Lajmet

​OKB: 16 miliardë dollarë nevojiten për rindërtimin e Pakistanit

Banka Islamike për Zhvillim premtoi 4.2 miliardë dollarë.

Published

on

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se për rindërtimin dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në Pakistan, do të nevojiten 16 miliardë dollarë.

Nuk është ende e qartë se sa fonde u mblodhën saktësisht në konferencën e organizuar nga OKB-ja, në Gjenevë dje në orët e vona të pasdites. Vetëm Banka Islamike për Zhvillim (ISDB) premtoi 4.2 miliardë dollarë.

Gjermania do të ofrojë 94 milionë euro (90 milionë dollarë) për Pakistanin.

“Kjo është një krizë që Pakistani nuk mund ta kapërcejë i vetëm”, tha në Gjenevë sekretari i Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Jochen Flasbarth.

Ndihma e Gjermanisë do të përdoret për të financuar projekte si ndërtimi i baseneve të ruajtjes së ujërave të shiut dhe sistemeve të kullimit.

Gjermania ka premtuar tashmë 67 milionë euro për të rindërtuar infrastrukturën dhe për të trajtuar pasojat sociale pas përmbytjeve verën e kaluar.

“Është thelbësore që ne të mbështesim Pakistanin jo vetëm në rindërtimin e menjëhershëm, por edhe në përshtatjen më të mirë dhe të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Flasbarth. /DPA/

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Lajmet

Kadrijaj: Ndërprerja e seancës është antikushtetuese dhe antiligjore

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive, duke thënë se kishin pritur që seanca të vazhdonte dhe të kalonte në votim.

Ajo e cilësoi ndërprerjen e seancës si antikushtetuese dhe antiligjore, duke shtuar se kryesuesi duhej ta kishte hedhur raportin në votim.

“Pas konstatimit të numrit të deputetëve të pranishëm, u tha se nuk kishte konsensus. Ky veprim është antikushtetues dhe antiligjor. Kryesuesi duhej të kishte hedhur raportin në votim sot,” ka theksuar Kadrijaj.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Lëvizja Vetëvendosje po zvarritë seancën konstituive për pazare politike

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po e zvarritë procesin e seancës konstituive me qëllim të zhvillimit të pazareve politike.

Pas ndërprerjes së seancës, e cila do të vazhdojë më 19 prill, Krasniqi theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të fitojë kohë për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve.

“Këta nuk kanë shumicë parlamentare dhe, pasi nuk e kanë, po përpiqen të blejnë kohë për të bërë pazaret e tyre,” tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku kritikon ndërprerjen e seancës: Veprim i padrejtë dhe në kundërshtim me Rregulloren

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar vendimin e kryesuesit Avni Dehari si të pabazuar dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Sipas tij, në sallë kishte kuorum të mjaftueshëm për të kaluar në pikën e parë të rendit të ditës – miratimin e Raportit për Verifikimin e Mandateve – dhe nuk kishte arsye që seanca të ndërpritej.

“Kryesuesi, që rastis të jetë më i vjetri në moshë dhe nga partia e parë, veproi në kundërshtim me Rregulloren dhe praktikën kushtetuese. Pa të drejtë ndërpreu seancën, ndonëse ishin plotësuar kushtet për votim,” u shpreh Abdixhiku.

Ai e cilësoi këtë si një praktikë bllokuese që dëmton institucionin më të lartë të vendit dhe një veprim me pasoja të rënda politike.

Continue Reading

Të kërkuara