Lajmet

​Osmani në dorëzimin e donacionit të EULEX-it te gratë e Krushës: Në këtë fabrikë ka shumë histori

Kooperativa Bujqësore në Krushë ka të punësuar 75 punëtorë dhe synon që këtë numër ta rrisë në 100.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark kanë vizituar të enjten Kooperativën Bujqësore në Krushë me rastin e dhënies së një donacioni nga EULEX-i.

Presidentja Osmani gjatë kësaj vizite në këtë kooperativë që udhëhiqet nga Fahrije Hoti dhe gratë e Krushës, tha se në këtë fabrikë ka shumë histori dhe ka vlerësuar lartë punën e këtyre grave për përpunimin specit dhe ajvarit në Rahovec.

Presidentja Osmani tha se ky donacion, furgon dhe kompjuterë, do të plotësohet tutje edhe nëpërmjet mbështetjes së drejtpërdrejt nga Zyra e Presidentit së bashku edhe me donatorë të tjerë.

Ne këtë ndërtesë ka shumë histori, këtu e gjejmë mishërimin e punës se palodhur, kombinimin e ndjenjave të shumta të përkushtimit për t’i dhuruar qytetarëve të Kosovës e përtej, produkte të prodhuara me shumë dashuri. Ju sot jeni synonim i Kosovës se pasluftës. Ju jeni vet shpresa dhe vullneti. Ju jeni konfirmimi më i mirë që dëshmon se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë, suksesi është gjithnjë i sigurt”, tha Osmani.

Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark përgëzoi gratë e Krushës për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e ambicieve të tyre.

Përmes përkushtimit tuaj, qëndrueshmërisë dhe punës së palodhshme, ju keni thyer çdo pengesë karshi grave për realizimin e ambicieve tuaja. Ju jeni dëshmia e gjallë se si gratë me një vizion të qartë janë në gjendje të ngrihen nga hiri i luftës brutale… Kam thyer rregullat e pandemisë për të shkuar dhe parë filmin ‘Zgjoi’ i cili paraqet përpëlitjet e një gruaje të vetme, duke u përpjekur të krijoj një biznes të vogël”, theksoi ai.

Ndërsa, pronarja e fabrikës, Fahrije Hoti tha për çdo ditë po i shtohen miqtë kooperativës, të cilët siç tha ajo, nuk ia kthyen shpinën asnjë herë.

Ajo u shpreh falënderuese ndaj donacionit të EULEX-it pasi tha se kanë pasur shumë nevojë.

Dita ditës kooperativa po rritet, po rritet prodhimtaria dhe numri i punëtorëve, dhe dita-ditës po i shtohen miqtë kooperativës të cilët asnjëherë nuk ia kthyen shpinën, qoftë nga Bashkimi Evropian dhe nga shteti i Kosovës dhe EULEX. Sot është dhuruar një donacion, një kombi, që kooperativa ka pasur mungesë qe sa vite”, tha ajo.

Kooperativa Bujqësore në Krushë ka të punësuar 75 punëtorë dhe synon që këtë numër ta rrisë në 100.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara