Lajmet

​OAK kërkon nga kryeministri të mos lejohet përdorimi i IP adresave serbe

Oak edhe një herë kërkoi që të trajtohet përdorimi i IP adresave të Serbisë, nga operatorët vendor.

Published

on

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në një shkresë drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, edhe një herë kërkoi që të trajtohet përdorimi i IP adresave të Serbisë, nga operatorët vendor dhe të njëjtat të përdoren ato nga Shqipëri.

Lidhur me përdorimin e IP adresave nga Serbia, përfaqësues të OAK-së me 02 gusht 2021, ka realizuar takim me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), e gjithashtu ka dërguar edhe shkresa përmes së cilave dëshmohet që operatorët vendor, janë duke përdorur IP adresa nga shteti serb.

Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e OAK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eliminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi dhe këto të fundit të zëvendësohen njëherë për një herë me ato të Shqipërisë. Sipas OAK-së, mosrregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset e specifikisht për sektorin medial i cili është duke u ballafaquar me mosrregullimin e tyre. OAK konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po iu shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address”, figuron shteti serb, malazez apo ndonjë nga vendet e tjera të rajonit. Përgjigja që kemi pranuar nga ARKEP është që ata kanë ndërmarr hapat të cilat kanë të drejtë t’i ndërmarrin për zgjidhje të kësaj situate. Ndër të cilat, i janë drejtuar me shkresë ofruesve të përmbajtjeve promocionale në lidhje me gjuhën e reklamave promocionale të shfaqura në ueb portalet tona e gjithashtu janë takuar me disa ndër operatorët kryesor të internetit në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të OAK.

Në mënyrë që kjo çështje të mos ndalet në këtë pikë, por të vazhdojë trajtimi i saj, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK)kërkoi nga kryeministri ta trajtoni me seriozitet kërkesën për rregullimin e IP adresave në një interval kohor sa më të shkurtër, duke marrë për bazë se kjo çështje është duke i shkaktuar Kosovës dhe bizneseve dëme materiale dhe nacionale të cilat janë jashtëzakonisht të mëdha.

Lajmet

Gjendet i vdekur një burrë në “Ulpianë”

Published

on

By

Një burrë është gjetur i vdekur sot pas mesditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:30.

Pas marrjes së informatës, ekipet e urgjencës dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur menjëherë hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti. Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth identitetit të viktimës apo shkaqeve të vdekjes.

Continue Reading

Lajmet

Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë

Published

on

Instituti Albanologjik ka hapur sot edicionin e 17-të të Javës së Albanologjisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore në fushën e studimeve shqiptare, e cila do të zgjasë deri më 22 maj.

Përgjatë katër ditëve, studiues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë do të prezantojnë tema që lidhen me gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare, duke trajtuar edhe zhvillime bashkëkohore si inteligjenca artificiale, digjitalizimi i shqipes dhe ndikimi i komunikimit virtual në gjuhë.

Programi përfshin sesione të veçanta për letërsinë shqipe, historiografinë, trashëgiminë kulturore dhe antropologjinë e ushqimit, me fokus në identitetin kulturor dhe zhvillimet moderne të shoqërisë shqiptare.

Organizatorët theksojnë se konferenca synon të promovojë kërkimin shkencor dhe të krijojë hapësirë për shkëmbim akademik mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Koshare të Ferizajt, humb jetën një person

Published

on

By

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Koshare të Ferizajt, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person i moshës 60-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 12:15. Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar detajet e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë Veseli.

Njësitet policore të trafikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal.

Continue Reading

Lajmet

Hajrizi: Arsimi tradicional nuk mjafton më, UBT po ndërton universitetin e së ardhmes

Published

on

By

Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si funksionon arsimi, tregu i punës dhe vetë universitetet, ndërsa profesionet dhe aftësitë që kërkohen në të ardhmen po evoluojnë vazhdimisht. Në këtë realitet të ri teknologjik, institucionet akademike po përballen me nevojën e pashmangshme për të krijuar modele më fleksibile dhe më inovative.

Në kuadër të “Përballje Podcast” në Telegrafi, themeluesi dhe rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka bërë të ditur se UBT tashmë është duke zhvilluar modele të reja të arsimit digjital, të mbështetura tërësisht në inteligjencën artificiale, teknologjitë virtuale dhe konceptet e së ardhmes. Sipas tij, universitetet nuk mund të funksionojnë më vetëm në formatin tradicional, pasi tregu global i punës po kërkon kompetenca të reja në fusha si AI, fintech, blockchain, cybersecurity, smart cities dhe transformim digjital.

“Ne duhet t’i përgatisim studentët për kompetencat e së ardhmes dhe për profesionet që po krijohen nga zhvillimet e reja teknologjike. Kemi punuar shumë në krijimin e gjithë platformës së integruar me inteligjencë artificiale, ku studenti mund ta ketë një profesor të bazuar në AI, i cili është në dispozicion 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, deklaroi rektori Hajrizi.

Ky model avangardë u mundëson studentëve të marrin mbështetje të personalizuar, shpjegime dhe komunikim interaktiv në çdo kohë, duke rritur ndjeshëm produktivitetin dhe cilësinë e mësimit. Gjatë kësaj interviste, rektori Hajrizi shpalosi edhe konceptin e “Virtual Campus”, që përfaqëson një nga drejtimet kryesore të zhvillimit të UBT-së për vitet e ardhshme.

“Ne po ndërtojmë një institucion virtual me ‘AI-based solutions’, ku studenti hyn në klasë dhe e përjeton sikur është në amfiteatër fizik, por në format virtual. Një student nga Afrika, Amerika apo Azia mund ta përjetojë të gjithë infrastrukturën dhe interaktivitetin e universitetit pa qenë fizikisht këtu”, u shpreh ai.

Për më tepër, UBT po vazhdon të investojë fuqishëm në laboratorë modernë dhe programe të reja akademike të lidhura me teknologjinë. Hajrizi përmendi edhe zhvillimet në fusha si fintech, smart agriculture, e-health, digjitalizimi i shërbimeve dhe qytetet e mençura, duke shtuar se institucioni po funksionon si një “Future Lab” – një laborator i së ardhmes ku testohen dhe zhvillohen prototipe e zgjidhje inovative me impakt global.

Në përmbyllje, rektori Hajrizi nënvizoi se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm për inovacion për shkak të moshës së re të popullsisë. Megjithatë, ai potencoi se mbetet thelbësor bashkëpunimi i ngushtë mes universiteteve, sektorit privat dhe shtetit për të jetësuar një digjitalizim më të shpejtë dhe më efikas të arsimit në vend. /Telegrafi/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara