Lajmet

​Nxënësit dhe prindërit e Pejës përmes një marshi kërkojnë që nesër të nis mësimi

Ky marsh i cili u organizua nga Këshilli i Prindërve në Pejë, u mbajt në qendër të këtij qyteti.

Published

on

Nxënësit dhe prindërit e komunës së Pejës përmes një marshi protestues kanë kërkuar që greva në arsim të ndërpritet sa më shpejt, dhe qysh nga nesër nxënësit të kthehen në bankat shkollore. Ky marsh i cili u organizua nga Këshilli i Prindërve në Pejë, u mbajt në qendër të këtij qyteti.

“Qeveri-SBAShK, duam zgjidhje, duam të fillojmë procesin mësimor”, “Shkollat janë për të mësuar jo për t’i mbushur”, “Zgjidhni problemet ndryshe, jo me grevë“, “SBASHK kërkoni të drejtat tuaja mos na dëmtoni fëmijët, duan shkollë”, ishin disa nga mbishkrimet që nxënësit mbanin në duar.

Arta Kollçaku -Gashi kryetare e Këshillit të Prindërve kërkoi që greva në arsim të ndërpritet dhe qysh nga dita e nesërme të filloj mësimi. Sipas saj, fushëbeteja është në mes të Qeverisë dhe SBAShK-ut.

“Me moton ‘Qeveri dhe SBAShK’ duam nxënësit në shkollë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejt që ne të fillojmë procesin mësimor. Fëmijët ta kenë vendin në shkollë dhe jo në shtëpi, dhe fëmijët mos t’i rrezikojmë t’i nxjerrim në rrugë për qëllimet e dy palëve, për qëllime të Qeverisë dhe SBASHK-ut. Mësimdhënësit i mirëpresin nxënësit në shkollë dhe bëjë apel që Qeveria dhe SBASHK-u që sa më parë të marrin vendim dhe t’i nxjerrin fëmijët nga kjo fushëbetejë e cila është mes dy palëve. Ne jemi që fëmijët të mos humbasin asnjë ditë mësimi, ne jemi që procesi mësimor të filloj qysh nga dita e nesërme”, theksoi ajo.

Kollçaku-Gashi tha se marshe të tjera përmes të cilëve do të kundërshtojnë grevën nuk do të ketë.

Hazir Tigani, kryetar i Këshillit të Prindërve të regjionit të rrafshit të Dukagjinit u shpreh se përmes këtij marshi po kërkojnë nga Qeveria dhe SBAShK-u që nxënësit t’i kthehen shkollës.

Tigani kërkoi që Qeveria e Kosovës dhe SBAShK-u duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në të mirë të fëmijëve.

“Sot me këtë ta quaj marsh besoj se ministrisë dhe SBASHK-ut i kemi dërguar një mesazh të qartë e ai është fëmijët duhet të jenë në shkolla fëmijët duhet t’i kthehen shkollës aty ku e kanë vendin. Ndërsa, mosmarrëveshjet dhe teket le t’i lënë për vete dhe le t’i hedhin anash dhe kjo të bëhet për të mirën e kësaj rinie përreth nesh, për të mirën e ardhmërisë sonë dhe për të mirën e nxënësve tanë….Fëmijët kanë mbetur të ngujuar, prindërit së bashku me ta kanë mbetur në një tunel ku nuk po vërehet asnjë dritë. Fëmijët e kanë të drejtën e vetë për shkollim, kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj e kush duhet ta zbatoj Kushtetutën dhe ligjet dihet qeveria është ajo që duhet t’i hap dyer SBAShK….Qysh nesër të hapen dyert për nxënësit tanë, qysh nesër sepse mendoj se edhe nesër është vonë që të ulen sot dhe t’i kryejnë mosmarrëveshjet sepse fundja jemi ne ata që jemi humbësit më të mëdhenj”, u shpreh ai.

Që nga 25 gushti janë në grevë punëtorët e administratës publike, e nga 1 shtatori nuk ka nisur viti shkollor për shkak të kësaj greve. Përkundër, thirrjeve të vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Prindërve që të ndërpritet greva dhe të nis procesi mësimor, SBASHK-u po insiston që greva do të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesave të tyre e që janë 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, hyrja në fuqi sa më shpejt e këtij ligji etj.

Përfaqësuesit e BSPK-së gjatë javës së kaluar janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti po që nuk u arrit ndonjë dakordim që do të mund të sjell ndërprerjen e grevës. 

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara