

Lajmet
Osmani: FSK po shndërrohet në ushtri moderne
Published
4 years agoon
By
Betim GashiUshtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, për të cilët ka thënë se po dëshmojnë profesionalizëm të lartë.
“Ushtria e Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne falë bashkëpunimit me aleatët perëndimorë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë me krenari rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarët tanë e veçanërisht për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot”, shtoi Osmani.
Përkundër sfidave për shkak të pandemisë, Osmani tha se ky vit ishte i suksesshëm në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, e cila ka dëshmuar gatishmërinë e saj për t’i shërbyer vendit dhe paqes me profesionalizëm.
“Ju ishit gjithnjë të gatshëm t’i dilni në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja”, deklaroi ajo.
Lajmet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk i ka përditësuar të dhënat në platformën elektronike
Published
56 minutes agoon
February 28, 2025By
UBTNews
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk i ka përditësuar të dhënat në platformën elektronike, sa i përket votimeve në përfaqësi diplomatike.
Të dhënat e fundit janë ato të enjten më 27 shkurt, në orën 18:56, sipas së cilave, janë procesuar 67.44 për qind e vendvotimeve.
Sipas rezultateve që janë publikuar deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka marrë 81.97 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 7.5 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 6.14 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 1.5 për qind të votave.
Nga KQZ thanë të enjten se numërimi do të përfundojë më 27 shkurt dhe atë do ta pasojë numërimi i votave të mërgatës që kanë votuar përmes postës.
Numërimi ka filluar të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, për 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.
Ky proces i votimit u zhvillua më 8 shkurt 2025 dhe morën pjesë 15 mijë e 352 votues, apo 75.57 për qind e numrit që ishin regjistruar si votues.
Lajmet
Vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike
Published
17 hours agoon
February 27, 2025By
UBTNews
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve.
“Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi”, thuhet në njoftim. Sipas KQZ-së, procesi i numërimit është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve.
Lajmet
Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë
Published
17 hours agoon
February 27, 2025By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Lajmet
Haxhiu: Sfidë mbetet që t’i obligojmë të burgosurit të ndjekin programet rehabilituese
Published
17 hours agoon
February 27, 2025By
UBTNews
Këto komente Haxhiu i bëri me rastin e publikimit të raportit “Sfidat Serioze të Programeve të Rehabilitimit, Riintegrimit dhe Shkëputja nga Terrorizmi në Kosovë” nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, zyra në Kosovë.
Haxhiu potencoi se çështja për ta bërë të obligueshëm ndjekjen e programeve rehabilituese është diskutuar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, sipas saj për të parë mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi.
“Sfidën e kemi sepse nuk po mundemi që t’i detyrojmë të burgosurit që të ndjekin këtë program. Vijnë një herë, nuk vijnë herën e dytë. Nuk janë të rregullt dhe të disiplinuar në këtë drejtim pikërisht për shkak se nuk kanë ndonjë obligim. Kemi qenë në diskutim më Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të parë mundësinë, jo vetëm për dhunë në familje, por tash po flasim edhe për veprat e terrorizmit sikurse edhe për veprat tjera, femicidin, korrupsionin, krimin e organizuar dhe kam parë gatishmërinë e tyre që ta zgjedhin këtë problem…Një nga qëllimet më të rëndësishme të sistemit tonë të drejtësisë është risocializimi dhe ri integrimi i individëve të dënuar, duke u siguruar që ata të kenë mundësinë të bëhen pjesë e shoqërisë sërish…Në kontekstin e kërcënimeve globale të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm vlerësoj që Republika e Kosovës ka demonstruar një angazhim të jashtëzakonshëm për të parandaluar përhapjen e ideologjive ekstremiste”, tha Haxhiu.
Ndërkaq, drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mensur Hoti tha se është kërkuar nga akterë të ndryshëm të shoqërisë civile që të bëjnë vlerësimin e aktiviteteve brenda strategjisë kundër terrorizmit.
Sipas tij, kjo është bërë me qëllim që të ketë vlerësim sa më real të aktiviteteve.
“Ka qenë një kërkesë e jona e kamotshëm që shoqëria civile të bëhet pjesë edhe e përgatitjes së dokumenteve strategjike. Por, kemi avancuar edhe një hap më tutje duke kërkuar nga akterë të ndryshme të shoqërisë civile që të bëjnë vlerësimin e aktiviteteve brenda strategjisë kundër terrorizmit. Kjo është bërë me qëllimin që të kemi një vlerësim sa më real të aktiviteteve duke pasur parasysh që nëse ne do të vetë vlerësoheshim në aktivitetet që i kryejmë ka të ngjarë që disa prej rekomandimeve ose sfidave nuk do të paraqiteshin siç janë paraqitur në këtë raport edhe në raportet paraprake. Është më rëndësi që ne t’i pranojmë rekomandimet ashtu siç janë”, potencoi Hoti.
Ai u zotua se do të angazhohet për përmbushjen e detyrimeve që kanë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
Autori i kësaj analize, Labinot Leposhtica tha se ky hulumtim i dedikohet vlerësimit të zbatimit të aktiviteteve që derivojnë prej strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe planit të veprimit të kësaj strategjie.
Ai theksoi se ndër çështjet më të rëndësishme të evidentuara në këtë raport është përfshirja e ulët e subjekteve të dënuar për vepra që ndërlidhen me terrorizmin në programet e rehabilitimit dhe ri integrimit.
“Ky raport siç u evidentua edhe më parë në esencë i dedikohet vlerësimit të zbatimit të aktiviteteve që derivojnë prej strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe planit të veprimit të kësaj strategjie…Një prej çështjeve më të rëndësishme që u evidentua me të drejtë është përfshirja relativisht e ulët e subjekteve të dënuar për vepra që ndërlidhen me terrorizmin në programet e rehabilitimit dhe riintegrimit. Fokusi i raportit përveç vlerësimit të aktiviteteve të strategjisë më shumë është i përqendruar në trajtimin e këtyre subjekteve në kontekst të burgut, por gjithsesi nuk është indiferent dhe nuk lë anash edhe veprimet të tjera përcjellëse”, tha Leposhtica.
Ndër të tjera, Leposhtica potencoi se të dënuarit për vepra që ndërlidhen me terrorizmin përbëjnë një rrezik më serioz dhe se sipas tij vetë kodi penal evidenton se ndaj tyre duhet pasur vëmendje të shtuar.
“Fakti që Republika e Kosovës ka zgjedhur një qasje gjithëpërfshirëse, nuk është kufizuar vetëm tek ndjekja, hetimi , gjykimi i këtyre subjekteve dhe dërgimi i tyre në burg. Aktualisht pjesë më e madhe e të dënuarve për terrorizëm dhe vepra që ndërlidhen me terrorizmin e të gjitha formave veçse kanë përfunduar dënimin dhe janë rikthyer në shoqëri…Janë 29 subjekte të cilat kanë ndjekur programet rehabilituese dhe riintegrimit gjatë qëndrimit të tyre në institucionet korrektuese…Të dënuarit për vepra që ndërlidhen me terrorizmin pa i nënvlerësuar format e tjera të kriminaliteti, gjithsesi përbëjnë një rrezik më serioz dhe vetë kodi penal e evidenton që ndaj këtyre subjekte duhet pasur një vëmendje të shtuar”, shtoi Leposhtica.

Turqia shpreh gatishmëri për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë, por me kushte

Triumfi i madh i Borës ndaj Trepçës

Trump thotë se marrëveshja për mineralet do të jetë mbështetje për Ukrainën

Kosova siguron tri medalje në turneun e boksit në Bullgari

Kina zotohet se do të kundërpërgjigjet ndaj tarifave të fundit të SHBA-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk i ka përditësuar të dhënat në platformën elektronike

Presidenti Trump: Më 4 mars tarifa për Meksikën e Kanadanë, 10% shtesë për Kinën

SHBA: Gjykatësi federal bllokon urdhrat për shkarkime masive në agjencitë qeveritare

Vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike
Të kërkuara
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt