

Lajmet
OJQ-të kritikojnë institucionet për diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara
Kështu u tha në diskutimin që u mbajt të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKuvendi i Kosovës po pret interpretimin e Gjykatës së Kushtetuese sa i përket Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në mënyrë që e njëjta të jetë pjesë e Kushtetutës.
Nga ekzekutivi kanë thënë se pas miratimit në parlament, do të formohet një trup shtetëror për zbatimin e kësaj konvente. Në diskutimin që u mbajt të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, organizatat joqeveritare kanë kritikuar institucionet për diskriminimin e grupeve të personave me aftësi të kufizuara.
Kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për këtë konventë dhe më pas të votohet në Kuvend.
“Vjen tek ne prapë në kuvend (pas vendimit të kushtetutës), me 2/3 të votave duhet me votua dhe pastaj presidenti me nënshkrua dhe me qenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kemi provuar të bëjmë një grup me personat të cilat janë të interesuar direkt dhe normalisht kemi përfaqësuesit e qeverisë, Handikos-in dhe kemi një mysafir të veçantë, i cili është rektori Qerim Qerimi, i cili do të jap shpjegim për hapat që duhet të bëjmë pas aprovimit të konventës”, ka thënë Balje.
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut bashkë me përfaqësues të këtyre kategorive kanë diskutuar temën “Caktimi i prioriteteve të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në Kushtetutë”.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi tha se Kosova ka zgjedhur një model të mirë që përfshin në kushtetutën e saj instrumente ndërkombëtar për drejtat e njeriut.
“Kjo konventë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara është në mesin e nëntë konventave ose instrumenteve ligjor ndërkombëtar që paraqesin bërthamën e arkitekturës ligjore ndërkombëtare për sa i përket të drejtave të njeriut. Prandaj, kuptimi im është që në këtë rast autoritetet kanë zgjedhur që të veprojnë njësoj edhe me këtë konventë sikurse edhe konventat tjera, e fundit duke qenë Konventa e Stambollit që i është shtuar listës. Konventa është në shqyrtim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe pas opinionit të secilit organ, ajo do të ju vije juve si instrument për shqyrtim dhe vendimmarrje. Ajo çfarë Gjykata Kushtetuese sheh në këtë rast është vetëm dimensioni i përputhshmërisë të kësaj konvente, me dispozitat e kapitullit 2 të kushtetutës sonë që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë themelore”, ka thënë Qerimi.
Ndëra, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini theksoi se duhet të ketë gjithë përfshirje të institucioneve në këtë proces. Ai shtoi se do të krijojnë një trup shtetëror për koordinim të kësaj konvente.
“Në momentin kur miratohet në parlament, atëherë ne do të krijojmë një trup shtetëror të përbashkët me të gjitha institucionet qeveritare për t’u mirë koordinuar për zbatim të kësaj konvente. Janë 50 nene në këtë konventë që përkojnë me edukimin, me shëndetësinë, mirëqenien sociale, me qasjen, me jo-diskriminim. Në momentin kur të miratojmë në parlament, automatikisht komuniteti që merret për monitorim të kësaj konvente, për çdo nen që është i konventës, është obligim shtetëror i joni për të punuar…Çdo nen nga këto 50 që janë të përfshirë këtu ka një kosto financiare”, ka theksuar Hajredini.
Sebahete Hajdini Beqiri, e cila udhëheq “Doën Syndrome Kosova” ka shprehur pakënaqësitë sa i takon përfshirjes së të gjitha kategorive me aftësi të kufizuara.
“Ne jemi dëshmitarë të asaj që shpesh institucionet e Republikës së Kosovës kanë diskriminuar vet grupet e personave me aftësi të kufizuara. Kushtetuta e Kosovës, neni 24 garanton që çdo qytetar duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh edhe llojin e aftësisë së kufizuar. Ne kemi dy ligje që ofrojnë mundësi më të mëdha për dy grupe të qytetarëve me aftësi të kufizuara. Ndërsa, qytetarët tjerë në llojet tjera të aftësisë së kufizuar nuk e kanë mbështetjen e duhur dhe shpresoj që kjo iniciativë e përfshirjes së konventës së personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës do ta fuqizojë dhe do ta mbështes fuqishëm aprovimin e projektligjit për personat me aftësi të kufizuara”, u shpreh ajo.
Gjatë vitit të kaluar, ku u shënua viti i personave me aftësi të kufizuar, Hajdini-Beqiri shtoi se janë bërë vetëm gjëra simbolike.
Edhe Rukije Gashi, e cila është interpretuese e gjuhës së shenjave ka pasur kritika për institucionet në trajtimin e personave të shurdhër.
“As te pensionet, as kurrkund hiç. Unë kur po i dëgjojë po çuditem. Llogarit 500 asistentë punësohen, dy vetëm për të shurdhër edhe atë me mezi me UNICEF-in, që e ka marrë përgjegjësinë Ministria e Arsimit pas 15 muajve me i fut në sistem të pagave të tyre. Janë qendrat burimore, por ma mirë i kisha mbyll krejt se me i lënë siç janë. Do të thotë, personi i shurdhër e përfundon shkollën fillore e të mesme, mbet analfabet”, ka përfunduar ajo.
Në vitin 2008 ka hyrë në fuqi Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe protokolli i saj, me qëllim të promovimit, mbrojtjes dhe sigurimit që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të drejta të plota.
Lajmet
Rama nga Londra: Kosova s’duhet të merret me Serbinë, por të përmbushë detyrimet ndaj BE-së
Published
7 hours agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku ndër folësit kryesorë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
I pyetur për pozicionin e Kosovës në rajon dhe për ecurinë e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Rama u shpreh se Prishtina duhet të fokusohet tek përmbushja e detyrimeve që burojnë nga dialogu me Serbinë dhe jo tek vetë raportet dypalëshe.
“Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave. Megjithatë, është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre”, tha ai./EO
Lajmet
Supremja: Pranohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar të Kllokotit, rrëzohet vendimi i PZAP-së
Published
7 hours agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini, dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 15.10.2025.
Sipas Supremes, çështja është kthyer në rivendosje në PZAP.
“Bazuar në shkresat e lëndës, Arber Emini me datë 13.10.2025, është ankuar në PZAP, me pretendimin se “me datë 12.10.2025 në Zgjedhjet Lokale në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në sistemin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, duke fabrikuar dëshmi mjekësore serbe të strukturave paralele për t’u shfrytëzuar votuesit me asistencë të përdorin këtë vërtetim mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se PZAP, gabimisht ka vendosur kur e ka hedhur poshtë ankesën e ankuesit, për faktin se nga pretendimet që dalin nga ankesa, i njëjti është ankuar për procesin dhe parregullsitë gjatë ditës së votimit dhe jo kundër rezultateve preliminare të tabuluara nga KQZ, ashtu siç ka pretenduar PZAP në vendimin e saj.
“Andaj, në rivendosje, PZAP, udhëzohet që t’i evitojë shkeljet e theksuara në Aktvendimin e Gjykatës Supreme, AA.nr.93/2025, dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet e rregullta komunale janë mbajtur më 12 tetor./KP
Lajmet
Rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në qendër të Podujevës, policia jep detaje
Published
8 hours agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Pak qaste më parë ka ndodhur një rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Sipas Ahmetit lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
Ajo tha se sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë.
“Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ahmeti.
Ajo ka shuar se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./KP
Lajmet
Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut
Published
9 hours agoon
October 21, 2025By
UBT News
Kampioni amerikan i shahut dhe komentatori online Daniel Naroditsky ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.
Sipas BBC, familja e tij e përshkroi vdekjen si të papritur, pa dhënë shkakun.
Naroditsky ishte një lojtar i talentuar, edukator dhe komentator, i njohur për kanalin e tij në YouTube me afro 500,000 abonentë dhe stream-et në Twitch me 340,000 ndjekës.
Ai luajti një rol kyç në popullarizimin e përmbajtjes së shahut online.
Ai filloi shahun në moshën 6 vjeç, fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjve nën 12 vjeç në 2007, dhe në 2013 u bë Grandmaster i SHBA-së. Naroditsky u diplomua në Stanford dhe punoi si trajner shahu në Charlotte, Karolina e Veriut.
Shumë kolegë dhe fansa e përshkruan si një inspirim, historian të shahut dhe dikë që e bënte lojën argëtuese dhe të thjeshtë për të gjithë./S.K/KP/

Rreziqet e fshehura në shtëpinë tuaj, 5 produkte të zakonshme

Porsche prezanton drejtuesin e ardhshëm të kompanisë

Rama nga Londra: Kosova s’duhet të merret me Serbinë, por të përmbushë detyrimet ndaj BE-së

Supremja: Pranohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar të Kllokotit, rrëzohet vendimi i PZAP-së

Të dielën e kësaj jave, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas

Rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në qendër të Podujevës, policia jep detaje

Ky ilaç është premtues për humbje në peshë

Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut

Tre kampione sporti apel për kryerjen e mamografisë falas
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months ago
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës