Lajmet

​Opozita mbledh 40 nënshkrime për komisionin hetimor për çështjet me energjinë dhe punësimet në KEK

Konsiderohet tejet e rëndësishme zbardhja e këtyre rasteve.

Published

on

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës i kanë mbledhur 40 nënshkrime për themelimin e një komisioni hetimor për siç kanë thënë ata abuzimet që kanë ndodhur gjatë krizës energjetike. Komisioni është thënë se do të hetojë edhe çështjen e punësimeve në periudhën e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Shefat e grupeve parlamentare, të PDK-së dhe AAK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e kanë vlerësuar si tejet të rëndësishme zbardhjen e këtyre rasteve ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë nuk e kundërshtojnë por vlerësojnë se ky komision nuk ka substancë dhe është i pabazuar.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se është e rëndësishme të zbardhen të gjitha pretendimet e ngritura për abuzimin dhe keqpërdorimin e parasë publike në blerjen dhe prodhimin e energjisë elektrike.

“Tash një pikë e re që do të jetë pikërisht në këtë komision hetimor parlamentar do të jenë edhe punësimet, abuzimi me punësimet që ka ndodhur në periudhën e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës[…]Ai komision hetimor parlamentar do të zhvillojë një hetim parlamentar konform ligjit që është në fuqi. Mendoj që këtu do të zbardhen shumë parregullsi, shumë të meta, shumë probleme, shumë abuzime që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe”, ka thënë ai.

Për themelimin e komisionit hetimor parlamentar, Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se duhet të zbardhet e vërteta e punësimeve në KEK.

“Është tepër me rëndësi që trajtimi i energjisë, trajtimi i çështjeve që tani po vinë edhe këto të punësimeve në KEK të trajtohen nga ky komision hetimor de të dalë e vërteta në shesh cilado qoftë ajo”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se ky komision është i pabazuar.

“Do të diskutojmë për përbërjen dhe periudhën e angazhimit dhe mandatin por nuk do të diskutohet themelimi, ne nuk kemi asgjë kundër këtij komisioni, madje edhe në seancën e kaluar kem qenë në të gatshëm për ta themeluar por pastaj diskutimi kishte devijuar nga vet opozita duke prishur konsensusin e arritur paraprakisht për këtë komision, sikurse natyrisht përmbajtjen e konsiderojmë që ky komision nuk ka substancë, nuk ka objekt, dhe është i pabazuar në kërkesë por sido që të jetë tani që janë mbledhur 40 nënshkrime Kuvendi nuk e diskuton themelimin por thjesht e voton përbërjen”, ka thënë Rrustemi.

Pas mbledhjes së kryesisë gjithashtu është bërë e ditur se më 14 prill do të mbahen dy seanca plenare.

“Më 14 prill dy seanca, seanca e parë do të jetë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga seancat e shkuara përfshirë edhe dy pikat e seancës së djeshëm që nënkupton edhe projektligjin për Këshillin Prokurorial, ndërkohë do të vazhdohet me seancën e re të rregullt ku do të kemi një mori të projektligjeve duke filluar me katër marrëveshje ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kredi të ndryshme, projekte të ndryshme investuese, pastaj kemi edhe dy kërkesa për debate parlamentare nga partitë opozitare, një për gjendjen e sigurisë ne vend dhe një tjetër për një vjetorin e qeverisë, natyrisht do të vazhdojë pastaj me projektligje të tjera që janë në rend dite”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se po mungon një transparencë nga ana e qeverisë për të prezantuar punën njëvjeçare.

Andaj sipas tij në seancën pas dy jave do të mbahet debat parlamentar për punën e ekzekutivit.

“Ne e dimë realisht që nuk ka shumë për të prezantuar, më shumë kemi dështime, degradime, sesa që kemi pasur ndonjë zhvillim, se sa që kemi pasur ndonjë progres në cilëndo fushë, qoftë në ekonomi, qoftë në sundim të ligjit, qoftë në shëndetësi, megjithat si grup parlamentar i Partisë Demokratike sot kemi depozituar një kërkesë ku kemi ftuar kryeministrin Kurti që jo në seancën e radhës që do të mbahet jo këtë të enjte mirëpo pas dy jave të vijë dhe të sjell paraprakisht një raport për punën një vjeçare të qeverisë dhe të kemi një debat parlamentar”, ka thënë ai.

Ndërsa me kërkesë të AAK-së do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Aktualitet

Dështon përpjekja e 51-të për konstituim të Kuvendit

Published

on

Edhe në përpjekjen e 51-të për konstituim të Kuvendit seanca dështoi nga kryesuesi Avni Dehari i cili ia ndërpreu fjalën deputetes Ganimete Musliut në foltore.

Pasi që deputetja e PDK-së Ganimete Musliut në nisi fjalimin e saj me “Nëse ke pak moral njerëzor…”, kryesuesi Dehari ia ndërpreu fjalë.

Musliu iu afrua Deharit, u fjalosën dhe kryesuesi e shpalli të ndërprerë seancën duke ftuar deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese më datë 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Musliu ia largoi mikrofonin Deharit, ndërpritet seanca

Published

on

Është ndërprerë seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës me vendim të kryesuesit, Avni Dehari, pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin. Dehari pasi këtij veprimi të Musliut tha se e ndërpret seancën dhe e njëjta vazhdon me 25 korrik në orën 11:00. 

Paraprakisht, Musliu mori fjalën në emër të PDK-së për të propozuar anëtarin e komisionit verifikues për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, mirëpo asaj ia ndali fjalën Dehari.

Kjo nxiti Musliun t’i shkojë te hapësira e kryesuesit të seancës duke ia marrë mikrofonin dhe ndal fjalën atij.

 

Continue Reading

Aktualitet

Nura nga PDK: E votoj Limajn për kryetar të Kuvendit

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka thënë se do të votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se lideri i Nisma Socialdemokrate është më i devotshëm sesa gjysma e deputetëve të LVV-së.

Nura duke hyrë në objektin e Kuvendit, në përpjekjen e 51-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të votojnë për kryeparlamentar asnjë deputet të LVV-së i cili ka qenë anëtarë i kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kandidaten e tanishme të LVV-së, Albulena Haxhiu.

“PDK e voton Fatmir Limajn duke e ditur se ai është më i devotshëm dhe ka dinjitet se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një qëndrim se vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do të e meritonte votën e PDK-së”, tha Nura për media.

Continue Reading

Aktualitet

Përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Për të 51-në herë janë mbledhur deputetët e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit, pasi që kanë mbetur edhe pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues.Gjykata Kushtetuese më datë 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk foli për media por vetëm kaloi në heshtje pranë gazetarëve, dhe kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, nuk e ka komentuar kërkesën e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, para seancës së 51-të konstituive.

Nga rradhët e PDK-së, deputetja  Blerta Deliu-Kodra kritikoi Vetëvendssojen për moskonstitumi të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se Kosova dhe qytetarët e saj po vuajnë për shkak të paaftësisë së tyre.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë, por sipas tij, pas kërkesës së presidentes që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjykata ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh afat kohor që nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit që i bie me datë 26 korrik.

 

Continue Reading

Të kërkuara