Lajmet

​Osmani: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje reciproke

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se procesi i dialogut në Bruksel duhet të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë-Serbi dhe se marrëveshjet e arritura deri më tash duhet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi sot me një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në takim theks i veçantë është vënë në perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian për vendin tonë ndër vite, si dhe për nevojën për përmbyllje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për qëndrimin pozitiv të Parlamentit Evropian për sa i përket liberalizimit të vizave, derisa theksoi që ka shumë potencial për të intensifikuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së karshi Kosovës.

Sipas saj, institucionet e reja në vend janë të gatshme për të udhëhequr reformën, si në fushën e sundimit të ligjit, krijimin e vendeve të reja të punës, investimin në bujqësi dhe avancimin e Agjendës së Gjelbër.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka bërë thirrje për prezencë dhe ndihmë të shtuar nga ana e BE-së për të siguruar mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e këtyre proceseve.

Aktualitet

Sot përurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Published

on

Në Llugë, sot bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë. Sipas njoftimit, po ashtu do të bëhet edhe rinovimi i obeliskut dhe të mjedisit të hapur.

Pjesëmarrës do të jetë edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Ndryshe, më 2 nëntor bëhen 36 vjet nga rënia e Zhitisë./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 27 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 6-9°C. Temperaturat maksimale: 24-27C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./S.K/EO

 

Continue Reading

Aktualitet

Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të Muzikës Moderne në UBT nisin dorëzimin e abstrakteve

Published

on

UBT kanë nisur aplikimet dhe pranimi i abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Muzikën Moderne dhe Prodhimin e Audios (IC-MDM), e cila këtë vit zhvillohet si pjesë e edicionit të 14-të të UBT International Conference for Business, Technology and Innovation, me fokusin kryesor: “Resilience and Sustainability”.

Kjo konferencë synon të mbledhë së bashku shkencëtarë, studiues, kompozitorë, producentë, artistë dhe praktikues nga fusha të ndryshme të muzikës dhe teknologjisë së zërit, për të ndarë përvoja, rezultate kërkimore dhe praktika bashkëkohore që lidhen me zhvillimet më të fundit në muzikë dhe audio.

Fushat kryesore të interesit për përzgjedhje përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në):

  • Antropologjia Muzikore
  • Historia e Muzikës & Muzikologjia
  • Instrumentet Muzikore & Performanca
  • Didaktika dhe Edukimi Muzikor
  • Kompozimi Bashkëkohor
  • Prodhimi Muzikor & Audio
  • Dizajni i Zërit
  • Muzika dhe Teknologjia
  • Muzika dhe Inteligjenca Artificiale (AI)

Afatet e rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi i pranimit: 17 tetor 2025
  • Rishikimi shkencor (peer-reviewed): 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonuar: 20 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025

Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në proces shqyrtimi në ndonjë konferencë tjetër. Gjatësia maksimale e tyre është 6 faqe, ndërsa të gjitha materialet që nuk përmbushin kriteret e formatit nuk do të merren parasysh.

Kjo konferencë përbën një hapësirë unike ndërdisiplinare ku muzika takohet me shkencën, teknologjinë dhe krijimtarinë, duke nxitur dialogun mes studiuesve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës.

Continue Reading

Lajmet

Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Published

on

By

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Paul Williams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën.

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Paul Williams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.

Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 shtator në ora 09:00, kur pritet të fillojë dëshminë një dëshmitar i ri i thirrur prej Mbrojtjes.

Të hënën pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë, një britanik, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, sot deklaroi se delegacioni i Kosovës në Rambuje dhe vet Hashim Thaçi kërkonin pavarësinë.

Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë”, tha Williams.

Williams tha se i ka treguar delegacionit rrugën drejt pavarësisë.

Pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavërsi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë’, shtoi ai.

Williams më tej theksoi shkollimin e Hashim Thaçit në Zvicër, duke potencuar se ai ka pasur kulturë të sjelljes./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara