Lajmet

​Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

E para e shtetit thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke theksuar se vendimi për liberalizim është vonuar.

Published

on

Republika e Kosovës kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se iu ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë.

Osmani thotë se tashmë Kosovës i është dhënë përgjigje nga shumica e zyrtarëve te BE-së që nuk ka një synim të tillë, megjithatë ajo vlerëson që duhet punuar bashkërisht në mënyrë që propozime të tilla, si ai për udhërrëfyesin e ri, të mos shtyhen përpara.

E para e shtetit thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke theksuar se vendimi për liberalizim është vonuar.

“Ne kërkojmë që të trajtohemi ashtu siç janë trajtuar shtetet e tjera, në historinë e Bashkimit Evropian nuk ka ndodhur asnjëherë që të vendoset një udhërrëfyes i dytë, rrjedhimisht edhe kritere të reja, apo rivlerësim i kritereve që nga fillimi, prandaj është e domosdoshme që ne si Republikë e Kosovës të kundërshtojmë një qasje të tillë, ashtu siç e kemi bërë. Unë e kam bërë të qartë për të gjithë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që nëse mendohet një qasje e tillë natyrisht që nuk do të jetë e pranueshme për ne dhe nuk do të bëhemi pjese e iniciativave të tilla të cilat kanë për qëllim ta stërzgjatin edhe më shumë këtë proces i cili tashmë është vonuar për më shumë se katër vite”, thotë presidentja Osmani.

Presidentja thotë se tashmë ka marrë përgjigje nga shumica e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që nuk ekziston synimi për kritere shtesë.

Megjithatë, ajo thotë se është e domosdoshme të punohet me shtetet anëtare që edhe ato të refuzojnë iniciativa për udhërrëfyes të ri.

“Është e domosdoshme të punojmë me shtetet anëtare veç e veç që edhe ato të refuzojnë një qaje të tillë dhe në të njëjtën kohë të mos lejojmë që Bashkimi Evropian të vendosë procedura për Kosovën të cilat asnjëherë më herët nuk janë vendosur për ndonjë shtet tjetër. Pra do të ishte e paprecedent në vet historinë e Bashkimit Evropian nëse do të kërkohej një gjë e tillë nga ana jonë, pra është e pranueshme për ne dhe nuk do të ecim në një rrugë të tillë. Tashmë neve na është dhënë një përgjigje nga shumica dërrmuese e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që në fakt nuk ka një synim të tillë mirëpo do të punojmë bashkërisht që të sigurohemi që diçka si kjo, ky propozim pra nuk shtyhet përpara”, thotë Osmani.

Javën që shkoi, presidentja e Kosovës mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor ku ka theksuar kërkesën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, si i vetmi vend që ende nuk gëzon lëvizjen e lirë pavarësisht plotësimit të kritereve.

Sipas Osmanit, për herë të parë në nivel të Këshillit të BE-së, Kosova ka marrë përkrahje jashtëzakonisht të madhe.

Osmani thotë se edhe shtetet hezituese kanë treguar përkrahje por shton se tani janë procedura të cilat pret që të përfundohen sa më shpejtë.

“Nuk besoj që do të ishte e përgjegjshme që ne të vendosim data. Natyrisht që optimizmi ekziston sepse ne kemi plotësuar të gjitha kriteret, ne ju kemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shteteve anëtare, dhe tashmë siç e përmenda edhe vet Samitin e Këshillit u diskutuar në favor të liberalizmit të vizave dhe nga vet shtetet skeptike, në qoftë se ato kanë pyetje shtesë në raport me çështje specifike në Republikën e Kosovës këto çështje i trajtojmë në mënyrë bilaterale por kjo assesi nuk do të arsyetonte krijimin e një procedure të re të paprecedent të një udhërrëfyesi të ri, siç është përmendur nga komisionari për zgjerim, prandaj nëse dikush ka ndonjë pyetje shtesë nga shtetet anëtare këto ditë ne do ta trajtojmë me urgjencë dhe nuk do të mbetët asnjë çështje tjetër prandaj edhe do të duhej kjo çështje të vendosej me urgjencë”, shton presidentja Osmani.

Në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin evropian, komisionari i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhely ka paralajmëruar udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërsa të martën nga Komisioni Evropian është thënë se nuk planifikojnë diçka të tillë dhe se vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin se Kosova i ka plotësuar kushtet për lëvizje të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Lajmet

Wikoff e komandanti i ri i KFOR-it në veri të Kosovës, vëzhgojnë patrullimet

Published

on

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, vizituan të enjten veriun e Kosovës.

Ata vëzhguan pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës gjatë zhvillimit të një patrullimi të përbashkët përgjatë vijës kufitare, ndërsa u takuan edhe me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në atë zonë.

“KFOR-i vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Ai mbetet i përkushtuar në përmbushjen e misionit të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftimin e KFOR-it për vizitën.

Wikoff e Vergori të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerë shtetërorë, përfaqësues institucionesh e komunitete.

NATO të enjten ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme dhe se ka vazhduar të përmirësohet, por ka theksuar se procesi i optimizmit të pranisë dhe strukturës së KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ICMG paralajmëron masa

Published

on

By

Kosova rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, pas paralajmërimeve nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mospërmbushjen e detyrimeve financiare dhe administrative.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ICMG-ja ka shprehur shqetësimin për vonesat në përgatitjet e këtij organizimi madhor sportiv.

Sipas dokumentit të publikuar nga Rama, institucionet përgjegjëse nuk i janë përgjigjur letrës së dërguar më 21 shtator 2026. Po ashtu, mungon garancia bankare që duhej të sigurohej në janar, ndërsa mbetet e papaguar edhe tarifa e muajit qershor.

ICMG-ja ka paralajmëruar se këto mangësi mund të rrezikojnë seriozisht organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv pritet të shqyrtojë mundësinë e thirrjes së një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e këtij eventi.

Pas publikimit të letrës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar, duke e cilësuar rrezikun e humbjes së organizimit si një goditje të madhe për sportin kosovar.

Ai ka theksuar se mungesa e përgjigjeve institucionale dhe mosrealizimi i obligimeve po e vënë në pikëpyetje një mundësi historike për vendin.

Fitimi i së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 ishte vlerësuar si një nga arritjet më të rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime për realizimin e këtij projekti.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zyrtarë të lartë të NATO-s vizitojnë veriun e Kosovës, vlerësojnë situatën e sigurisë

Published

on

By

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë vizituar të enjten veriun e Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë vëzhguar nga afër patrullimin e përbashkët të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës përgjatë vijës kufitare.

Dy zyrtarët janë takuar gjithashtu me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e sigurisë, duke bërë të ditur se vazhdon të monitorojë situatën në terren, të bashkëpunojë me komunitetet dhe të mbajë gatishmërinë operacionale.

Një ditë më parë, Wikoff dhe Vergori kanë zhvilluar takime me drejtues shtetërorë, përfaqësues institucionalë dhe komunitete të ndryshme.

Ndërkohë, NATO ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka shënuar përmirësime. Megjithatë, Aleanca ka theksuar se çdo ndryshim në praninë dhe strukturën e KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren, duke mos përjashtuar rikthimin e masave të mëparshme në rast të përkeqësimit të sigurisë.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kalon Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave

Published

on

Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votimin për amandamentet e propozuara nga Lista Serbe për këtë projektligj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara