Aktualitet

​OAK mban takim të përbashkët me bizneset dhe ATK-në

Published

on

Problemet me lirimin e lëndës së parë në import, lirimi nga akciza doganore e gazit dhe mos pagesa e TVSH-së në doganë e ambalazhit, paketimit ose gjërave të tilla përcjellëse të produktit final i cili prodhohet, ishin temat kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm në mes të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), bizneseve dhe Komisionit për lirim të lëndës së parë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

OAK në kuadër të këtij takimi ka potencuar se lirimi i lëndës së parë nga TVSH-ja ka qenë kërkesë e kahmotshme e tyre, e cila është adresuar disa herë tek institucionet përkatëse, me kërkesën që çdo produkt i cili është lëndë e parë për dalje në treg, të trajtohet si e tillë.

Përgjatë këtij takimi të përbashkët në mes të OAK dhe Komisionit për lirimin e lëndës së parë, bizneset prodhuese patën mundësinë që të shpalosin problemet e tyre, të cilat i hasin lidhur me importin e lëndës së parë nga jashtë.

Berat Ukaj nga biznesi Egi Group, paraqiti problemin e tij të kahmotshëm me importimin e kikirikut, i cili detyrohet që me rastin e importit të këtij produkti të papërpunuar të paguajë taksën doganore për të si dhe të paguajë edhe akcizën për gazin që përdorë.

Një problem të tillë e kanë edhe bizneset e tjera, të cilat kërkesat e tyre i paraqitën edhe sot para Komisionit për lirimin e lëndës së parë. Po ashtu gjatë këtij takimi të përbashkët u parashtruan edhe pyetjet e tjera nga bizneset prodhuese, të cilët importojnë lëndë të parë nga jashtë.

Përfaqësuesi nga ATK, Drilon Bajraktari potencoi se gjithmonë përpiqen të ndihmojnë bizneset, ndërsa Isuf Zeqiraj bëri thirrje te bizneset se në rastet se vërejnë parregullsi t’i drejtohen ATK-së.

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kapet me marihuanë në veturë, arrestohet dhe lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi policia i ka gjetur substanca narkotike në automjetin e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 qershor rreth orës 22:30. Gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar në veturën e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 4.89 gramë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar nga hetuesit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sulm seksual dhe dëmtim prone në kryeqytet, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar një rast në Prishtinë, i cilësuar si sulm seksual dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj.

Sipas njoftimit zyrtar nga autoritetet policore, një burrë dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme operative.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit kanë nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici. /E.A/

Continue Reading

Sport

Egjipti mposht Kanadanë, Salah shënon golin e parë në Botëror

Published

on

By

Egjipti ka regjistruar fitoren e parë në Botërorin 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F të luajtur në stadiumin “MetLife”.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim ylli i skuadrës, Mohamed Salah, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të duke kaluar Egjiptin në epërsi. Vetëm katër minuta më vonë, në të 41-tën, Mostafa Mohamed dyfishoi shifrat në 2:0 pas një asisimi nga Trezeguet, duke mbyllur një pjesë të parë të shkëlqyer për afrikanët.

Kanada u rikthye në lojë në pjesën e dytë përmes një autogoli të shënuar nga mbrojtësi egjiptian Mohamed Abdelmonem në minutën e 53-të, por nuk arriti të përmbyste rezultatin deri në fund. Me këtë fitore, Egjipti mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër, ndërsa Kanada mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të para. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara