson simbolikisht atë që Republika e Kosovës në të vërtet po e jetëson ndjenjën e përbashkësisë dhe pjesëmarrjes për të gjithë. Kosova është shteti ynë i përbashkët, ku të gjithë duhet të ndjehemi plotësisht të barabartë dhe të padiskriminuar mbi asnjë bazë. Kosova është shteti ynë i përbashkët pra, në të cilën duhet të kemi edhe mirëqenie edhe siguri dhe ky është prioritet i qeverisjes sonë si garant i mbështetjes për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit me fokus në sundimin e ligjit dhe drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e gjendjes së arsimit dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë. Në dy vitet e fundit, qeveria jonë ka mbështetur të gjitha komunitetet përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara”, tha ai.
Kurti u shpreh kanë mbështetur 800 mijë qytetarë të Kosovës apo siç tha secilën familje në vendin tonë. Ai potencoi se kanë lansuar platformën kombëtare për raportimin e rasteve të diskriminimit ndaj komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
“Kemi miratuar edhe Strategjinë, pra plotësimin e të drejtave të komunitetit romë dhe ashkali 2022-2026. Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit, përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve i ka mbështetur organizatat dhe mediat për aktivitetet e ndryshme kulturore. I kemi përkrahur 123 projekte për biznese të vogla dhe Start-Up-e për komunitetet joshumicë, mes tyre 48 për komunitetin serb, 27 për komunitetin boshnjak, 21 për komunitetin egjiptian, 10 për komunitetin ashkali, 5 për komunitetin goran dhe 4 për komunitetin rom”, tha ndër të tjera kryeministri.
Kurti nënvizoi se për ta mbështetur edukimin i kanë ndarë 300 mijë euro për bursa për nxënësit e komunitetev romë, ashkali dhe egjiptian, si dhe 300 mijë euro të tjera për qendrat mësimore të fëmijëve këtyre komuniteteve. Ai shtoi se që nga fillimi e kanë dëshmuar përkushtimin ndaj komuniteteve joshumicë më shumë se çdo qeveri tjetër.
Ndërsa, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi u shpreh se me vetë aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kuvendi vendosi t’u garantojë të gjitha të drejtat dhe mbrojtjen të gjitha bashkësive kombëtare që jetojnë në Kosovë. Ajo tha se sot Kosova është një shtet demokratik, në të cilin çdo komunitet mund të afirmojë nevojat e veta dhe të realizojë të drejtat e veta.
“Sot, Kosova është një shtet demokratik, në të cilin çdo komunitet mund të afirmoj nevojat e veta dhe të realizojë të drejtat e veta kombëtare kulturore, sociale, ekonomike dhe fetare. Sot, kur festojmë 15 vjet nga shpallja e pavarësisë, lirisht mund të themi se vendi ynë po ecën në drejtimin e duhur të zhvillimit të tij. Ne kemi institucione shtetërore, në të cilat pjesëtarët e të gjitha kombeve marrin pjesë në punët e përcaktuar me ligj, a jemi të kënaqur, sigurisht që nuk jemi dhe ky numër është ende shumë i vogël, por shpresojmë shumë te kryeministri ynë, i cili merret më intensivisht me çështjet e jetës së të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë, duke krijuar një përfshirje të shoqërisë nga të gjithë qytetarët e saj, duke mos e ndarë askënd në asnjë lloj baze dhe në atë luftë do t’i japim mbështetjen tonë maksimale”, tha ajo.
Ndërkaq, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se ka pasur nderin që javën e kaluar, ministria që ai drejton për herë të parë ka shpallur një ftesë publike për të aplikuar të gjitha komunitetet.
Ai tha se nga data 6 shkurt për dhjetë ditë nonstop ka shumë njerëz që aplikojnë për ftesat e shpallura.
“Në të vërtetë, ky ka qenë edhe qëllimi im, që t’i kenë njerëzit një ftesë të hapur, ku mund të aplikojnë të gjithë, por kjo gjithashtu kjo është një sfidë shtesë për të gjithë ne, para së gjithash për mua, por jom i sigurt edhe për znj. Rexhepi, po gjithashtu edhe për kryeministrin, sepse pritjet që këto procese janë normale dhe se duhet të vazhdojnë në mënyrë normale, rregullisht është dëshmi që këta njerëz besojnë që do t’i realizojnë të drejtat e veta dhe të vijnë te na për të aplikuar. Dhe këto pritje, Qeveria duhet që të plotësojë, duhet të realizon atë çfarë është në pjesën e saj të autorizimeve”, tha ai, duke shtuar se do të jetë një listë e qytetarëve kanë nevojë për kushtet themelore për jetë.
Ai deklaroi se e ka hapur ftesën në kuptimin që qytetarët të furnizohen me material ndërtimor, rinovim, gjëra ushqimore, nevoja higjienike, etj.
Ndër të tjera, Rashiq e falënderoi kryeministrin Kurti për përkrahjen e dhënë atij dhe popullit të tij, por kërkoi ndihmë shtesë, sepse tha se sapo e kanë filluar procesin e vërtetë të integrimit.
Lajmet
Sonte në UBT TV: Podcast me Profesorin Ibush Luzha
Published
19 hours agoon
November 14, 2025By
Driton Iseni
Sonte në UBT TV, nga ora 20:00, vjen një episod i veçantë i podcastit me profesorin dhe ekspertin e teknologjisë inorganike, Prof. Ibush Luzha, një nga njohësit më të thellë të fushës së mjedisit, ndotjes dhe menaxhimit të cilësisë në Kosovë.
Në këtë podcast, Profesori Luzha sjell një qasje shkencore dhe profesionale mbi zhvillimin industrial dhe sfidat mjedisore të vendit tonë. Ai flet për rëndësinë e teknologjisë inorganike, ndikimin e saj në industri dhe në mbrojtjen e mjedisit, si dhe për arsyet që e shtynë t’i përkushtohet kërkimit shkencor në ndotjen e ujit dhe ajrit.
Diskutimi hapet me çështje thelbësore si:
- Gjendja e ujërave sipërfaqësore në Kosovë, duke u bazuar në hulumtime dhe matje të detajuara.
- Ndikimi i ujërave industriale në lumenjtë tanë, dhe çfarë tregojnë analizat viteve të fundit.
- Masat që duhet të ndërmarrin komunat dhe industria për të ulur ndotjen e ujit dhe përmirësuar menaxhimin mjedisor.
- Rëndësia e arsimit universitar për ndërgjegjësimin e studentëve mbi teknologjitë e pastra dhe ruajtjen e mjedisit.
- Kontributi i UBT-së në formimin e kuadrove profesionale për mjedis, cilësi dhe teknologji të qëndrueshme.
Lajmet
UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes Slloveni – Kosovë
Published
23 hours agoon
November 14, 2025By
UBT News
UEFA ka deleguar një ekip elitar gjyqtarësh nga Franca për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Sllovenisë dhe Kosovës, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice”.
Clement Turpin, një nga arbitrat më me përvojë në arenën evropiane, do të drejtojë këtë përballje tejet të rëndësishme për të dyja ekipet. Atij do t’i asistojnë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages, ndërsa gjyqtare e katërt do të jetë Stéphanie Frappart.
Sistemi VAR do të menaxhohet nga Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.
Kosova udhëton në Lubjanë me objektivin për të siguruar të paktën një pikë, rezultat i cili do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar në fazën “play-off” të Botërorit 2026.
Në anën tjetër, Sllovenia ka nevojë patjetër për fitore për të mbajtur gjallë shanset për pozitën e dytë në grup.
Ndeshja nis të shtunën në orën 20:45./S.K/KP/
Lajmet
OSHP konfirmon shkeljet për kontratën “Shërbime me ushqim për nevojat e Policisë së Kosovës”
Published
24 hours agoon
November 14, 2025By
UBT News
Organizata INPO ka monitoruar procedurën e tenderimit për kontratën “Shërbime me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) për nevojat e Policisë së Kosovës”, me vlerë të parashikuar 2.7 milionë euro, dhe ka identifikuar një varg shkeljesh ligjore serioze dhe manovrimesh teknike që dëmtojnë konkurrencën, barazinë dhe integritetin e prokurimit publik.
Gjatë gjithë procesit, INPO ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me Policinë e Kosovës, duke e informuar me prova dhe argumente konkrete për shkeljet në dosjen e tenderit.
“Në kopje të këtij komunikimi ka qenë edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit. Pavarësisht këtij komunikimi profesional dhe institucional, Policia e Kosovës i ka mohuar të gjitha gjetjet, nuk ka pranuar asnjë problematikë dhe nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për korrigjim apo rishikim të procedurës. Kjo qasje përbën refuzim të hapur për të adresuar gabimet dhe për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe ligjor. Ndërkohë, gjatë monitorimit, një operator ekonomik ka deponuar ankesë në OSHP për dy çështje, afatin e tenderimit dhe kriteret e kapaciteteve teknike e financiare. INPO, në respekt të pavarësisë së OShP-së, ka vendosur të mos publikojë gjetjet e saj derisa lënda të shqyrtohej, për të mos ndikuar në vendimmarrje apo për të mos krijuar pritshmëri publike. Megjithatë, vendimi Nr.2025-0984 i OShP-së ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke anuluar njoftimin për kontratë dhe duke i kërkuar Policisë së Kosovës korrigjimin e procedurës dhe zgjatjen e afatit të tenderimit. Ky vendim e vërteton se së paku një pjesë e gjetjeve të INPO-s kanë qenë plotësisht të bazuara dhe të drejta, të cilat Policia e Kosovës i kishte mohuar në tërësi”, thuhet në komunikatë.
Përkundër kësaj, pas vendimit të OShP-së, Policia e Kosovës ka bërë vetëm disa korrigjime minimale dhe formale, me ç’rast ka ulur kërkesat për kapacitet teknik e financiar dhe ka zgjatur afatin e tenderimit por asnjë nga gjetjet e tjera të ngritura nga INPO nuk janë adresuar.
“Dosja e tenderit mbetet e pandryshuar në pjesët më problematike dhe thelbësore, duke përfshirë: keqklasifikimin e kontratës si “shërbime”, edhe pse mbi 70% e objektit janë furnizime ushqimore; peshimin e pikëve që krijon mundësi reale për manipulim me çmime dhe favorizim teknik; zhvendosjen artificiale të artikujve midis grupeve, që ndryshon peshët dhe vlerat financiare; intervalet e gjera në specifikimet teknike që lejojnë produkte me cilësi të ulët; uljen dramatike të vlerës së kontratës pa arsyetim të qartë dhe profesional. Këto elemente e bëjnë tenderin të pambrojtur, të pasigurt dhe të paorientuar drejt cilësisë, duke e ekspozuar Policinë e Kosovës ndaj rrezikut të furnizimeve të dobëta dhe buxhetin e shtetit ndaj kostove të fryera. Duke qenë se OShP-ja tashmë ka vërtetuar shkelje ligjore, refuzimi i Policisë së Kosovës për të pranuar ose adresuar gjetjet e INPO-s është i pajustifikueshëm dhe bie ndesh me standardet e përgjegjësisë institucionale. Kësisoj, INPO vlerëson se tenderi aktual nuk është në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik dhe kërkon rishikimin e plotë të dosjes, jo vetëm korrigjime sipërfaqësore të disa kritereve. Vetëm një rishikim i thellë, profesional dhe i paanshëm mund të garantojë konkurrencë të ndershme, parandalim të manipulimeve dhe përdorim korrekt të parasë publike. Në këtë drejtim, INPO i bën thirrje institucioneve mbikëqyrëse, si Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe Prokurorit të Shtetit, që të ushtrojnë mandatin e tyre ligjor dhe të mbikëqyrin me kujdes këtë proces, duke ndërmarrë masat e nevojshme në bazë të autorizimeve të tyre”, thuhet në njoftim.
Shkeljet e evidentuara nuk janë vetëm çështje administrative por ato prekin thelbin e integritetit të prokurimit publik, garantimin e konkurrencës, përdorimin e parasë publike dhe sigurinë ushqimore për një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.
INPO pret që organet mbikëqyrëse dhe ato të zbatimit të ligjit të mos qëndrojnë indiferente dhe të veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre./S.K/KP/
Lajmet
Hetimet për atentatin në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë
Published
24 hours agoon
November 14, 2025By
UBT News
Një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse u zbulua sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë-Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracking”.
Gjatë kontrolleve, policia njoftoi se u gjetën në këtë banesë: 3 kallëpe tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë kanabis”.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, sipas policisë është shpallur në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.
Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit.
Operacioni “Tracking”, është ende në vijim në Krujë dhe po kryhet në kuadër hetimeve për zbardhjen e atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit dy ditë më parë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/ATSH/
Sonte në UBT TV: Podcast me Profesorin Ibush Luzha
Si të flini mjaftueshëm gjatë shtatzënisë?
Mikrorobotët që mund të parandalojnë goditjen në tru
UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes Slloveni – Kosovë
Ushqimet që duhen shmangur pas të 30-ave!
Sa ka fituar Maluma nga muzika, marka dhe bizneset e tij?
OSHP konfirmon shkeljet për kontratën “Shërbime me ushqim për nevojat e Policisë së Kosovës”
Hetimet për atentatin në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë
Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
