Lajmet

​OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale sot dënoi njerëz të pafajshëm

Ata vazhdojnë ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale.

Published

on

Anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës konsiderojnë se ish-krerët e tyre Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë të pafajshëm. Ata vazhdojnë ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale pasi mendojnë se e njëjta duhet t’i ndjekë krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovës.

Pas shqiptimit të dënimit nga Dhomat të Specializuara në Hagë, e cila dënoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me nga 4.5 vjet burg, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së Faton Klinaku, duke e konsideruar Gjykatën Speciale si gjykatë politike, tha se gjyqtari i cili e shpalli sot aktgjykimin, ka qenë ai i cili kishte kërkuar që në rastin “Kleçka” të dënohej Fatmir Limaj, pati apo nuk pati fakte. Ai u shpreh se me të gjitha mundësitë e tyre do ta pengojnë funksionimit e Speciales.

“Unë pres nga kjo prokurori, që është e skandaleve, të më sjellë edhe CD siç i kemi quajtur pjata fluturuese dhe nëse i sjellin, unë prapë do t’i paraqes në media, sepse këtë gjykatë speciale ne as nuk e kemi njohur as nuk e njohim. Me të gjitha mundësitë tona ne do ta pengojmë funksionimin e saj, sepse krimet e luftës nuk i ndjek, por i ndjek shqiptarët. Po t’i ndiqte krimet e luftës, do të duhej të ndiqeshin krimet dhe masakrat që i ka shkaktuar Serbia pushtuese në Kosovë. Është fatkeqësi që deputetët e Kuvendit të Kosovës miratojnë gjykatë politike, është fatkeqësi që deputetët edhe tash që janë në Kuvendin e Kosovës nuk marrin masa kundër kësaj pseudo-gjykate sepse është gjykatë që jep vendime politike. Cilët persona zyrtarë i kanë kërcënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj? Nëse dikush i ka kërcënuar, jam unë ai që i kam kërcënuar më shumë. Dhe çfarë persona i kanë penguar këta dhe çfarë dëshmitarë kanë zbuluar këta që thonë që 100 persona. Të gjitha ato që ne i kemi bërë, i kemi paraqitur para mediave. Dokumentacionet që kanë ardhur nga zyrat në Hagë dhe ka qenë detyrë e mediave që t’i publikojnë ato, qoftë për t’i fshehur personat apo emrat e atyre dëshmitarëve, por është në rolin apo redaktimin që e bëjnë mediat se si i bëjnë ato publike”, tha ai.

Klinaku tha se do të dakordohen dhe nëse do të organizojnë protesta ato do të jenë kundër Kuvendit të Kosovës, i cili nuk ka bërë asgjë në kundërshtim të Gjykatës Speciale apo edhe ndjekjen e krimeve të luftës në Kosovë.

“Tash unë pres që të komunikoj me shokët, protesta nëse do të bëjmë, ato do të jenë edhe atje, por edhe kundër Kuvendit të Kosovës… Edhe ne fillim ato më kanë thënë që mos të protestojnë për shkak të këtyre shantazhuesve, gjyqtarët politikë kanë thënë që po pengohet drejtësia… Edhe ata dëshmitarë rastësisht është përmendur një emër, janë kriminelët serbë, policët serbë që ata kanë dhënë dëshmi dhe të gjitha dokumentacionet janë të Serbisë pushtuese, por edhe një dëshmitar që është përmendur, vetë e ka pranuar që është dëshmitar i Speciales”, theksoi ai.

Anëtari i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK-së, Pren Marashi u shpreh se thelbi kryesor i këtij gjykimi ishte mbrojtja e dëshmitarëve atë që nuk ka arritur ta bëjë vetë Prokuroria Speciale. Sipas tij, në këtë rast do të duhej të bëheshin publike edhe burimet e rrjedhës së këtyre informacioneve dhe duke e mos bërë këtë po dënojnë njerëz të pafajshëm.

“E thamë edhe më parë që fillimisht ky gjyq nuk është duhur të mbahet fare, sepse edhe në seancën e sotme është dëshmuar që gjykatë për të mbuluar dështimin e mbrojtjes së dëshmitarëve, dështimin e prokurorisë publike shpall dënime. Thelbi i këtij gjyqi është mbrojtja e dëshmitarëve, atë gjë nuk e ka bërë Gjykata Speciale, ne nuk kemi pas mundësi të bëjmë zbulimin e këtyre dosjeve as emrat e këtyre dëshmitarëve. Këtë e ka bërë prokuroria publike dhe dhomat e veçanta jo Organizata e Veteranëve… Në këtë rast gjykata është duhur të publikojë kush është burimi i informacionit, këtë nuk e kanë bërë, pastaj dënohen njerëzit pa faj. Edhe heshtja e organeve të drejtësisë shihet që është një proces i montuar sepse kanë dalë emrat nga gjykata, jo nga Organizata e Veteranëve”, theksoi ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari duke i quajtur Dhomat e Specializuara gjykatë raciste, u shpreh se rrjedhja e informacioneve ka ndodhur për të bërë spektakël. Ai kërkoi nga institucionet në vend që të mos rrinë duarkryq karshi kësaj gjykate.

“Sot me të vërtetë është faktuar në qëndrimet tona që është një gjykatë raciste. Nuk ndihem keq nëse i them edhe fashiste, sepse pretendimet e saj sot u dëshmuan që punon, vepron me sugjerime politike nga ish-okupatori ynë, Serbia. Sot u faktua me këtë vendim se rrjedhja e informacioneve për të bërë spektakël gjatë gjithë vlerës së luftës së UÇK-së është kjo prokurori dhe pavarësisht të gjitha rrjedhave dhe kësaj që po ndodh padrejtësisht ndaj luftës së drejtë dhe të pastër të UÇK-së, ne jemi të vendosur në të drejtën tonë që liria për të ardhur deri këtu është dashur sakrificë, por mendoj që institucionet e Kosovës duhet të mendojmë seriozisht duhet të mësojnë dhe ta dinë se për të ardhur deri këtu dhe për tu uluar në ato karrige që janë ulur sot tre përfaqësuesit e Kosovës duhet ta dinë rrugën se si kemi ardhur deri këtu …Dhe nëse këtyre institucioneve iu ka mbetur sado pak moral, profesionalizëm, atdhetarizëm dhe kombëtarizim, mendoj se nuk duhet të rrinë duarkryq”, u shpreh ai.

Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale, për publikimin e dokumenteve të Speciales. Në dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Lajmet

VV dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi. Sipas VV-së, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.

VV-ja pretendon se i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik”, ka shkruar Gërbeshi.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime, 30 komuna përmbyllin procesin

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit Përkujtimor “Adem Jashari”

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs publik për projektimin e Memorialit Përkujtimor kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrificës së familjes së tij, për të cilin ka ndarë një buxhet prej 150 mijë eurosh.

Sipas dosjes së konkursit, ky memorial synon të përjetësojë sakrificën unike të familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, e cila përfaqëson një nga rastet më kulminante të gatishmërisë për sakrificë mbinjerëzore për liri. Rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, së bashku me 58 anëtarë të familjes së tij, përfshirë fëmijë, gra dhe pleq, konsiderohet si një ngjarje e veçantë në historinë e njerëzimit në emër të idealit universal të lirisë.

Sipas vizionit të projektit, memoriali do të vendoset në një nga hapësirat publike me potencial në kryeqytet, me qëllim që kjo sakrificë sublime të bëhet pjesë e pandashme e jetës së përditshme urbane dhe e manifestimit të lirisë në hapësirë publike, përmes ndërveprimit të vazhdueshëm me qytetarët.

Projekti është në përputhje edhe me vizionin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për një kryeqytet bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe një fener të trashëgimisë kulturore. Memoriali përkujtimor i familjes Jashari pritet të kontribuojë në forcimin e identitetit kulturor dhe historik të qytetit, shkruan IndeksOnline.

Sa i përket lokacionit, memoriali parashihet të ndërtohet në qendër të Prishtinës, mes ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Xhamisë së Gurit. Ai do të jetë pjesë e projektit për ndërlidhjen e shëtitores ekzistuese që përfundon me sheshin “Ibrahim Rugova” dhe vazhdimin e saj drejt pjesës së vjetër të qytetit, përmes nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”.

Sipas këtij projekti urban, rruga “Agim Ramadani” do të bëhet nëntokësore, ndërsa pjesa sipër saj do të shndërrohet në pllato për këmbësorë, duke mundësuar lidhjen funksionale mes bulevardit ekzistues dhe qytetit të vjetër. Pikërisht mbi këtë pllato është paraparë dizajnimi i memorialit dhe hapësirës përreth tij, që është edhe subjekt i konkursit.

Continue Reading

Lajmet

Aksioni për skandalin e votave, Kryeprokurori i Gjakovës mban konferencë për media në ora 15:00

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi do të mbaj konferencë për media në ora 15:00 bashkë me policinë e që ka të bëjë rreth aksionit mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Kryeprokurori z. Enis Gashi, së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (28 janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës. Konferenca do të mbahet sot në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, kati i parë, Salla e Konferencave”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Continue Reading

Të kërkuara