Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të saj sjell përfitime të shumta në trup.
Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë. Ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë, ndoshta gjëja më e shëndetshme në lidhje me rrushin e thatë është se ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut.
Kjo ka të bëjë me faktin se vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë mund të mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind e vlerës ditore për shumicën e njerëzve. Kërkesat tuaja individuale për fibra gjithashtu varen nga mosha dhe gjinia juaj.
Reduktimi i rrezikut të anemisë
Anemia, e cila është shkaktuar nga mungesa e hekurit, është një nga mangësitë më të zakonshme të mineraleve në trup. Më shumë se një e katërta e popullsisë së botës preket nga kjo mungesë. Anemia shfaqet kur zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe aftësia e gjakut për të mbajtur oksigjen, gjë që mund të lërë të ndiheni të lodhur dhe të dobët.
Në disa raste, ai madje mund të dëmtojë funksionin e trurit, përveç marrjes së suplementeve të hekurit, ju mund të rrisni nivelin e hekurit përmes dietës.
Rrushi i thatë nuk është burimi më i pasur i hekurit, gjysma e një filxhani me fruta të thata përmban 7 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për gratë e moshës 19-50 vjeç, 18 miligramë, që rrezikohen nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve, mund të ndihmojnë rregullojnë hekurin, shkruan KP.
Rritja e niveleve të energjisë
Meqenëse rrushi përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, një grusht rrush të thatë mund të jetë burim i mirë energjie. Është më mirë t’i hani në mëngjes me stomak bosh ose para një stërvitje për të cilën keni nevojë për energji shtesë, shkruan Eat This.
Rrushi i thatë është me antioksidues, përkatësisht fitonutrientë të njohur si fenole dhe polifenole. Këta antioksidues ndihmojnë në heqjen e radikaleve të lira nga gjaku, gjë që është e rëndësishme sepse ato mund të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në tuaj.
Kjo çon në komplikime të mëdha, përfshirë sëmundjet e zemrës. Fatkeqësisht, rrushi i thatë ka një të metë. Ai është i pasur me sheqer dhe ndërsa kjo është e dobishme në disa situata, nuk është zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.
Në 1/4 filxhan rrush ka 26 gramë sheqer. Për njerëzit me diabet, veçanërisht diabetin e tipit 2, mund të rrisë rrezikun e hiperglicemisë ose sheqerit të lartë në gjak, andaj diabetikët duhet të kufizojnë sasinë e rrushit të thatë.