Lajmet

​Osmani në takim me delegacion nga Shtëpia e Bardhë: Kosova është avokuese e fortë për paqe

Presidentja përsëriti vendosmërinë e Kosovës për ta mbështetur botën demokratike në këtë kohë kritike.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot ka pritur në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e sigurisë vendore dhe asistente e posaçme e presidentit Biden.

Presidentja përsëriti vendosmërinë e Kosovës për ta mbështetur botën demokratike në këtë kohë kritike duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e tyre të paprovokuar kundër Ukrainës, si dhe gatishmërinë për t`i pritur refugjatët ukrainas dhe për t`i mbështetur gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Osmani theksoi përkushtimin e qartë të Kosovës për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s si hap i parë në integrimin e plotë në Aleancën Veri-Atlantike.

“Jemi krenarë për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është transformuar nga një vend importues të paqes në një vend eksportues të paqes me mbështetjen tuaj dhe jemi të bindur se mund të ndërtojmë mbi këto arritje së bashku. Ashtu siç përmendi Presidenti Biden, gjatë vitit të kaluar Kosova ka demonstruar vazhdimisht lidership në skenën ndërkombëtare. Sot, Kosova është avokuese e fortë për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë, dhe vazhdojmë të jemi shteti më pro-amerikan dhe pro-evropian në botë. Është vendosmëria e popullit tonë për të forcuar tutje marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike”, theksoi presidentja Osmani.

Sipas një komunikate të Presidencës, delegacioni i Shtëpisë së Bardhë ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe partneritetin tonë në fusha të ndryshme, përfshirë strehimin e refugjatëve afganë si dhe pjesëmarrja në misione të përbashkëta paqeruajtëse ndërkombëtare.

Lajmet

Një person vdes nga rënia nga lartësia në Prishtinë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën mbrëmë në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e lëndimeve të marra.

Lajmin e ka konfirmuar për UBT News zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana:

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana për UBT News.

Ai po ashtu bëri të ditur se organet e rendit kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes:

“Policia, në koordinim me prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit,” shtoi ai.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste te dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, me raste të regjistruara në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Rahovec.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ndaj shumicës së viktimave është ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kanosje.

Në Prishtinë janë raportuar tre raste të ndryshme. Në dy prej tyre, të dyshuarit kanë ushtruar dhunë fizike dhe sulm ndaj viktimave femra, ndërsa në rastin tjetër është ushtruar dhunë psikike dhe kanosje. Në të tre raste, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një femre.

Në Lipjan është iniciuar një rast për “Dhunë në familje & Sulm” ndaj një viktime femër. Lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt në konsultim me prokurorin.

Ndërsa në Rahovec pas një mosmarrëveshjeje, një person ka sulmuar verbalisht dhe ka kanosur një mashkull. I dyshuari ndodhet aktualisht në kërkim policor, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Në Singapor është e ndaluar të përtypësh çamçakëz në vende publike, për të mbajtur qytetin më të pastër.
  2. Netflix dikur u ofroi themeluesve të Blockbuster ta blinin kompaninë për vetëm 50 milionë dollarë, por ata refuzuan.
  3. Në Australi ekziston një gardh mbi 5 mijë kilometra i gjatë, i ndërtuar për të mbajtur larg qentë e egër.
  4. Trupi i njeriut krijon aq shumë nxehtësi në 30 minuta sa mund të vlojë rreth 2 litra ujë.
  5. Në Japoni ekziston një tren që ndalon vetëm për një nxënëse, vetëm që ajo të mund të shkojë në shkollë.

Continue Reading

Lajmet

PDK dërgon sërish në Kushtetuese zgjedhjen e Qeverisë: Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet me qëllim

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish sot Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kërkesa zyrtare është dorëzuar nga deputetët e këtij subjekti politik, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë në tërësi ligjshmërinë e procedurave të ndjekura gjatë votimit në Kuvend.

Sipas përfaqësuesve të PDK-së, mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe hapat e ndërmarrë menjëherë pas tij përmbajnë shkelje seriosaze kushtetuese. Nga partia më e madhe opozitare janë shprehur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shkelur afatet kushtetuese me qëllim gjatë këtij procesi.

Kjo lëvizje e PDK-së vjen vetëm një ditë pasi ky subjekt politik dërgoi një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila lidhej me procedurën e konstituimit të legjislaturës së 11-të ku u zgjodh kryetarja dhe katër nënkryetarët e Kuvendit procedurë kjo që i hap rrugë edhe votimit të kabinetit të ri qeveritar. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara