Lajmet

​OECD rrit parashikimin e rritjes së PBV-së globale për vitin 2023

Rritja globale e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) parashikohet të arrijë në 2.7% vitin e ardhshëm.

Publikuar

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ngriti të martën parashikimin e rritjes ekonomike botërore për vitin 2023, por e uli atë për vitin 2024.

Ekonomia botërore pritet të rritet me 3.0% këtë vit, tha organizata me bazë në Paris në raportin e saj të perspektivës ekonomike globale të muajit shtator. Kjo ishte 0.3 pikë përqindjeje në rritje nga projeksioni i mëparshëm në qershor, shkruan aa.

Rritja globale e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) parashikohet të arrijë në 2.7% vitin e ardhshëm, e rishikuar në rënie me 0.2 pikë.

“Me politikën monetare duke u bërë gjithnjë e më e dukshme dhe një rimëkëmbje më e dobët se sa pritej në Kinë, rritja globale në vitin 2024 parashikohet të jetë më e ulët se në vitin 2023”, sipas OECD.

OECD parashikoi se rritja e PBB-së së eurozonës do të jetë 0.6% në vitin 2023 dhe do të rritet deri në 1.1% në vitin 2024 pasi ndikimi negativ i inflacionit të lartë në të ardhurat reale zbehet.

Aty thuhet se inflacioni total vazhdoi të ulet ndërkohë që inflacioni bazë – duke përjashtuar komponentët më të luhatshëm, energjinë dhe ushqimin – mbeti i qëndrueshëm, i udhëhequr nga sektori i shërbimeve dhe tregjet e shtrënguara të punës.

Inflacioni në G-20 parashikohet të jetë në 6% këtë vit dhe 4.8% vitin e ardhshëm, me inflacionin bazë në ekonomitë e përparuara të G20-ës që do të bjerë nga 4.3% në vitin 2023 në 2.8% në vitin 2024. 

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara