Lajmet

​Osmani takon Dendias: Kosova e Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe rajonin. Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ku u diskutua edhe mbi zhvillimet e krijuara pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së ndaj Rusisë, duke shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe duke bërë me dije se tashmë Kosova ka strehuar një grup të gazetarëve nga ky shtet, sikurse që është e hapur edhe për strehimin e refugjatëve të tjerë.

Në takim me ministrin Dendias, presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia. Ajo ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj.

Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Lajmet

​Napoli i Rrahmanit mposht Juventusin e Zhegrovës

Published

on

Skuadra e Napolit ka rikthyer kreun e tabelës në Serie A, pasi në derbin e madh si vendës kundër Juventusit, ku arriti të shënojë fitore me rezultatin 2:1.

Hero i takimit ishte danezi Rasmus Hojlund me dy gola të shënuar në minutat 7’ dhe 78’ për fitoren e madhe që mban napolitanët në garë për titullin e radhës, raporton KosovaPress.

Juventusi shënoi golin e vetëm përmes Kenan Yildiz pas asistimit të Weston McKennie në minutën e 59-të.

Edon Zhegrova hyri në pjesën e dytë në minutën e 82-të në vend të Khephren Thuram, ndërsa Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin që kryeson tabelën me 31 pikë, një më shumë se Inter në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Juventusi në vendin e shtatë pas 14 xhirove të zhvilluara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk e lexoi propozimin e paqes

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, Zelensky pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe.

Trump gjithashtu tha se mendon se Rusia është dakord me propozimin.

“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump.

Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

35 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Published

on

Janë bërë 35 vjet nga nata e 8 dhjetorit 1990, ku rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës.

Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, ku marshimi i tyre ndaloi mes qytetit dhe bulevardit të Tiranës me radhët e tyre që turma kishte mbërritur deri në një mijë persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Të nesërmen më 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat do të vazhdonin deri në mbrëmjen e 11 dhjetorit, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KQZ: 1181 kandidatë ia mësyjnë garës për 120 ulëse në Kuvend

Published

on

Në mesnatë është përmbyllur afati për dorëzimin e listave të subjekteve politike me kandidatët e tyre për deputetë në garën zgjedhore të datës 28 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se të gjitha subjektet e certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

“Në garën zgjedhore marrin pjesë: LDK-ja me 110 kandidatë, PDK 110 kandidatë, Lista Serbe 33, KDTP 16 kandidatë, Iniciativa e re Demokratike e Kosovës 53, Nova Demokratska Stranka 40, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12, Partia Liberale Egjiptiane 74, Socialdemokratska Unija (SDU) 35, Jedinstvena GOranska Partija 23, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 40, AAK 110, Nisma Socialdemokrate 110, Kosovaki Nevi Romani Partia 11, Fjala 20, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 14, Kosovski Savez 10, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 44, Lëvizja Vetëvendosje 110, PAI-PDAK-LPB 90, Koalicioni Vakat 43, PSA 62, Iniciativa Qytetare për Kosovës 10 kandidatë dhe Nedzmedin Sejdilar, si kandidat i pavarur”, tha Elezi.

Gjithsej në garë për legjislaturën numër dhjetë në Kosovën e pasluftës janë 1 mijë e 181 kandidatë./S.K/KP/KQZ

Continue Reading

Të kërkuara